LIVE UPDATES
Bota

Pediatrja shqiptare në Bruksel: Çfarë është Kawasaki dhe si lidhet me Covid-19

26 Maj 2020, 16:47 Nga DOSJA
Pediatrja shqiptare në Bruksel: Çfarë është Kawasaki

Pediatrja shqiptare, Valbona Selimaj-Kontoni, e cila jeton dhe punon prej 6 vitesh në klinikën ‘Saint Jean’ Bruksel, në një intervistë ekskluzive për “Diaspora Shqiptare” karakterin dhe pasojat e sëmundjes Kawasaki, që duket se po shoqëron një numër fëmijësh me koronavirus, si dhe ndalet tek mënyra se si prindërit mund të orientohen për identifikimin e kësaj sëmundjeje.

E diplomuar në  Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 2003, Valbona Selimaj përfundon studimet master në Shëndet Publik në Universitetin e Lirë të Brukselit në 2005. Pas një eksperince me ‘Mjekë pa Kufi’ në Athinë rikthehet në Bruksel, ku kryen specializimin për Pediatri. Dr Selimaj gjithashtu ka kryer specializime për Nutricion Klinik dhe Infeksiologji, Mikrobiologji Klinike, si dhe për Infeksiologji Pediatrike në Universitetin e Oksfordit.

Dr. Selimaj, çfarë është sëmundja Kawasaki? 

Sëmundja Kawasaki është një ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve të “fituara” të zemrës tek fëmijët. Shenjat klinike dhe epidemiologjike të kësaj sëmundjeje sugjerojnë për një etiologji infeksioze, por shkaku ngelet i panjohur akoma.

Komisionerja e Shëndetësisë në Nju Jork tha të premten se nëse kjo sëmundje nuk identifikohet herët, mund të ketë pasoja të afatgjata. Për çfarë pasojash bëhet fjalë konkretisht?

Sëmundja Kawasaki është një vaskulit, domethënë një inflamacion i enëve të gjakut, që mund të shkaktojë një zgjerim të arterieve koronare (arterieve që ushqejnë zemrën) nëse nuk trajtohet në kohë. Sëmundja Kawasaki u emërua pas mjekut japonez Tomisaku Kawasaki, i cili ishte i pari që përshkroi karakteristikat e sëmundjes tek fëmijët në Japoni në vitet 1960. Kur sëmundja njihet dhe trajtohet në kohë, fëmijët kanë një evolucion shumë favorizues, dhe shumica dërrmuese shërohen plotësisht. Nëse sëmundja nuk njihet dhe trajtohet në kohë, dhe inflamacioni zgjat,  arteriet koronare zgjerohen dhe fëmija mund të ketë probleme kardiake të rënda, si: tromboza, infarkt miokardi,  insuficiencë kardiake e mund të rrezikojë jetën.

Thuhet se Kawasaki shkaktohet pikërisht nga koronavirusi…

Origjina e sëmundjes Kawasaki (mos të harrojmë se njihet që në vitin 1960) nuk është e qartë pavarësisht nga studimet e shumta. Disa popullata, siç janë pacientët aziatikë kanë një tendencë më të madhe për t’u sëmurur nga kjo patologji. Rreth 80% e fëmijëve të prekur janë 3 muaj-5 vjeç. Ka shumë hipoteza se sëmundja Kawasaki (SK) vjen pas një infeksioni që mund të jetë një/ose disa viruse a mikrobe. Gjatë fazës akute të SK shumë qeliza inflamatore pushtojnë shtresat e arterieve me diametër të mesëm- sidomos arteriet koronare. Me pas, nëse inflamacioni nuk ndalohet, muret e arterieve  koronare mund të zgjerohen dhe të humbasin plotësisht funksionin e tyre.

Që nga fundi i muajit prill komuniteti mjekësor në vende të ndryshme perëndimore ka komunikuar rritjen e rasteve të rënda të fëmijëve me simptoma shoku toksik, të përziera me shenja klinike të sëmundjes Kawasaki. Ky entitet përkohësisht u emërua si sindroma Inflamatore Multisistemike Pediatrike (SIMP) e lidhur me infeksionin nga SARS-CoV2. Deri më sot në Europë janë raportuar rreth 230 raste fëmijësh të prekur. Nga të gjitha këto raste kanë ndodhur 3 fatalitete. Duhet të qartësojmë se lidhja shkak-pasojë mes SARS-CoV-2 (korona-virusit) dhe SIMP-it akoma nuk është vërtetuar dhe shenjat e infeksionit me SARS-CoV-2 nuk janë  gjetur tek të gjithë pacientët. Tek disa fëmijë është parë që kanë qenë të infektuar paraprakisht.

Si mund të orientohen prindërit për identifikimin e kësaj sëmundjeje?

Në radhë të parë duhet të jemi të qartë se kjo sëmundje është shumë e rrallë. Prindërit nuk duhet të alarmohen. Zakonisht shenjat klinike më të shpeshta janë temperatura e lartë për më shumë se 5 ditë, konjuktivit (apo përflakja e syve), skuqje dhe çarje e buzëve dhe e gjuhës, skuqje e lëkurës, zmadhim i nyjave limfatike, enjte e duarve ose e këmbeve . Fëmija mund të prezantojë disa ose të gjitha shenjat e mësipërme. Fëmija nuk ndjehet mirë, dhe prindërit zakonisht e kuptojnë. Prindërit duhet të kontaktojnë pediatrin trajtues ose mjekun e familjes nëse vërejnë këto shenja tek fëmija i tyre. Gjithsesi ky tekst ka karakter informues dhe prindërit duhet ta kuptojnë se jo çdo temperaturë me skuqje lëkure tek fëmija është shenje e sëmundjes Kawasaki. Diagnoza bazohet në shumë elemente klinike në një ekzaminim të hollësishëm së bashku me analizat e pacientit .

Ju jeni hasur personalisht me një rast të tillë?

Unë shoh rregullisht çdo vit fëmijë të prekur nga sindroma Kawasaki. Rastin e fundit e kishim para dy javësh në klinikën ku punoj. Pacientja u shërua plotësisht.

A duhet të jenë të qetë prindërit kur thuhet se fëmijët janë më pak të predispozuar të preken nga koronavirusi?

Ankthi që ndjejnë prindërit është i kuptueshëm, duke pasur parasysh boshllëqet që kemi si komunitet mjekësor në lidhje me sëmundjen e re Covid-19.  Megjithatë, muajt e fundit, në çdo cep të globit, shkencëtarët po punojnë për të hedhur dritë mbi aspektet e ndryshme të kësaj sëmundje, siç janë parandalimi, trajtimi e kuptimi në thelb i ecurisë së saj. Sot ne kemi të dhëna të mjaftueshme që mund t’ju japin zemër prindërve  në lidhje me infeksionin nga koronavirusi tek fëmijët.

Të dhënat e raportuara  nga studimet e popullatave, si Islandës, Italisë, Kinës e Japonisë janë shumë inkurajuese në lidhje me rrezikun tek fëmijët për t’u infektuar. Deri tani mund të themi se fëmijët infektohen shumë më pak në krahasim me të rriturit, dhe janë shumë më tepër asimptomatikë. Duhet ta kemi parasysh se edhe gripi i thjeshtë sezonal ka një shtrirje shumë të lartë tek fëmijët. Sindroma Kawasaki dhe sindroma Inflamatore Multisistemike Pediatrike e lidhur me SARS-CoV-2 janë manifestime shumë të rralla.

Ne si prindër, dhe si shoqëri duhet të kujdesemi për fëmijët e të mos neglizhojmë impaktin psikik të pandemisë tek fëmijët. Të përpiqemi mos t’jua transmetojmë frikën tonë. T’i inkurajojmë dhe t’ju shpjegojmë atë çfarë dimë mbi pandeminë. Ata sot janë të mbyllur nëpër apartamente, do të kthehen në shkollë pas disa muajsh të gjatë dhe kanë edhe ata ankth dhe depresion, ashtu si të rriturit. E vërteta është se ne si shoqëri, globalisht i kemi lënë në hije të vegjlit dhe flasim shumë pak për ta këto ditë.

Si jeni gjendur ju përballë kësaj situate të paparashikueshme? 

Kjo periudhë është sfiduese në planin personal dhe profesional. Jam me shumë fat se bashkëshorti (që nuk është mjek) dhe fëmijët më mbështesin shumë në punën që bëj. Nga ana profesionale mbi të gjitha ishte një periudhë e mbushur me shumë lexime të artikujve me të dhënat e reja. Në kontekstin e një sëmundje të re, që pushtoi globin, e që na e ndryshoi jetën në këtë shkallë,  besoj se çdo mjek e ka ndjerë më shumë se kurrë nevojën që të mbështetet tek të dhënat shkencore për të marrë përgjigjet e duhura. Kurrë ndonjëherë s’kisha ndërruar kaq korrespondencë me kolegë nëpër vende të tjera që kishin të sëmurë me Covid-19 para nesh. Çdo e dhënë ishte e “artë” për të kuptuar patologjinë e re. Frikë për jetën nuk kam ndjerë në asnjë moment pavarësisht faktit se kisha fatin të ekzaminoj pacientë të infektuar. Është mbase një mënyrë mbrojtje për të parë përpara. Për njerëzit e dashur.

Po përballë karantinës? Si i keni kaluar ditët larg përditshmërisë në një periudhë normale?

Karantina për mua, si për shumicën e mjekëve e personelit mjekësor ishte gjysmë – karantine sepse punoja çdo ditë. Besoj se në çdo moment të vështirë është thelbësore të marrim një vendim për ta përballuar krizën. Unë e mora vendimin të përfitoja nga familja, pjesa kryesore e jetës time. S’kemi luajtur ndonjëherë kaq shumë me fëmijët tanë.

Marrë nga: Diasporashqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora valbona selimaj-kontoni valbona selimaj-kontoni


Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!