LIVE UPDATES
Bota

PE kërkon hapjen e arkivave të ish-Jugosllavisë, shkak lidhja mes krimit e politikës

16 Dhjetor 2021, 12:12 Nga DOSJA
PE kërkon hapjen e arkivave të ish-Jugosllavisë, shkak lidhja mes

BRUKSEL – Përfaqësuesit e Parlamentit Evropian më 15 dhjetor, vonë në mbrëmje votuan raportin për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. Me këtë dokument, po ashtu, kërkohet që shtetet e rajonit t’i hapin arkivat e ish-Jugosllavisë.

Në dokumentin e miratuar, eurodeputetët u bënë thirrje qeverive të shteteve të rajonit që t’i shtojnë përpjekjet në drejtim të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për këtë raport votuan 531 eurodeputetë, ndërsa 48 ishin kundër dhe 117 abstenuan. Në raportin e miratuar thuhet se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë “shtete të prejardhjes, destinacionit dhe transitit me qenie njerëzore dhe shërbejnë si korridore transiti për migrantët e refugjatët, por po aq janë edhe zona për shpëlarje të parave dhe tregti me armë zjarri”.

PE kritikon BE-në për mospërmbushje të obligimeve ndaj Ballkanit Perëndimor

Në dokument, ndër tjerash, thuhet që “deputetët e Parlamentit Evropian, të vetëdijshëm për akuza për lidhjet ndërmjet figurave të larta politike dhe grupeve të krimit të organizuar, nëpërmes këtij raporti, theksuan nevojën që të çrrënjosen lidhjet politike dhe administrative me krimin e organizuar përmes masave të qarta të mbrojtjes nga korrupsioni dhe me ndjekje efikase penale të rasteve të korrupsionit të profilit të lartë”.

Lidhjet ndërmjet krimit të organizuar, politikës e biznesit ekzistonin edhe para shpërbërjes së Jugosllavisë dhe vazhduan deri në fund të konflikteve në vitet ’90, derisa deputetët e Parlamentit Evropian dënuan mungesën e qartë të vullnetit të autoriteteve përgjegjëse në rajon që të hapin arkivat e ish-Jugosllavisë dhe dosjet t’u kthehen qeverive nëse ato duan”, shkruhet në dokument.

Po ashtu, theksohet nevoja që shtetet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë dhe të këmbejnë informatat e inteligjencës me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe partnerët ndërkombëtarë. Autori i dokumenti, deputeti evropian, Lukas Mandl, pas miratimit të këtij raporti deklaroi se krimi i organizuar dëmton besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të tyre publike.

“Andaj, kjo paraqet pengesë të madhe për shoqëritë në Ballkanin Perëndimor që të zhvillojnë shtetet dhe ekonomitë e tyre. Bashkimi Evropian nuk mund të përdorë krimin e organizuar si arsyetim për shtyrjen e procesit të zgjerimit, por duhet të qëndrojë krahas popujve të Ballkanit Perëndimor në luftën e tyre kundër krimit të organizuar”, porositi Mandl.

Deputetët e Parlamentit Evropian me këtë raport të miratuar u pajtuan që lufta kundër krimit të organizuar dhe integrimi në Bashkimin Evropian janë procese të cilat fuqizohen mes vete, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë procesin e integrimit.

Zgjerimi me Ballkanin Perëndimor mbetet kyç për BE-në

Në këtë kontekst, meqë izolimi nxit aktivitetet kriminale, deputetët e Parlamentit Evropian po ashtu i bënë thirrje Këshillit që pa shtyrje të mëtutjeshme të miratojë liberalizmin e vizave për Kosovën. Faktorët kryesorë që shoqëritë e Ballkanit Perëndimor i bëjnë të ndjeshme, sipas raportit, janë mungesa e mundësive për punësim, korrupsioni, dezinformatat, elementet e kapjes së shtetit, pabarazia dhe përzierja e regjimeve jodemokratike siç janë Rusia dhe Kina. Në përputhje me këtë, sipas eurodeputetëve, Bashkimi Evropian do të duhej që t’i përkrahte këto përpjekje nëpërmes ndihmës financiare dhe bashkëpunimit praktik.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bashkimi europian ish jugosllavi lukas mandl bashkimi europian ish jugosllavi lukas mandl

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj