Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA- Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, emëroi të dielën një kritik republikan të zotit Donald Trump, ligjvënësin Adam Kinzinger, në një komision të posaçëm për hetimin e trazirave në Kapitol dhe u zotua se, komisioni me shumicë demokrate do të “zbulojë të vërtetën”.
Ligjvënësi Kinzinger tha se e “pranoi me përulësi” emërimin madje edhe pse udhëheqja e partisë së tij po e bojkoton hetimin.
Ndërsa komisioni do të zhvillojë takimin e parë, ku do të dëgjojë dëshmi nga policët që u përballën me trazirat, zonja Pelosi tha se ishte e domosdoshme të mësohej se çfarë kishte ndodhur më 6 janar, kur turmat ndërprenë procesin e çertifikimit nga Kongresi të fitores presidenciale të zotit Biden, dhe arësyet përse ndodhën trazirat e dhunshme. Ky mision tha ajo, duhet të jetë proces dypartiak për të siguruar që “një sulm i tillë nuk mund të ndodhë kurrë më”.
Ligjvënësi Kinzinger, një republikan nga shteti Illinoi, do të sjellë “patriotizëm të lartë në misionin e komisionit: për të gjetur faktet dhe për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha përmes një deklarate zonja Pelosi.
Ai i bashkohet ligjvënëses Liz Cheney nga shteti Uajoming (Wyoming) si të vetmit republikanë të komisionit, që të dy të zgjedhur nga zonja Pelosi. Ligjvënësit Kinzinger dhe Cheney ishin mes 10 republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve që votuan në procesin e dytë për shkarkimin e zotit Trump. Ata janë të vetmit republikanë që votuan muajin e shkuar për formimin e komisionit të posaçëm për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit.
“Për muaj me radhë janë përhapur gënjeshtra dhe teori kospiracioni, duke kërcënuar qeverisjen tonë”, tha zoti Kinzinger në një deklaratë. “Për muaj me radhë, unë kam thënë se populli amerikan meriton transparencë dhe të vërtetën se si dhe pse mijëra njerëz u mblodhën për të sulmuar demokracinë tonë. Unë do të punoj me zell për të siguruar zbulimin e së vërtetës dhe për t’i mbajtur plotësisht përgjegjës ata që fshihen pas sulmit”, tha ai.
Udhëheqësi i opozitës republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në komision pasi demokratja nga Kalifornia Nancy Pelosi, refuzoi të pranonte dy nga anëtarët që kishte zgjedhur ai për të përfaqësuar republikanët.
Zoti McCarthy, republikan nga Kalifornia, ka thënë se komisioni ishte një “proces i rremë” dhe tërhoqi pesë anëtarët republikanë pasi kryetarja Pelosi refuzoi dy prej tyre, ligjënësit Jim Banks nga Indiana dhe Jim Jordan nga Ohio. Të dy votuan më 6 janar kundër çertifikimit të fitores së zotit Biden përballë zotit Trump dhe që të dy janë aleatë të zëshëm të ish-presidentit.
Ligjvënësit Kinzinger dhe Cheney kanë fajësuar Trumpin për nxitjen e kryengritjes nën pretendimet e tij vazhdimisht të rreme se zgjedhjet e vitit 2020 ishin “vjedhur” si rezultat i mashtrimeve në votime.
VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KROACI– Të paktën 10 veta humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur nga pasojat e një aksidenti në Kroaci. Autoritetet thanë se një autobus doli...
KROACI– Fidan Hajdari i cili arriti të mbijetojë në aksidentin tragjik në Kroaci ka treguar tmerrin që përjetuan në momentin që autobusi po përplasej. Në ...
KROACI– Familjarët e dhjetë viktimave që u shënuan në aksidentin tragjik ditën e sotme në Kroaci kanë shkuar në morgun e spitalit ku janë dërguar trupat, për të...
KROACI- Mediat kroate kanë rindërtuar momentin e aksidentit të autobusit mëngjesin e sotëm në Kroaci. Dnevnik shkruan se momenti i rrëzimit të autobuzit është n...
GREQI– Një përleshje e egër është regjistruar në Greqi në një lokal, mbrëmjen e sotme. Pamjet e publikuara nga mediat greke tregojnë skenat e rënda që kanë tron...
TIRANË– Fidan Hajdaraj, është një nga shqiptarët e mbijetuar të aksidentit tragjik të Kroacisë. Ai tregon për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu ...
GREQI– Pastori i kishës së Almiri Korinthia është djegur i gjallë brenda makinës në të cilën po udhëtonte në Athikia, këtë pasdite. Mediat greke shkruajnë...
KOSOVË- Qytetarë të shumtë në Prishtinë kanë ndezur qirinj mbrëmjen e sotme në ndër të viktimave që humbën jetën mëngjesin e sotëm në Kroaci. RTV21 ka sjel...
GREQI– Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga policia në Greqi pasi janë përfshirë në një sherr të egër me njëri-tjetrin. Mediat greke shkruajnë se ngjarja...