LIVE UPDATES
Bota

Pelosi emëron një tjetër kritik të Trump-it në komisionin e 6 janarit

26 Korrik 2021, 12:11 Nga DOSJA
Pelosi emëron një tjetër kritik të Trump-it në

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, emëroi të dielën një kritik republikan të zotit Donald Trump, ligjvënësin Adam Kinzinger, në një komision të posaçëm për hetimin e trazirave në Kapitol dhe u zotua se, komisioni me shumicë demokrate do të “zbulojë të vërtetën”.

Ligjvënësi Kinzinger tha se e “pranoi me përulësi” emërimin madje edhe pse udhëheqja e partisë së tij po e bojkoton hetimin.

Ndërsa komisioni do të zhvillojë takimin e parë, ku do të dëgjojë dëshmi nga policët që u përballën me trazirat, zonja Pelosi tha se ishte e domosdoshme të mësohej se çfarë kishte ndodhur më 6 janar, kur turmat ndërprenë procesin e çertifikimit nga Kongresi të fitores presidenciale të zotit Biden, dhe arësyet përse ndodhën trazirat e dhunshme. Ky mision tha ajo, duhet të jetë proces dypartiak për të siguruar që “një sulm i tillë nuk mund të ndodhë kurrë më”.

Ligjvënësi Kinzinger, një republikan nga shteti Illinoi, do të sjellë “patriotizëm të lartë në misionin e komisionit: për të gjetur faktet dhe për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha përmes një deklarate zonja Pelosi.

Ai i bashkohet ligjvënëses Liz Cheney nga shteti Uajoming (Wyoming) si të vetmit republikanë të komisionit, që të dy të zgjedhur nga zonja Pelosi. Ligjvënësit Kinzinger dhe Cheney ishin mes 10 republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve që votuan në procesin e dytë për shkarkimin e zotit Trump. Ata janë të vetmit republikanë që votuan muajin e shkuar për formimin e komisionit të posaçëm për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit.

“Për muaj me radhë janë përhapur gënjeshtra dhe teori kospiracioni, duke kërcënuar qeverisjen tonë”, tha zoti Kinzinger në një deklaratë. “Për muaj me radhë, unë kam thënë se populli amerikan meriton transparencë dhe të vërtetën se si dhe pse mijëra njerëz u mblodhën për të sulmuar demokracinë tonë”.

“Unë do të punoj me zell për të siguruar zbulimin e së vërtetës dhe për t’i mbajtur plotësisht përgjegjës ata që fshihen pas sulmit”, tha ai.

Udhëheqësi i opozitës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në komision pasi demokratja nga Kalifornia Nancy Pelosi, refuzoi të pranonte dy nga anëtarët që kishte zgjedhur ai për të përfaqësuar republikanët.

Zoti McCarthy, republikan nga Kalifornia, ka thënë se komisioni ishte një “proces i rremë” dhe tërhoqi pesë anëtarët republikanë pasi kryetarja Pelosi refuzoi dy prej tyre, ligjënësit Jim Banks nga Indiana dhe Jim Jordan nga Ohio. Të dy votuan më 6 janar kundër çertifikimit të fitores së zotit Biden përballë zotit Trump dhe që të dy janë aleatë të zëshëm të ish-presidentit.

Ligjvënësit Kinzinger dhe Cheney kanë fajësuar Trumpin për nxitjen e kryengritjes nën pretendimet e tij vazhdimisht të rreme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “vjedhur” si rezultat i mashtrimeve në votime./VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota adam kinzinger donald trump nancy pelosi adam kinzinger donald trump nancy pelosi

Sondazh

Poll
Bota 26 Korrik 2021, 11:06

GREQI– “Protothema.gr” ka zbuluar sesi Policia greke ka parandaluar grabitjen e një vile luksoze  me shqiptarë të përfshirë në ishullin e Mykonos-it. Disa ditë ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj