Gjyqi Meta-Kryemadhi/ Seancë me dyer të mbyllura, gjykata refuzoi transmetimin live! Meta: Jam beqar
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
SHQIPËRI– Në një kohë kur Shqipëria po përjeton një valë të lartë emigracioni, vendi ynë është bërë shtëpi e dytë për pensionistët e huaj. Në Durrës më shumë se 300 italianë janë kthyer në banorët e rinj të qytetit bregdetar. Njësoj si në vitet ‘90 kur shqiptarët u dyndën në shtetin fqinj, për një jetesë më të mirë, italianët sot, për të njëjtin motiv, atë ekonomik, kanë zgjedhur Shqipërinë, për të kaluar moshën e pensionit.
Giusepe Palumbo prej shtatë vitesh jeton në Durrës, bashkë me gruan shqiptare Luljetën.
“Kam zgjedhur Durrësin pasi ngjan shumë me Napolin, vendin tim të origjinës. Deti, klima, ushqimet janë disa arsye pse më pëlqen këtu. Edhe me njerëzit kuptohemi pasi pjesa më e madhe e shqiptarëve e flasin gjuhen italiane,” thotë ai për “Monitor Ekonomi” (shih videon).
Angelo Alo jeton po në Durrës prej më shumë se katër vitesh.
“Me shqiptarët kam një histori të veçantë pasi së bashku me miqte e mi, kemi ndihmuar në strehimin e shumë familjeve kur erdhën me anije në Brindisi, qytetin tim të origjinës. Prej bashkëshortes shqiptare, vinim e vizitonin shpesh Shqipërinë dhe vërtetë më pëlqente vendi juaj. Unë kam punuar në një kompani energjitike derisa dola në pension dhe vendosa të jetoj këtu në Durrës”.
Me të ardhurat mujore nga shteti Italian, Giuseppe dhe Angelo, thonë se kostoja e jetesës është shumë e ulët këtu, duke mos patur asnjë dyshim për zgjedhjen që kanë bërë.
“Në Itali unë tatohem 24% për pensionin që marr, dhe kjo nuk është normale mendoj, pasi për të marrë pension sot unë kam paguar tatime gjithë vitet e punës. Nëse marrim si shembull pastaj çmimet, ndryshojnë vërtetë shumë me ato këtu. Shpenzime mujore që unë dhe gruaja kemi janë dritat, telefoni, interneti dhe ushqimet. Me pensionet që marrim në Itali është shumë e leverdisshme. I vetmi problem janë disa çështje burokratike, si për shembull për shtëpitë me qira, nëse unë paguaj qiranë nuk kam pse paguaj më për taksa të tjera pasi me këtë duhet të merret pronari, këtë nuk arrij të kuptoj pse ndodh në fakt”, thotë Alo.
Palumbo thotë se çmimet më të lira se në Itali ishin arsyeja që i nxitën të jetojnë në Shqipëri. “Në Shqipëri vendosëm të jetonim pasi për pensionistët Italia është pak e shtrenjtë prej çmimeve që ka. Ne në fakt jetojmë në shtëpinë tonë dhe nuk paguajmë qira, por edhe për shpenzimet e tjera, me çmimet që janë këtu dhe me të ardhurat tona na duket shumë normale. Probleme shqetësuese për ne janë vetëm disa burokraci në institucione, si për shembull tarifat e larta për veprimet bankare dhe shërbimi shëndetësor që duhen përmirësuar. Për një pensionist, vërtet që vendi juaj ia vlen për të jetuar duke mos patur shqetësime ekonomike”
Prej fillimit të këtij viti, jetesës së shtetasave të huaj në Shqipëri i është ofruar edhe një lehtësi tjetër, heqja e tatimit mbi të ardhurat. Ky ndryshimi ligjor i propozuar nga ministria e Disaporës, nuk parashikon asnjë dëm financiar, në buxhetin e shtetit shqiptar.
Elona Bano nga Ministria e Diasporës tha se “është një iniciativë e rëndësishme për shqiptarët që jetojnë në diasporë, për shtetasit e Bashkimit Europian të cilët do të dëshirojnë të vijnë dhe të jetojnë në Shqiëpri, për ata të huaj të cilët kanë shtetës shqiptare. Ky ligj parashikon konkretisht të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjithë këta persona, të cilët kanë të ardhura nga pensionet apo shpërblimet. Ky ligj u shërben jo vetëm atyre shqiptarëve që kanë filluar punën para viteve ‘90 e tashmë janë pjesë e asaj që ne e quajmë diasporë të re e cila është zhvendosur drejt BE të cilët i kanë plotësuar vitet e tyre të pensionit jashtë Shqipërisë. Target grupi tjetër janë ata të huaj të cilët kanë shtetësi shqiptare apo ata persona që vijnë nga një vend i BE me kushtin që të jenë rezident në Shqipëri”.
Kriteret janë të përcaktuara qartë në ligj:
-Çdo person duhet të ketë përfituar pensionin apo shpërblimet në përputhje me legjislacionin e vendit nga i cili ai vjen.
-Do të duhet që ky person të marrë leje qëndrimi në Shqipëri me vlefshmëri jo më pak se 6 muaj, pasi ne duam që ato të ardhura të konsumohen brenda Shqipërisë.
-Të mos kenë pasur një dënim të formës së prerë në vendin e tyre të origjinës.
Banon nënvizon se ky ligj nuk parashikon asnjë kosto për buxhetin e shtetit, madje në të kundërt, do të sjellë disa të ardhura më të ligjshme që do të përdoren brenda territorit të Shqipërisë. Mund të them në këtë aspekt se ligji ka dy kahe, edhe interesin tonë si ministri Diaspore, por edhe bërjen e vendit më interesant për shtetasit e huaj dhe zhvillimin e turizmit”.
Interes dhe nga nordikët, që po blejnë shtëpi
Alketa Çabej, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shton se Sipas ligjeve tatimore në fuqi për eliminimin e taksimit të dyfishtë, personi do të pajiset me certifikatë rezidence duke plotësuar kushtet:
-Rezidencë tatimore 183 ditë në RSH
-Plotësimi i kushtit për interesin jetik dhe ekonomik
Personi do të duhet të ketë një banesë, si dhe të ardhura që tatohen këtu, në rastin e pensionistëve përjashtohen nga tatimi pasi kanë dorëzuar dokumentin në shtetin përkatës dhe eliminohet kështu tatimi i dyfishtë. Këta shtetas duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar në administratën tatimore dhe pasi të jenë pajisur me një dokument vërtetimi lehtësohen nga tatimi. Po ashtu personat duhet të rinovojnë rezidencën cdo 6 muaj. Në rast të mosmarrjes së informacionit në kohën e duhur, kanë të drejtë të drejtohen në gjykatë për të shqyrtuar kërkesën e tyre.
Përmes këtij propozimi akti normativ parashikon rritje ekonomike dhe nxitje më të lartë të turizmit. Ministria e Financave thotë se krahas shtetasve italianëve, ka interes të shtuar edhe nga ata te vendeve nordike, të cilët të joshur nga klima e mirë dhe kostoja e ulët e jetesës, kanë nisur të blejnë prona në bregdet, për të kaluar moshën e pensionit, në Shqipëri.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Shqiptarja.com, Tv Klan, Abc News, Faxweb.al kanë si la...
SHKODËR– Makina që po shikoni është pikërisht makina brenda të cilës u ekzekutua Gledis Kraja, 23 vjeç. Siç shihet edhe nga mbishkrimi “Dizin...
DURRËS -Në mbyllje të një tjetër dite vere, shumë pushues apo vizitorë shijojnë perëndimin, ndërthurur me një xhiro në shëtitore.Bien në sy pushuesit shqip...
SHKODËR– Sebastian Smakaj është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ështëb pikërisht ai personi që ekzekutoi me breshëri automatiku Gledis Krajën. Po...
SHKODËR– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me jetën e 23-vjeçarit, Gledis Kraja, i cili mbremjen e sotme u ekzekutua me 14 plumba ...
SHKODËR– Personi që po shikoni në foto është Gledis Kraja, 23-vjeçari që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Dosja.al mëson se i riu...
SHKODËR- Gledis Kraja, i riu që u qëllua me automatik mbrëmjen e somte ka ndërruar jetë. Dosja.al mëson se Kraja nuk i ka mbijetuar dot atentatit që iu më ...
SHKODËR– Personi që ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme është 30-vjeçari Gledis Kraja. Dosja.al mëson se Kraja aktualisht ndodhet në spitalin e Sh...