LIVE UPDATES
Aktualitet

19 Shkurt 2020, 15:23 Nga DOSJA

TIRANË- Arrestimi i 27-vjeçarit Bajram Hidri u servir pak orë më parë si një arritje e suksesshme e policisë, por në të vërtetë dosja në ngarkim të të riut nga Kurbini është fiks historia e dështimit të drejtësisë për goditjen e kultivimit të kanabisit. Ndonëse Hidri u dërgua në mungesë para Gjykatës së Krimeve të Rënda edhe për grup të strukturuar kriminal, prokuroria nuk mundi dot që të provonte ekzistencën e një grupi të strukturuar. Pavarësisht se nën akuzë gjatë 2016-ës u vendosën 10 shtetas, në përfundim ata u dënuan vetëm për kultivim droge, ashtu si edhe 27-vjeçari, që gjatë  këtij megaprocesi u shpall i pafajshëm për akuzën tjetër atë të grupit kriminal. Gazeta “Si” po zbardh ekskluzivisht detaje dhe përgjime të dosjes së hashashit të kultivuar në veri të vendit, ku flitet për mijëra rrënjë kanabis, biznesmenë e policë.  

Hashashi në Kurbin u zbulua nga një banor, policia nuk dinte gjë

Çështja ku del në pah edhe emri i Hidrit ka nisur nga kallëzimi i një qytetari, thonë burime të sigurta të Gazetës “Si”, pranë policisë së Kurbinit. Dhe pikërisht siç tregojnë dokumentet pas denoncimit të S. Ndocit, se në tokën e tij në Selitë dhe në tokat për rreth ishte mbjellë hashash, prokuroria ka regjistruar në 2016 procedimin me numër 256. Qytetari që ka konstatuar faktin është ankuar, pasi sipas tij jo vetëm i kishin zënë tokat, por ai dyshonte se këtë krim e kishin bërë disa persona të organizuar. Pas këtij momenti, dosja që Gazeta “Si” disponon ilustron procedim pas procedimi se si prokuroria ka bashkuar disa subjekte edhe më herët nën hetim, duke e bashkuar shqetësimin për hashashin në Kurbin dhe rrethinat e saj në një të vetme. Nga kjo megadosje ku është synuar të zbërthehej se çfarë kishte ndodhur me mbjelljen e kanabisit në malet e Kurbinit, u veçuan disa policë zonalë dhe shumë emra të tjerë që u përcollën për kompetencë në prokurorinë e rrethit thuhet më tej në fashikull, ndërsa kësaj site nuk i   shpëtuan 10 emrat e  dosjes ku gjendej edhe Hidri, të cilët akuza i konsideroi një grup.

Hashash paska pasur dhe me dynymë madje!

Është shtator 2016 dhe pikërisht koha kur policia publikonte fare pak të dhëna për operacionet antikanabis, si një mënyrë për të treguar se hashash nuk kishte. Por në të vërtetë në Kurbin, ishte koha e vjeljes së hashashit, e tharjes dhe e përgatitjes së bohçeve. Në 15 aksione të zhvilluara në këtë zonë që referohen në dosjen “Kurbini”  renditen si rrethana fakti nëntë parcelat e asgjësuara në fshatin Selitë. Të nesërmen e datës 21 shtator, aksioni ka vazhduar sërish në të njëjtin fshat ku u asgjësuan fusha të tjera të mbjella, gjithsej 1038 rrënjë. Në të njëjtën ditë në fshatin Vinjollë, policia bllokoi 69 kg kanabis të vjelur, ndërsa tri ditë më pas u rikthye dhe asgjësoi në një zonë të pyllëzuar edhe 70 rrënjë të tjera. Ditë pas dite në të njëjtën periudhë vazhdoi e njëjta situatë, në fshatin Vinjollë u korrën nga policia 3720 rrënjë, më tej në fshatin Gallatë tre parcela, në datën 1 tetor në fshatin Shpërdhetë katër parcela, policia rikthehet sërish në fshatin Vinjollë dhe në një stan gjen 140 rrënjë që ishin prerë dhe po thaheshin. Më tej edhe në stanin e Dashit po në Vinjollë të Kurbinit u gjetën 230 rrënjë kanabis,18 mijë të tjera të varura për t’u tharë.

Prokuroria thotë: Në atë kohë bimët narkotike të konstatuara në gjendje të mbjellë ose në proces tharjeje në male janë rezultat i organizimit në një formë të veçantë bashkëpunimi mes dhjetë të pandehurve. Siç bëhet me dije në fashikullin që Gazeta “Si” po e zbardh ekskluzivisht të akuzuarit Lavdim Nelaj, Lefter Nelaj dhe Bledar Baboci kishin lidhje gjaku me njëri-tjetrin, ndërsa Elton Haxhiu, Bajram Hidri dhe Hashim Nelaj i kanë nipër (edhe atë të akuzuar në proces). Si person kryesor dhe financues Prokuroria e Krimeve të Rënda këmbënguli se ishte shtetasi Lefter Nelaj sa kohë përgjimet tregojnë se gjatë një bisede me telefon Lefteri pyet “A u lodhët” dhe i pandehuri Astrit përgjigjet “na duhen rripa me i lidh“ ( për të mbajtur drejtimin e  bimëve). Nelaj vlerësohet si biznesmeni që mbajti kontakte dhe lidhje me policët lokalë në malësinë e Kurbinit, një çështje që u nda, por që asnjëherë nuk u provua dhe asnjëherë nuk iu shkua deri në fund nga akuza. Por prokuroria vlerëson se edhe i  akuzuari tjetër, Lavdim Neziri ka rol dominues në grupin kriminal ndonëse ai gjatë këtij aktiviteti nuk është fare në Shqipëri. Për këtë sillet biseda telefonike mes dy vëllezërve Lavdim Neziri Nelaj dhe Lefter Nelaj. Siç kuptohet dy vëllezërit debatojnë në telefon, teksa Lavdimi (Ladi) i kërkon llogari vëllait tjetër se përse nuk qëndron në krye të punës (pra të vrojtojë dhe ruajë bimën).

Është gusht 2019.

Ladi: Or ti djalë a ke marrë një punë përsipër? Të kam pyetur që në fillim, o Lefter a mund rrish a s’mund të rrish. Njëherë më prishe me shokët për fajet e tua, u prishën njëherë, shkoi dam, e hëngrën dam, e hëngrën dhitë, lopët delet, s’tha kush gjë, s’ta thashë një gjysmë fjalë Lefter. Tashti don me m’prish prapë me shokët, se unë nuk e kam vetëm. Ore ti djalë, a të dal me lekë kafeje unë? A të paguaj vetëm shpenzimet e tua në fund unë, një milionë u pagua stani, dy milionë je tu çu ata, tre milionë paguaj vetëm shpenzimet e tua, tre milionë kam tjetrin, njëmijë i hupe atje në krahë tjetër, o Lefter a janë të dame këto o Lefter..? A janë lekë këto o Lefter? Ça kam për të vënë unë në fund?  A të dal zero unë, në fund të marr lekët e mia? A i marr a si marr edhe të miat? A vetëm për qato do punojmë? Lefter ti kujton se nuk i sjell në mendje unë këto?  Ti jo terma jo terposhtë, të kam pyetur jo një herë, të kam pyetur 50 herë. O Lefter a ka për të ndenj atje a të bie dikë tjetër o djalë? Në rast se ti ke nejt më shumë se katër ditë pra, mua s’më zbardh drita .. temal teposhtë ti.. a e di se ka shpenzime or ti? Nuk ke pse me e marr makinën me zbrit temal teposhtë, e din gjithë katundi….. a don me dal rrujt e qeth???

Ndërkohë, Lefteri shfaqet në bisedë teksa rregullon në vendin e quajtur Stani jonë për të pandehurin Astrit, të cilit i krijon kushte si gjenerator, si edhe siguron ushqime për punëtorët apo edhe punon vetë me ta. Në këtë moment në përgjimet që Gazeta “Si” disponon, shfaqet një bisedë mes Alban Gjergjit dhe Lefterit, i cili në datën 7 gusht e njofton se nga lidhjet e tij me policinë kishte marrë vesh se në ditët në vijim ATA do vijnë. Gjergji i thotë se “ata i kishin thënë se me përzgjedhje do bëheshin asgjësime droge”.

Gjergji: Dijeni tha se kjo gja merr fund në qoftë se ju nuk keni mbrojtje, domethënë se ka folur direkt me burrin e huaj, atë nën drejtorin domethënë.

Katër orë më vonë dy burrat bisedojnë sërish për të gjetur një zgjidhje se si do ta siguronin paprekshmërinë e parcelave me drogë. Gjergji merr përsipër dhe propozon: shkojmë e takojmë vetë burrin e huaj, ta takojmë vetë e të garantohem vetë”. Në këtë valë shqetësimesh edhe i pandehuri tjetër Baboci flet me Lefterin, duke e qetësuar “ky thotë unë e kam rregulluar, se filloi t’u më bërtit me të madhe”.

Sa kushton policia?

Përgjimet bëhen akoma më të rënda mes të akuzuarve pikërisht në momentin kur ata flasin për pagesën që duhet t’u japin punonjësve të Policisë së Shtetit për garantimin e parcelave. Vazhdon të jetë gusht 2016 , kultivuesit dhe trafikantët janë të shqetësuar se policia do asgjësonte drogë sipas preferencave, ndaj Luftar Nelaj flet i shqetësuar me Bujar Hidrin. Në dosjen ekskluzive që Gazeta “Si’ po rikthen kohën e  hashashit, Bajram Hidri pyet:

Hidri: Ej sa i ke thënë Sandit ti me i dhënë në dorë?

I akuzuari Luftar përgjigjet:

Luftar: Tre… ndërsa pjesën tjetër një 10 për qind ia japim në fund kur të mbarojë punën.

(Marrë nga Gazeta Si)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar hidri hashashi ne kubrin kanabizimi i vendit përgjimet e trafikantëve bujar hidri hashashi ne kubrin kanabizimi i vendit përgjimet e trafikantëve

Sondazh

Poll
Aktualitet 19 Shkurt 2020, 11:45

Gjendet një 65-vjeçar i vdekur në Korçë

KORÇË– Një person është gjetur i pajetë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës.Dosja.al mëson se personi i ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj