LIVE UPDATES
Aktualitet

Përmbaruesi privat i grabit vilën 2-katëshe qytetarit dhe ia shet për shumën qesharake

7 Prill 2022, 20:14 Nga DOSJA
Përmbaruesi privat i grabit vilën 2-katëshe qytetarit dhe ia shet

TIRANË- Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar sot rastin e një qytetari të cilit për një borxh 50 mijë Euro që e kishte shlyer, përmbaruesi privat i shiti vilën 2-katëshe për 33 milionë Lekë të vjetra.

Qytetar, i cili kërkon të mbetet anonim, denoncon përmbaruesin privat Besnik Bajraktari, të cilit ia ka paguar borxhin sipas marrëveshjes, por ai i ka tjetërsuar dhe marrë edhe vilën 2-katëshe.

Historia fillon me dhënien me fajde të 50 mijë Eurove, shumë që nuk u shlye në kohë dhe çështja shkoi në përmbarim. Për 50 mijë Eurot u nënshkrua një marrëveshje që të shlyhej për 10 muaj nga 5 mijë Euro çdo muaj.

Por përmbaruesi privat prishi kontratën tre muaj para marrëveshjes, duke mos njoftuar debitorin dhe në këtë mënyrë i mori dhe vilën 2-katëshe, në një kohë që 50 mijë Eurot u shlyen në 10 muaj sipas dakordësisë.

“Në vitin 2018, me anë të një lidhje miqësore mora 50 mijë Euro me përqindje prej 5%. Në deklaratën që kemi bërë para noteres kemi shënuar që çdo muaj do bëhet likujdimi i përqindjes prej 2500 Euro. Në rast se kjo përqindje nuk jepet për 4 muaj rresht, atëherë i lind e drejta kreditorit që të marri pengun që kisha lënë për 50 mijë Euroshin, lamë katin e parë të vilës time, 145 metra katrorë, vila është 300 metra. Nuk e shlyejta përqindjen për 4 muaj dhe ai pa më sinjalizuar i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, pa më sinjalizuar ka bërë procesin në Gjykatën e Tiranës dhe më datën 9 Janar 2020 më ka lajmëruar përmbaruesi privat Besnik Bajraktari që kemi një urdhër-ekzekutimi për një sipërfaqe prej 145 metra katrorë. E kam takuar po atë ditë që më ka lajmëruar me anë të telefonit dhe arritëm në konkluzionin që të bëjmë një marrëveshje që shlyerja e kësaj shume për 50 mijë Euro të bëhet për një periudhë 10 mujore, nga 5 mijë Euro në muaj për kreditorin dhe 500 Euro në muaj për tarifën përmbarimore. Ne ramë dakord, firmosëm, bëmë një akt-marrëveshje të cilën e posedoj nga dy palët. Në datën 30 Dhjetor të vitit 2020 mua më ka ardhur letra, hera e dytë që më vjen nga ky përmbarues, që të kam nxjerrë shtëpinë në ankand dhe nuk jep asnjë shpjegim për 50 mijë Euroshin që ka në numër të llogarisë së tij”, denoncon qytetari.

Ndërsa avokati Dritan Shehaj tregon se për këtë rast kanë bërë ankesa të shumta. Ai thotë se çështja tashmë është në prokurori dhe përmbaruesi privat Besnik Bajraktari aktualisht është marrë i pandehur. Por edhe pse zyrtarisht është nën hetim, ai nuk është pezulluar ende nga detyra deri në një vendim përfundimtar të institucioneve.

Avokati Dritan Shehaj: Në këtë moment që ne po flasim, debitori ka shlyer plotësisht detyrimin e tij prej 50 mijë Euro karshi kreditorit përfshirë dhe tarifën përmbarimore prej 5 mijë Euro, dhe pavarësisht këtij fakti, ka humbur njëkohësisht edhe shtëpinë e tij që është një shtëpi 2-katëshe vilë me një vlerë mesatarisht tregu shkon 300 apo 400 mijë Euro dhe është shitur në ankand për një vlerë qesharake prej 33 milionë Lekësh të vjetra, që jo në mes të Tiranës por nuk i gjen në asnjë qytet të Shqipërisë me këtë vlerë. Për këtë dosje, për këtë çështje, janë ndjekur rrugët ligjore ndaj institucioneve përkatëse gjykatë, prokurori dhe Ministri e Drejtësisë. Përsa i përket Ministrisë së Drejtësisë, i jemi drejtuar me shkresë zyrtare ku i kemi kërkuar fillimin e verifikimit për ligjshmërinë e veprimeve të tij. Në mënyrë fare absurde prej 1 viti nuk ka asnjë përgjigje, asnjë reagim dhe asnjë marrje mase, të paktën edhe një verifikim formal. E dyta, drejtuar Prokurorisë kemi dijeni që çështja është regjistruar në Prokurori, janë kryer verifikime paraprake, sot që po flasim ky përmbarues është marrë i pandehur zyrtarisht për veprën penale të mashtrimit dhe falsifikimit. Kemi dhe vërtetim nga prokuroria të lëshuar për këtë çështje i datës 22.2.2022. Dhe pavarësisht këtij fakti, nuk nguron ky përmbarues që të angazhojë forcat e policisë së Komisariatit Nr.4 çdo dy apo tre ditë që të kryejë veprime për të vënë në posedim, pra të nxjerrin jashtë nga shtëpia palën debitore.

Kleçka që ka përdorur përmbaruesi është se njoftimin për prishje të marrëveshjes, e ka bërë në vendlindjen e debitorit, në Milot dhe jo në Tiranë, ku ka vilën e banimit. Me këtë manovër dhe në fshehtësi, përmbaruesi ka bërë procedurën për marrjen e vilës 2-katëshe, duke e shitur me ankand abuziv për 33 milionë Lekë të vjetra.

Nga ana tjetër, në ballafaqimin me gazetarin, përmbaruesi privat tha se nuk ka bërë asnjë shkelje, madje kërkoi nga gazetari që të kërkonte falje nëse nxirrte dokumentet origjinale ku kishte firmosur vetë qytetari. Gazetari pranoi sfidën përpara kamerave, por kur përmbaruesi privat nxorri dokumentet origjinale, aty rezultonte që kishte firmosur i vëllai i qytetarit që denoncon rastin, dhe jo ky i fundit.

Gazetari-Tani kjo duket këtu që është kleçkë dhe unë jam i drejtëperdrejtë, ti ato njoftimet për prishjen e kontratës I ke bërë në Milot dhe kalimin e pronësisë e ke bërë këtu dhe këtë tashi më fal për shprehjen po nuk e ha njeri këtë lloj. Po pse qesh? Pse e ke bërë në Milot zotëri, pse e ke bërë në Milot?

Përmbaruesi Besnik Bajraktari-Jo, se po flet gjëra, gjëra, që janë..Zotëria, shikoje, dërgoja prishjen e marrëveshjes, se e kemi provë!

Gazetari-Po ku ka firmosur ai?

Përmbaruesi Besnik Bajraktari-Ta tregoj unë! Po n.q.s ka firmosur ai, ça thua ti?

Gazetari-Unë të kërkojë falje e bëj ça të duash ti.

Përmbaruesi Besnik Bajraktari-Burrçe?

Gazetari-Burrçe mo, e ke të filmuar.

Përmbaruesi Besnik Bajraktari-Burrçe?Nxirre dosjen origjinale, se fotokopje s’dua!

Gazetari-Prishjen e marrëveshjes, kush e ka firmos?

Asistentja-Po, e ka. I vëllai! Saba..!

Gazetari-Po ç’punë kaqë firmos i vëllai?

Përmbaruesi Besnik Bajraktari-E ka firmos i vëllai.

Gazetari-Të flasim drejtë.

Përmbaruesi Besnik Bajraktari-Mirë! Të flasim drejtë, e të rrimë shtrembër! Ca do nga unë ti, që të bindesh ti, që unë, atij njeriu i kam dalë borxhit?

Gazetari-Jo mo ça dua unë, ja ku i ke të gjitha ça ka bërë ai.

Përmbaruesi Besnik Bajraktari-Po mirë i ka bërë! Unë s’ia kam mohuar.

Marrë nga Tv Klan

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet besnik bajraktari dritan shehaj besnik bajraktari dritan shehaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj