LIVE UPDATES
Bota

Përfundimi i moratoriumit të firmosur në Uashington, paralajmërohet fushatë agresive e Rusisë për çnjohjen e Kosovës

7 Shtator 2021, 17:49 Nga DOSJA
Përfundimi i moratoriumit të firmosur në Uashington,

KOSOVË- Lufta diplomatike ruse kundër Kosovës do të bëhet më e fuqishme pas përfundimit të moratoriumit mbi njohjet e Kosovës, thuhet në një hulumtim të Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED).

Përfundimi i këtij moratoriumi, sipas KIPRED-it, mund të shfrytëzohet nga Rusia për të punuar bashkërisht me Serbinë për ta zbatuar një fushatë agresive për çnjohjen e Kosovës edhe gjatë zhvillimit të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar më 4 shtator 2020 mes Kosovës dhe Serbisë, parashihte ndalesën e fushatës së Serbisë për largimin e njohjeve të shtetit të Kosovës si dhe ndalesën për aplikimin për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, brenda një viti.

Megjithatë, më 3 shtator Departamenti amerikan i Shtetit e inkurajoi Kosovën dhe Serbinë, që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike. Qeveria e Kosovës ende nuk është prononcuar lidhur me këtë kërkesë.

Hulumtim i KIPRED-it, “Observeri i Kosovës: Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial”, ka analizuar deklaratat, konferencat për shtyp, artikujt dhe dokumente të tjerë të institucioneve të politikës së jashtme ruse nga 1 qershori deri më 15 gusht të vitit 2021.

Sipas KIPRED-it, Rusia vazhdimisht tenton të dëmtojnë themelet e shtetësisë së Kosovës duke synuar që të minimizojë angazhimin e Perëndimit në Kosovë dhe rajon dhe duke tentuar që ta krahasojë rastin e Kosovës me atë të Krimesë së Ukrainës.

Që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi rajonin e Krimesë nga Ukraina, Rusia është përpjekur që shpalljen e pavarësisë së Kosovës, ta lidhë drejtpërdrejt me këtë konflikt.

Po ashtu, sipas këtij hulumtimi, propaganda ruse tenton që të ndryshojë narrativin për krimet e luftës në ish-Jugosllavi si dhe që ta akuzojë Kosovën për shtypjen e serbëve dhe të Kishës Ortodokse Serbe.

Të heshtur përballë propagandës ruse

Por, pavarësisht kësaj fushatë propaganduese të Rusisë, sipas autorit të këtij hulumtimi Lulzim Peci, institucionet e Kosovës janë të heshtura dhe pa ndonjë strategji për t’iu kundërvënë kësaj.

“Në këtë aspekt në Ministrinë e Jashtme nuk ekziston ekipi për Rusi, nuk ka asnjë person i cili merret në baza ditore me politikën ruse ndaj Kosovës. Nuk ka fare koordinim mes presidencës dhe kryeministrisë. Po ashtu, as në presidencë as në kryeministri nuk ka asnjë person që në mënyrë sistematike merret me luftën diplomatike ruse ndaj Kosovës”, thotë Peci.

Tani pas përfundimit të moratoriumit dhe para sesionin të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shton Peci, Qeveria e Kosovës në koordinim me partnerët e saj perëndimorë, duhet të përgatitet mirë me qëllim që ta shmangë ndonjë tërheqje të papritur të ndonjë njohjeje.

“Qeveria e Kosovës duhet t’u drejtohet anëtarëve të Kombeve të Bashkuara me një dokument të përshtatshëm që i kundërvihet narrative rus dhe serb kundër Kosovës, dhe të bëjë fushatë për njohjet e mëtutjeshme. Ky moment është posaçërisht i rëndësishëm për shkak të faktit që çdo njohje apo çnjohje e mëtutjeshme e Kosovës do të ketë një ndikim serioz në procesin e dialogut me Serbinë, duke pasur parasysh që kjo do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në forcën e pozitave të çdonjërit prej tyre”, thotë Peci.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Qeverinë e Kosovës për strategjinë e luftimit të propagandës dhe dezinformimit nga Rusia, por deri në publikimin e këtij artikulli këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës më 27 shkurt 2021, i pati reaguar Ministrisë së Jashtme të Rusisë, duke thënë se ky shtet vazhdimisht është përpjekur që të pengojë shtetin e Kosovës.

Në reagim të MPJD-së thuhej se Rusia ka tendenca për të penguar dhe bllokuar Kosovën si dhe e akuzoi Rusinë për ndërtimin e bazës ushtarake në afërsi të Kosovës në qytetin e Nishit në Serbi, organizimin e incidenteve në veri të vendit, nga pjesëtarë rusë të misionit të UNMIK-ut si dhe për sponzorizime ruse, për të prodhuar lajme të rreme për Kosovën.

Time Kadriaj, anëtare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se Rusia dhe Serbia nuk e ndalin propagandën kundër Kosovës, por Kosova duhet të ketë një strategji që t’i kundërpërgjigjet.

Këtë çështje të propagandës ruse, shton Kadriajaj, Kosova duhet ta ngrehë si shqetësim edhe te faktori ndërkombëtar.

“Qeveria e Kosovës duhet ta ketë ekipe që i përcjellin të gjitha këto fushata dhe lajme të rreme të Rusisë për Kosovën. Kësaj propagande duhet kundërpërgjigjur Kosova, duke i argumentuar që ato nuk qëndrojnë dhe janë lajme të rreme”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Propaganda ruse përmes mediave

Përveç luftës politike e diplomatike, sipas KIPRED-it, Rusia vazhdon të sfidojë Kosovën edhe përmes propagandës dhe përmbajtjes së rreme, të prodhuar nga mediat e kontrolluara nga Qeveria ruse.

Monitorimi i të dhënave të KIPRED-it tregon se nga 1 qershori deri më 15 gusht, 2021 janë publikuar 500 lajme me media që në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë kishin të bënin me Kosovën, ku 96 prej tyre kishin përmbajtje me dezinformata.

Sputnik Serbia, Sputnik International dhe Russia Today (RT), sipas KIPRED-it, janë mediat me numrin më të madh të dezinformatave të botuara.

Kosovë-Rusi, një relacion gjithmonë i tensionuar

Rusia ka pasur qysh herët qëndrim kundër Kosovës. Në vitin 1999, ishte kundërshtarja më e madhe e vendimit të Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s për të bombarduar caqet policore e ushtarake serbe në ish-jugosllavi.

Edhe pse ishte e përfshirë në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, bashkë me pesë vende të tjera të Grupit të Kontaktit (SHBA, Britani e Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali), Rusia në fund prishi konsensusin duke kërcënuar me “veto” çdo rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që do të mundësonte krijimin e shtetit të Kosovës.

Ky vend ka kundërshtuar shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, ndërkohë që dy vjet më pas, më 2010, Rusia sërish doli kundër opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, ani pse Serbia, me mbështetjen e Rusisë kishte insistuar përmes Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një opinion nga GJND-ja./REL/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ç njohja e kosoves marredheniet kosove-rusi ç njohja e kosoves marredheniet kosove-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj