LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Përgjimet në burgun e Tepelenës / “Mua më tha se ja dhj*va atij pizevengut

17 Dhjetor 2021, 07:22 Nga DOSJA
Përgjimet në burgun e Tepelenës / “Mua më tha se ja

Nga Dashnor Kaloci

SHQIPËRI – Publikohet një dosje arkivore voluminoze e nxjerrë nga institucioni i Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra dokumente me siglën “Tepër sekret” që i përket ish-të dënuarit politik, Xhavit Qesja, me origjinë nga qyteti i Krujës, familja e të cilit gjatë periudhës së pushtimit të vendit, 1939-1944, u lidh ngushtë me Lëvizjen Antifashiste, duke qenë një ndër bazat kryesore të saj dhe vuri në dispozicion të gjithë pasurinë që kishte, pasi Xhaviti ishte një ndër anëtarët e parë të Partisë Komuniste Shqiptare për rrethin e Krujës, duke drejtuar batalionin partizan Krujë-Ishëm dhe Brigadën e 22 Sulmuese. Karriera politike e Xhavit Qeses pas mbarimit të Luftës, ku ai u emërua dhe shërbeu në detyra të larta në Ushtrinë Shqiptare, aparatin e Komitetit Qendror të PPSh-së, e disa rrethe të vendit, nga ku u dërgua me studime në Bashkimin Sovjetik, ku qëndroi deri në vitin 1957, kur ai u njoftua që të kthehej urgjent në Shqipëri, pasi kishte shprehur hapur pikëpamjet e tij pro vijës politike që po ndiqte udhëheqësi kryesor i Kremlinit, Nikita Hrushov, për dënimin e kultit të Stalinit.

Biseda e Enver Hoxhës me Xhavit Qesen në zyrën e tij në Komitetin Qendror, ku ai e kritikoi ashpër për pikëpamjet e gabuara që ai kishte shfaqur gjatë periudhës së studimeve në Moskë, duke i bërë thirrje që të reflektonte dhe të bënte autokritikë, por Xhaviti e refuzoi sugjerimin e sekretarit të parë të Partisë së Punës së Shqipërisë, gjë e cila u bë shkak që ai të mos lejohej të shkonte më në Bashkimin Sovjetik për të përfunduar studimet, por të dërgohej me punë si nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit, nga ku një vit më vonë, do të përjashtohej nga radhët e Partisë, e do të internohej në Ishullin e Zvërnecit, ku regjimi komunist mbante të izoluar disa nga ish-kuadrot e lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilët i kishte dënuar për pikëpamjet e tyre antiparti. Kalvari dhe persekucioni i gjatë i Xhavit Qeses nga viti 1957 deri në 1990-ën, ku ai kaloi plot 32 vite në burgje dhe internime, duke qenë një nga të rrallët e dënuar të burgut të Burrelit që bëri greva të gjata urie në shenjë proteste për trajtimin dhe qëndrimin e egër që po mbante regjimi komunist i Enver Hoxhës ndaj tij. Dosja e plotë formulare, hetimore dhe gjyqësore në ngarkim të Xhavit Qeses, e cila publikohet për herë të parë nga Memorie.al, ku ndodhen dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit që pasqyrojnë ndjekjen dhe përgjimet ndaj tij, raportet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit me pseudonimet e tyre, korrespodenca me letrat që ai u dërgonte instancave të larta partiake dhe shtetërore, si dhe udhëheqësve më të lartë të PPSh-së, deri në vitin 1991 që u lirua nga burgu!

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Suli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Pëllumbi” lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Tepelenës.

Pjesa e njëzet e shtatë

Marrë nga P.Op. Suli

Burimi “Pëllumbi”

Tepelënë, 11.8.1971

Sekret

R A P O R T

Burimi njofton se Xhavit Qesja po influencon mbi të rinjtë e burgosur, veçanërisht te Roberti, Ahmeti dhe Vangjeli me Bardhylin, por tek këta dy të fundit, më pak, bile po influencon edhe te Miçua, Zijaji dhe Halimi, me pikëpamjet e tij anti-socialiste dhe komuniste e pro-perëndimore social-demokrate, Xhaviti me Bedrinë, kanë një platformë, ata thonë: se më mirë 100 herë janë këtë kriminelët e vendit, për udhëheqësit e partisë dhe të shtetit tonë, se sa çizmja e gjakosur e muzhikut rus. Këtë ma tha dje Xhavi në prezencë të Bedriut, ky i fundit në këtë rast qeshte. Të dy këta, duan Shqipërinë e mbrojtjes perëndimore, pa komunizëm, me dhunën gjakatare të diktaturës, nën demokraci alla-perëndimore, Xhaviti meqenëse studion shumë, ka influencë në të gjithë, me përjashtim të Maqos, Koços, Dilaverit, të cilët kanë urrejtje të tërbuar por njëri tjetrin. Xhaviti është agjitator i stërholluar, di dhe nuhat tendencat e bashkëbiseduesit dhe e përpunon me marifet. Fehmiu tani i ka hyrë një agjitacioni të gjerë kundër Partisë dhe shtetit, propagandon politikën sovjetike, kryesisht me Maqon, Koçon, Dilaverin, Vangjelin, Bedriun dhe Miçon. Me Xhavitin dhe Robertin, nuk flasin fare. Bedriut ja kreh bishtin me tendencë antisovjetike, por për sovjetikët e moderuar. Kurse Pandeliu, është tip që hedh gurin dhe fsheh dorën, mbi të tjetër.

“Pëllumbi”

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Suli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Pëllumbi” lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Tepelënës

Marrë nga P.Op. Suli

Burimi: “Pëllumbi”

Tepelenë, 30.9.1971

Sekret

R A P O R T

Më datën 23.9.1971, paradite që u nis Koçua për në spital, në dhomën e Gjinit u mblodhëm dhe bëmë bisedime, Gjini, Dilaveri, Maqua, Bardhyli, Zijaji dhe Vangjeli. Xhaviti këtë e quajti mbledhje për zgjedhjen e kryetarit në vend të Koços. U bënë biseda të ndryshme, ndër të tjera u fol për lirimet me rastin e festave të nëntorit, të gjithë tallen dhe janë të bindur se lirime nuk ka. Neve, thotë Maqua, kurrë nuk na lirojnë këta, ne vetëm në një mënyrë dalim nga burgu, vetëm kur të rrëzojmë këta që kanë fuqinë, atëhere ne dalim nga burgu.

Dilaveri thotë se vetëm kur të vij Ivani dhe të zbarkoj këtë, Brenda dhjetë minutave ua thyen qafën këtyre, atëhere ne kemi tamam liri, bile dy lirime, daljen nga burgu dhe marrjen e pushtetit, këtë e tha si me shaka, në këtë rast të gjithë qeshën të gëzuar. Vangjeli tha se unë vetëm këtë lirim pres, se për mua, është më mirë të jem këtë në burg, në burgun e vogël, se sa të jem i lirë dhe duke qenë këtë në fuqi, se tërë Shqipëria është një burg i madh, pra më mirë të jem në burgun e vogël që e kam mendjen të fjetur, se të jem në burgun e madh ku nuk do t’i duroj dot budallallëqet e tyre dhe brenda muajit do të tentoj të arratisem, por tani di si të veproj e nga të iki dhe jam i sigurt se nuk më kapin dot më. Për mua, o të dal nga burgu e të iki nga Shqipëria, në mos në Moskë, jam kail të vete kudo dhe në Afrikë, vetë, në Shqipëri të mos jem, bile edhe emrin Shqipëri dhe shqiptar, nuk duhet ta dëgjoj dhe ta bëj hasha.

Xhaviti, me datën 27.9.1971, i tha Gjinit: të lutem shumë mua mos më fol dhe as mos më përshëndet. Mua më tha se ja dhjeva atij pizevengut, s’dua të më flasi se më dhëmbin sytë kur e shoh dhe koka e tij don të bëhet zëvendëskryeministër, këta e kanë bërë edhe kabinetin që do të ngrenë kur të vij Jakubovski. Lirija, sekretare e përgjithshme, Koçua kryeministër, Gjini, zëvendës i parë i ministrit të Mbrojtjes, Maqua, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Brendshëm dhe postet e tjera sekondare ju dhanë të rinjve dhe atyre që i kanë miq, por që s’janë këtu.

Te Maqua dhe Dilaveri, vë re kohët e fundit pas arrestimit dhe izolimit të Miços, një qëndrim të maskuar dhe për të mos u bërë shkak që komanda të kapet pas tyre, se kanë frikë se mos dënohen përsëri. Në fakt, ata numërojnë ditët, sa u kanë mbetur për t’u liruar, Dilaveri tha dje: Le të më lirojnë, ju them faleminderit, as në Pazar nuk dal, marr një kazëm dhe shkoj punëtor e më fëmijët do të rri.

“Pëllumbi”

Raport-informacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, Suli, me të dhënat e bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Pëllumbi” lidhur me bisedat e bëra nga të dënuarit në burgun e Tepelënës

Marrë nga P.Op. Suli

Burimi: “Pëllumbi”

Tepelenë, 1.12.1971

Sekret

R A P O R T

Burimi njofton se më datën 22.11.1971, kur burimit dhe Xhavit Qeses i erdhi familja dhe meqenëse atë ditë ishte kohë e ftohtë, ne u kërkuam të gjithë kolektivit që të futeshim Brenda para se të vinte ora, me qëllim që të përfundonim takimin, të gjithë pranuan, kurse Koçua në mënyrë demonstrative refuzoi, por më vonë dhe këtij i mbushi mendjen Dilaveri, pas kësaj, u takova me Gjin Markun, i cili më tha: Shiko sa i poshtër është Koçua, ky është kriminel dhe po e pati pushtetin në dorë, të gjithëve na vret dhe na fut në burg, më keq se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, këta janë lule. Por ne, nuk do ta lëmë që të na marrë pushtetin, do ta marrim vetë dhe atij një pension dhe mbrojtje”.

“Pëllumbi”

Dokumenti sekret mbi bisedën e zhvilluar në mes Xhavit Qeses me nënën e tij gjatë takimit në burgun e Tepelenës

DEGA E PUNËVE TË BRENDSHME Sekret

“ANA E SIGURIMIT TË SHTETIT” Ekzemplar Nr. 1

Tepelenë, më 15.7.1972

I N F O R M A C I O N Nr. 9

Nxjerrë nga biseda e zhvilluar midis Xhavit Qeses dhe nënës së tij, në dhomën e takimit, Reparti 307, datë 15.7.1972

Takimi filloj në orën 17. Dhe mbaroj në orën 17 e 30.

Legjenda:

Xh-Xhaviti

N -ja, Nëna

Xh – Qenke me kollë ti?

N – Po.

Xh – Këto kam… që më kanë ardh (bisedojnë gjëra pa rëndësi)

N – Ilaçet qysh i ke?

Xh – Mirë fort.

N – Analizat kishin dalë të mira.

Xh – A e more letrën time ti?

N – E mora, e mora…Ministrinë.

Xh – Si keni qenë, të gjithë mirë?

N – Mirë, mirë.

Xh – Sabrija, si është?

N – Mirë është (zhvillojnë biseda të ndryshme pa rëndësi).

Xh – Ylli në Shkodër është?

N – Jo, në Elbasan ushtar.

N -….(flet, por s’kuptohet).

Xh – Shumë mirë, shumë mirë. Daja, si ja çon në punë?

N – Mirë, mirë….kam marrë radio, apartament.

Xh – PO televizor ka marrë ai?

N – Jo s’ka marrë.

Xh – Pse?

N – Ku e di unë e shkreta…!

Xh – E kam pa në fotografi, por thuaj si të duash, më ka marrë malli për Krujën.

Xh – Çka m’u bë qejfi për punën e Dritës, po mirë Rrema, nuk…

N – ….(s’kuptohet… i tha: Hajt biri taljanit).

Xh – Ai dhe tezen e ka në Venetik, dy motrat i ka….(vazhdon kjo bisedë, por pa rëndësi).

Xh – Dashamiri me kalamajt?

N – Mirë, mirë i ka…e kërkoj kuadri….

Xh – Edhe në Komitetin Ekzekutiv…

N – (nuk kuptohet…)

Xh – Ti ke shkuar në kryeministri dhe atëhere u njohe me të?

Xh – ….Ai që më bani radioskopi, se jam pa dy herë në radioskopi, ai i pari që shikon gjithë…..edhe civilat që janë, kish shkruar atje që të shkruhet edhe….jo Maksut Selenica, është Petrit Selenica, Petriti ka qenë…….para meje, kanë dalë me Maksutin.

N – Po me Maksut Dërrasën…

Xh – (bisedon gjëra pa rëndësi, tregon se ka qenë i shtruar në spital, ka vuajtur, i kanë bërë radioskopi, etj.)

Xh – Kur të shkojsh, më dërgo një telegram.

N – (Përshëndeten me njëri tjetrin dhe ndahen). Memorie.al

E kontrolloi Punëtori Operativ

Rasim Gogaj

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

dikur dikur burgu i tepelenes dashnor kaloci burgu i tepelenes dashnor kaloci

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë