Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Përgjimet e BILD, reagon Donika Prela: Nisim hetimin për nxjerrje sekreti, e paprecendentë
17 Qershor 2019, 15:03Nga DOSJA
TIRANË– Pas publikimit të përgjimeve nga e përditshmja BILD për të ashtuquajturën dosjen 184, një reagim ka ardhur edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Në një njoftim për mediat, prokurorja Donika Prela bën me dije se Krimet e Rënda kanë filluar veprimet për zbulim të sekretit hetimor.
Gjithashtu, deklaron se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Nisur nga publikimet audio te bera sot me date 17.06.2019 ne gazeten gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të Rënda njofton se ka filluar veprimet hetimore për verifikimin e elementëve të veprës penale të “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete” të parashikuar nga neni 295/a i K.Penal.
Po bëhet verifikimi me shpejtësi i të gjitha akteve hetimore dhe të CD-ve të përgjimeve me qëllim verifikimin e autenticitetit të audiove të publikuara.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deklaron, se po ndjek me kujdes situatën e paprecedent të krijuar që ka cënuar rëndë imazhin e Prokurorisë Shqiptare dhe që është kryer në shkelje flagrante të ligjit.
Ditën e sotme e përditshmja gjermane “BILD” ka publikuar përgjime të reja nga dosja 184, ku të përfshirë ishte edhe kryeministri Edi Rama, ish-ministri Damian Gjiknuri dhe eksponentë të tjerë të PS-së.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish në lidhje me përgjime e publikuara nga Bild. Në këtë reagim të dytë numri një i qeverisë shkruan se konfir...
TIRANË- Në përgjimin e dhjetë të publikuar nga media gjermane dëgjohet ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri që bisedon me sih-d...
TIRANË- Përgjimi i 14 i publikuar nga Bild është një bisede mes Damint Gjiknurit, në atë kohë ministër i Infrastruktres dhe Energjisë, ku komunikon me biz...
GJERMANI– E përditshmja gjermane “Bild” ka publikuar disa përgjime të reja lidhur me zgjedhjet e 2017 ku flitej lidhur me autobusët. Protagonistët ishin Arben K...
Në audiopërgjimin nr 8, që u publikua sot nga BILD, drejtori i Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi i kërkon shefit të Policisë së Kamzës, që të ngrejnë postbll...
TIRANË-Media gjermane ka publikuar një seri përgjimesh të reja, ku në bisedat telefonike dëgjohen anëtarë të Partisë Socialiste të përfshirë në blerje vota...
Greqi- Në katër muajt e parë, numri i hyrjeve legale të azilkërkuesve nga Shqipëria në BE u rrit me 30 përqind, në 7,138. Numri i hyrjeve legale të azilkërkuesv...
GJERMANI- Në përgjimet e “BILD” ditën e sotme, Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar. Personi i tregon Keshit se “tipi”, i cili nuk e kishte pranuar ...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka vendosur të kryejë shoqërim të detyrueshëm për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, në lidhje me hetimin për deklarimin e pa...