LIVE UPDATES
Politike

PD thirrje ndërkombëtarëve: Liria e medies në rrezik, ndalni dhunën e qeverisë

16 Prill 2019, 11:12 Nga DOSJA
PD thirrje ndërkombëtarëve: Liria e medies në rrezik, ndalni

TIRANË- Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi i ka dërguar një letër Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias Harlem Désir dhe ambasdorit të OSBE-së në Shqipëri, Bernard Borchardt lidhur me rastet e fundit e dhunës ndaj gazetarëve.

Në letrën e saj, Vokshi shkruan se gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm ndaj PD u kërkon insitucioneve ndërkombëtare të ndërhyjnë për të ndalur dhunën e qeverisë ndaj gazetarëve.

Në një deklaratë për shtyp ditën e sotme, Vokshi ka risjellë edhe njëherë të gjithë rastet e dhunës së ushtruar duke u shprehur:

Rama i është sulur medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për korrupsionin, të blejë heshtjen e mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krimin.”

DEKLARATË E PLOTË E ALBANA VOKSHIT:

Pak minuta më parë “Reporterët pa kufij” shprehën në mënyrë të përsëritur shqetësimin për plagosjen nga policia të dy gazetarëve gjatë protestës në Tiranë, ku mijëra demonstrues i kërkojnë kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Organizata më e njohur e gazetarëve në botë u kërkon autoriteteve shqiptare të mos përdorin forcë në mënyrë jo proporcionale, veçanërisht jo kundër gazetarëve dhe videoreporterëve që mbulojnë protestat.

Kjo është një thirrje e përsëritur e Reporterëve pa Kufij për Edi Ramën, por deri tani kryeministri i votave të vjedhura dhe më i korruptuari në Europë, nuk ka dënuar asnjë rast të pengimit të gazetarëve apo keqtrajtimin dhe lëndimin e tyre nga vartësit e tij.

Gjendja e lirisë së medias në Shqipëri javët e fundit është përkeqësuar dukshëm.
Nën modelin e dhunës që Rama përcon cdo ditë ndaj mediave dhe gazetarëve, Kryebashkiakë socialistë, oficerë policie, punonjës sigurie kanë kërcënuar me arrestime, varje në litar dhe kanë goditur deri në gjakosje gazetarë dhe fotoreporterë në detyrë. Arsyeja e vetme e dhunës: pengimi për informimin e publikut për protestat e opozitës, korrupsionin dhe abuzimet e qeverisjes së Ramës.

Eliza Gjediku, gazetare e Tema TV, pati probleme serioze shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spital për shkak të gazit helmues, të përdorur në masë nga policia në protestën e opozitës, të shtunën.

Fotografi Arben Dajçi, u godit me sende të forta në kokë nga policia, ndërkohë që po fotografonte momente nga protesta e opozitës së datës 13 prill.

Një grup gazetarësh dhe fotoreporterësh u sulmuan me gaz helmues dhe ujë me presion, ndërsa ishin në detyrë, duke ua pamundësuar raportimin për protestën e opozitës para parlamentit.

Nikollë Lesi, i gazetës “Koha Jonë” u pengua dhe u dhunua nga policët, ndërsa po shkonte në protestën e opozitës së datës 13 prill.

Erion Skëndaj, gazetari i përkushtuar i Neës24, u godit dhe u largua me forcë nga policia, ndërkohë që po raportonte live protësten e opozitës më 28 mars.
Alice Taylor, gazetare britanike, iu mohua leja e qëndrimit në Shqipëri, megjithëse shtatzanë, për shkak të raportimit ndërkombëtar të protestave të opozitës.

Forcat policore kërcënuan me arrestim gazetaren e Neës24 Dorjana Bezat dhe e penguan atë të raportonte live shkatërrimin antiligjor dhe sulmin me gaz brenda shtëpive të 38 familjeve te Bregu i Lumit.

Gazetari i “Fiks Fare” u kërcënua me “varje në litar” nga Kryebashkiaku socialist i Pukës, për investigimin e pushimit nga puna për motive politike të një nëne me 4 fëmijë.
Gazetari Renaldo Salianji u shty me forcë nga truproja e Prokurores së Përkohshme Arta Marku, në kohën kur ai ishte në detyrë në pasqyrimin e një aktiviteti në Kryesinë e Kuvendit.

Avokati i Popullit, ka kritikuar ashpër dhunën e Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve me përdorimin në masë të gazit lotsjellës. “Trajtimi i medias dhe gazetarëve si një kërcënim i sigurisë publike, konsiderohet nga Avokati i Popullit si një nga sinjalet më shqetësuese për një situatë, ku liria e shtypit është vënë në dyshim”, thuhet në raportin paraprak të Institucionit.

Rama i është sulur medias, sepse kërkon ta kontrollojë plotësisht atë apo të denigrojë çdo zë kritik, të zhdukë investigimet për korrupsionin, të blejë heshtjen e mediave për blerjen e votave nga pakti i tij me krimin.

Për përkeqësimin e lirisë së medias në Shqipëri, që kur opozita vendosi të djegë mandatet dhe të dalë në protestë bashkë me qytetarët, kemi vënë në dijeni të gjithë organizmat ndërkombëtare.
Partia Demokratike u kërkon këtyre institucioneve, Komisionit Europian, Parlamentit Europian, OSBE-së, Keshillit të Europës, Komisionit te Helsinkit të Kongresit amerikan, Human Right Ëatch, Amnisty International, Reportereve pa Kufij që të ushtrojnë të gjithë presionin e tyre për t’i kërkuar Edi Ramës dhe Qeverisë të ndalin dhunën ndaj gazetarëve dhe mediave!

Pa gazetarë të lirë nuk ka demokraci! Partia Demokratike është në krah të gazetarëve për të mbrojtur lirinë e fjalës, e kërcënuar sot më shumë se kurrë.

(a.m- k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi bernard borchardt dhuna ndaj gazetareve letra e vokshit pd albana vokshi bernard borchardt dhuna ndaj gazetareve letra e vokshit pd


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj