Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Përgjaket nata e ‘Shna Ndoit’, 24-vjeçari vritet për një vend parkimi
13 Qershor 2019, 07:27Nga DOSJA
Laç- Me një breshëri plumbash u vra mbrëmjen e djeshme në Laç pranë stadiumit të këtij qyteti 24-vjeçari Viktor Shkorreti.Viktima është me orgjinë nga Mirdita dhe prej vitesh jetonte në qytetin e Laçit. Policia ka identifikuar autorin, një 32-vjeçar me iniciale E.K nga Tirana.
Dosja.al mëson se 24-vjeçari i ka kërkuar 32-vjeçarit të mos parkonte para stadiumit pasi bllokonte lagjen. “Mos e parko makinën, se këtu është vendi im”, kjo ka qenë edhe fjalia që viktima Viktor Shkorreti i ka thënë 32-vjeçarit me iniciale E.K para se të niste sherri. Menjëherë pas një debati prej disa minutash, 32-vjeçari ka nxjerrë armën tip pistoletë dhe ka vrarë 24-vjeçarin.
Theksojmë se laçjanët në ditën e “Shna Ndoit” rrugicat e lagjeve i kthejnë në vende parkimi, ku duhet të paguash pasi ka një numër të madh vizitorësh. Mijëra besimtarë shkruan në kishën e Laçit një ditë më parë, për të falur mëkatet dhe plotësuar dëshirat e tyre.
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Elbasan- Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Dosja.al mëson se nuk ka pasur viktima apo të lënduar nga breshëria e armë...
Këlcyrë- 17-vjeçari Matia Rizallari, i cili rezultonte i humbur prej 5 ditësh është gjetur mëngjesin e sotëm i pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është gj...
ELBASAN– Të shtëna me armë në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur.Ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Elbasanit, por nuk dihen det...