Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
KOSOVË- PDK-ja nuk e mban e vetme stafetën e fitores në zgjedhjet e fundit lokale. Gazeta Ekspress shkruan se diaspora u tregua vendimtare dhe pos PDK-së, si ftuese të zgjedhjeve e përcaktoi edhe LDK-në. Kjo për shkak se me vota të diasporës, LDK-ja ia mori Dragashin PDK-së. Memli Krasniqi në ditën e balotazhit u lajmërua nga Prizreni ku partinë e tij e shpalli fituese ndër partitë shqiptare.
Mitrovica dhe Prizreni – të cilin elektorati i partisë e quan Jerusalemi i PDK-së – janë dy nga qytetet e mëdha të cilat PDK-ja i riktheu. Ndërsa Ferizajn e rimori Agim Aliu pa balotazh në rundin e parë. Pas numërimit të votave nga KQZ, PDK-ja fitoi nëntë komuna, por jo për gjatë. Pas një gare të ngushtë në Dragash, PDK-ja fitoi me vetëm 47 vota diferencë ndaj LDK-së.
Ky rezultat u përmbys pas numërimit të votave të diasporës dhe rrjedhimisht LDK-ja doli t’i ketë fituar 8 komuna, po aq sa edhe PDK-ja. Pas një pauze 4-vjeçare, PDK-ja e riktheu edhe Skenderajn me Fadil Nurën të përkrahur nga Sami Lushtaku. Kjo fitore në Drenicë u finalizua në rundin e parë të zgjedhjeve. Në total, PDK-ja do të administrojë me tetë komuna: Mitrovicën, Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Drenasin, Kaçanikun dhe Hanin e Elezit.
LDK-ja në këto zgjedhje krenohet me rikthimin e kryeqytetit pas 8 vjetëve administrim nga Shpend Ahmeti. Pa balotazh LDK-ja fitoi në Lipjan dhe Pejë, ndërsa në balotazh pos Prishtinës, mori Junikun, Istogun, Fushë-Kosovën, Vitinë dhe Dragashin, duke rrumbullaksuar tetë komuna. AAK-ja doli e treta nga partitë shqiptare duke marrë 5 komuna gjithsej. Pa balotazh e fitoi Suharekën dhe Deçanin, ndërsa sonte fitoi në Klinë, Rahovec dhe Gjakovë.
Partia e pushtetit që në zgjedhjet e fundit qendrore doli e para me mbi 50% të votave, arriti të marrë katër komuna në total, në mesin e tyre edhe një qytet të madh. VV-ja e Kurtit fitoi në Gjilan, Kamenicë, Shtime dhe Podujevë. Sipas renditjes, PDK-ja dhe LDK-ja fituan më së shumbit komuna, nga tetë. Pas tyre vjen AAK-ja që fitoi pesë komuna, ndërsa VV-ja vetëm katër.
(I.A/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË- Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama ka darkuar së bashku më kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe familjet e tyre. Rama ka publikuar një...
KOSOVË- Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka përfunduar numërimin e votave nga diaspora. Gazeta Ekspress shkruan se zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka ...
SANTIAGO – Senati i Kilit po diskuton në seancën e sotme dërgimin ose jo të presidentit të vendit Sebastian Pineira para drejtësisë për skandalin e “Pando...
BEOGRAD – Presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të vizitojë Rusinë në datën 24 nëntor. Kreu i shtetit do të takohet me homologun rus Vladimir ...
GREQI– Një 61-vjeçare është gjetur e pajetë pranë nënës së saj të moshuar. Mediat greke shkruajnë se 61-vjeçarja kishte ditë që kishte ndërr...
SHBA– Prokurori Thomas Binger, është në qendër të vëmendjes për shkak të veprimit të tij për të marrë armën duke ia drejtuar jurisë. Këtë veprim prokurori...
KOSOVË– Gjykata e Ferizajt ka vendosur masën e “arrestit në burg” për Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun të cilët janë vënë në pranga për vrasjen e Ma...
KAMPALA – Kryeqyteti i Ugandës, Kampala është tronditur ditën e sotme nga një seri shpërthimesh me bombë. Tre persona, të hipur në motorçikleta kry...
SUEDI – Qasja e butë e Suedisë ndaj pandemisë së koronavirusit, ka ndihmuar në përhapje të infektimeve edhe në shtetet tjera, është thënë në një studim të...
BANGLADESH – Për njerëzit e Bangladeshit bregdetar, erërat musone mund të sjellin mundime të patreguara dhe, herë pas here, gëzime të papritura. Çd...