Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi me një deklaratë për mediat ka komentuar deklaratën e OSBE/ODHIR për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Bylykbashi tha se procesi zgjedhor ishte nul dhe se u dhunua kodi zgjedhor duke premtuar se opozita do të vijojë të nxjerrë shkeljet e kontestuara nga vëzhguesit e tyre në terren.
“OSBE/ ODIHR iu tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje. Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul. ODIHR iu tha shqiptarëve se ata nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe kandidatët nuk kishin rivalë. Kjo është deklarata më e fortë dhe më ashpër që ka bërë në këto 28 vjet OSBE/ODIHR. Kjo deklaratë e sotme bëri nul të gjitha përpjekjet e Edi Ramës dhe organizimin e një farse më 30 qershor. Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje më 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të zgjedhin në zgjedhje të lira e të ndershme”, deklaroi ndër të tjera Bylykbashi.
Deklarata e plotë:
Mosrespektimi i standardave për zgjedhje demokratike ka detyruar Partinë Demokratike që të marrë një vendim shumë të fortë që të mos futët në zgjedhjet e 30 qershorit më pas të anulluara nga Presidenti.
Zgjedhjet më shumë se për këdo tjetër kanë rëndësi për zgjedhësit, këtë deklaroi sot ODHIR, këtë ka deklaruar dhe ka mbështetur fuqimisht për zgjedhje të ndershme edhe të lira Partia Demokratike.
ODHIR u tha shqiptarëve se më 30 qershor nuk pati zgjedhje, ku zgjedhësit shqiptarë të kishin mundësi të bënin zgjedhje të ndershme dhe të lira, me plot mundësi për ata që do i përfaqësojnë
Mungesa e zgjedhjes i ka bërë këto zgjedhje nul.
ODHIR u tha shqiptarëve se edhe pse nuk patën mundësi për të zgjedhur se kandidatët e qeverisë nuk kishin rivalë, pavarësisht kësaj qeveria vendosi të shkojë përpara duke organizuar një farsë më 30 qershor pa marrë për bazë interesin themelor të zgjedhësve që është e drejta për të zgjedhur.
ODHIR deklaroi pa ekuivok dhe tha se e vetmja gjykatë për të shqyrtuar dekretet e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve është Gjykata Kushetuese.
Kapja e polotë e KQZ-së dhe e gjithë komisioneve zgjedhore nga Partia Socialiste, refuzimi i të drejtës së partive opozitare për të patur antarët e tyre në komisionet sipas ODHIR dhunoi Kodin Zgjedhor dhe qëllimin e Kodit me qëllim për të garantuar të drejtat bazë të zgjedhësve.
Kjo është deklarata paraprake më e fortë dhe më e ashpër që ka bërë në 20 vitet e fundit OSBE-ODHIR duke kritikuar rëndë rolin e qeverisë.
Kjo deklaratë e sotme bëri nul përpjekjet e Edi Ramës në organizimin e një farse zgjedhore më 30 qershor.
Opozita do të vazhdojë të provojë çdo shkelje që është konstatuar në procesin e votimit të datës 30 qershor dhe do të bëjë të mundur që shqiptarët të mundin të zgjedhin me zgjehdje të lira, të ndershme dhe demokratike.
Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë.
Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
(k.m & a.s/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
KURBIN– Ka përfunduar numërimi i votave në Kurbin. Pas rezultateve Majlinda Cara është shpallur fituese. Cara tashmë do të drejtojë Bashkinë e Kurbinit. Ajo ësh...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Report Tv ka folur lidhur mbi situatën politike në vend pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Në fjalën e tij, Hox...
SHKODËR– Disa prej votave të shpallura të pavlefshme gjatë votimeve ditën e djeshme janë publikuar në rrjetet sociale.Në Shkodër, një djalë i ka shpr...
KRUJË- Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Krujës ku është shpallur fitues, kandidati i PS, Artur Bushi.Bushi ka dalë fitues pas numërimit të 88 ...
TIRANË– Ditën e sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar për rreth një orë aleatët në selinë blu.Në një prononcim për mediat, kreu i PR-së, është shpreh...
TIRANË- Sekretarja e Përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ka takuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe aleatët për rreth një orë në selinë blu.Doda ka pohuar s...
TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh me iro...
TIRANË- Pas një ore takim me kryedemokratin Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë nga selia blu. Pasi ka dalë Kryemadhi nuk ka pranuar...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë bërë “xing” me veshjen e tyre në intervistën për “Al Jazeera̶...
TIRANË- Djali i ish-deputetit socialist Gjovalin Kadeli, Admir Kadeli i ka adresuar një mesazh socialistëve pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Kadeli t...