Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ELBASAN– Festa e “Dita e Verës” në Elbasan është kthyer në arenë përplasjes mes simpatizantëve të Partisë Socialiste me ata të demokratëve. Axhenda e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur bashkë në të njëjtin shesh simpatizantët, duke nisur edhe shkëndijen e përplasjes.
Teksa Basha kalonte, nuk munguan thirrjet “Rama ik!”, të cilat numri një i opozitës i përshëndeti me dy gishta lart. Më pas, të njëjtat fjalë u përsëritën teksa Rama kalonte. Duke u hequr si i pashqetësuar, Rama u bënte shenjë me dorë që të vazhdonin, ndërsa turma nuk kishte të ndalur.
Të mërzitur për pritjen që i bënë ‘liderit’ të PS-së, socialistët nuk duruan dot më. Nisëm të ofendonin me fjalë fyese Bashën, duke bërtitur në kor; Basha, Basha të q****** motrën!
Kaq u desh! Palët filluan të përplaseshin ndërsa Policia e Shtetit nisi nga puna për të ndarë turmat e duke nisur edhe me shoqërimet në Komisariat. Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar se cilët ishin iniciatorët e sherrit, Gazmend Bardhi nuk ka pritur më gjatë dhe ka publikuar me emra dhe foto personat që mbështetën socialistët, të gjithë me të shkuar kriminale e shumë të njohur për publikun dhe Policinë e Shtetit.
Të përfshirë në momentet e sherrit, ishin dhe të moshuar dhe një vajzë, të cilët nuk dihet nëse u ndodheshin rastësisht aty, apo u sulën për të mbrojtur të preferuarin e tyre.
Ndërkohë që sulmin e vijuan më pas edhe krerët e partive më të mëdha në vend. Rama tha se nuk kishte pse të jepte llogari se kur vinte në Elbasan, duke mos pranuar se përplasja e axhendës me Bashën ishte e qëllimshme.
“Tash 20 vjet që vij në ditën e verës në Elbasan, s’kisha parë një turmë ulëritëse me flamuj partie, si ai automobili zhurmues i filmit “Koncert në vitin 36”! Dukeshin si 100 kopje të Ilir Metës, ndërsa Luli kishte parkuar makinën në korsinë e biçikletave e ishte fshehur mes tyre! Kjo shfaqje vulgare është një tjetër shembull i degradimit të një opozite demode, e cila ka në krye një kukull në duart e Saliut&Ilirit, që duan sherr e përçarje, për të marrë peng Shqipërinë e drejtësinë!Keqardhje e madhe për #PD e kthye në vegël e dy hallexhinjve të drejtësisë!,”-shtoi ai më pas në rrjetet e tij sociale.
Ndërsa Basha ia përmendi se Rama po shoqërohej në qytet nga anëtarë të bandave që sipas tij nisën dhunën duke shkatërruar festën.
“Jo unë do të filloj me agjendën time. Mos të ndjekim agjendën e dhunës. Gëzuar Ditën e Verës, dhe po diskutonin dhe për bukurinë dhe shpresën që jep Dita e Verës. Më thanë se pati një incident. E kemi ditë feste me qytetarët Elbasanit. Shqipëria dhe Elbasani janë ndalur shumë këto vite. Kjo është ditë feste, dhe është dita kur Shqipëria duke duhet që të ndalojë. Ky vend është mbajtur në vend numëro nga ato që ushtruan dhunë sot. Ishte tentativa e tyre për ta prishur festën e qytetit të Elbasanit. Qytetarët mezi presin ditën e ndryshimit. Mos guxo të kërcënosh qytetarët e Elbasanit me banditët. Kjo është një ditë e shpresës, ku vera e mposht dimrin. Nuk e dija që edhe kryeministri kishte të njëjtin orar. Unë jam shoqëruar nga familjet intelektuale të Elbasanit. Rama shoqërohej nga banda. Thirrja ime është kundër dhunës. Dhunën e provokojnë ata që e kanë mbajtur Elbasanin 8 vite peng,”– tha Basha.
Ky është episodi i dytë i dhunës që ndodh brenda javës, kur më shumë se 40 ditë na ndajnë nga dita e zgjedhjeve. Të premten, presidenti Ilir Meta u përplas me efektivët e Policisë Bashkiake brenda zyrave të Frymës së Re Demokratike në Tiranë, të cilat u kërkuan të liroheshin nga Bashkia e Tiranës. Nisja e fushatës nuk është më e mira që kemi parë, por mesa duket përplasjet do të jenë pjesë e saj deri në fund.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
RUSI- Shqipëria i është bashkuar nismës së marrë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara së bashku me 44 vende të tjera për ...
ELBASAN– Një 24-vjeçar, me iniciale H.P., i infektuar nga pandemia e koronavirusit është hedhur nga kati i tretë i spitalit rajonal të Elbasanit. Burime ...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije bilancin e 24 orëve të fundit të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri. Mësohet se brenda 24 orëve janë r...
ELBASAN– Përplasja që ka ndodhur paraditën e sotme në Elbasan mes mbështetësve të Partisë Socialiste mes atyre demokratë ka ‘shkatërruar’ festën e Ditës së Verë...
ELBASAN– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi ka nxjerrë me foto dhe emra simpatizantët e Partisë Socialiste që u bënë ...
ELBASAN– Përplasja në Elbasan mes simpatizantëve të Partisë Demokratike dhe Socialiste ka “shkatërruar” festën e Ditës së Verës në qytetin e saj simbol. Publik...
PRISHTINË– Një shqiptar është prangosur në aeroportin e Prishtinës pasi është kapur duke tentuar të udhëtonte me leje qendrimi falsio. Sipas njoftimi...
SARANDË– Një 30-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet të jetë autori i vjedhjes me dhunë në një banesë dhe kultivimit të lëndëve narkotike...
Disa njerëz janë aq të ngarkuar nga situata e pandemisë saqë kërkojnë vetëm qetësi. Po qe se dikush bën zhurmë, atëherë ai person do t’i ketë me siguri punët pi...
TIRANË– Qytetarë të shumtë nga Tirana dhe jo vetëm, i janë drejtuar sot qytetit të Elbasanit për të festuar Ditën e Verës. Dhe pse në kohë pandemie, kjo nu...