LIVE UPDATES
Aktualitet

Përplasja Braçe-Salianji, kush është politikani shqiptar që del në përgjimet e Taçit

16 Nëntor 2021, 13:01 Nga DOSJA
Përplasja Braçe-Salianji, kush është politikani shqiptar

TIRANË– Deputetët Erion Braçe e Ervin Salianji janë përplasur ditën e sotme në sallën e Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përgjimet e antimafias italiane që zbuluan pastrimin e miliona eurove të klanit “Cosa Nostra” në Shqipëri. Pjesë e kësaj skeme rezultoi të ishte dhe biznesmeni Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim dhe në reagimet për mediat i ka konsideruar të pakuptimta akuzat e ngritura.

Prokuroria italiane nuk flet me emra për politikanin shqiptar, por Salianji sot ishte i bindur se zëvendëskryeministri i dosjes në fjalë që ndihmoi në pastrimin e parave të “Cosa Nostra”-s ka qenë Erion Braçe. Nga foltorja, Salianji e akuzoi Braçen për këtë gjë dhe e pyeti nëse ishte ai personi që kishte dalë në përgjime.

“Zotëria parafolësi im, doli në përgjime. Ke dalë në përgjimet e prokurorisë italiane, për Rezart Taçin. A je ti zëvendëskryeministri, o ti çohu në këmbë, a je ti zëvendëskryeministri që ke dalë në përgjime? Mos mu drejto mua si kështu, o kone…,”- tha Salianji, fjalë që sollën dhe përplasjen fizike mes tyre.

Pas rikthimit të qetësi në sallë, i prekur dhe me zërin që i dridhej mohoi totalisht të kishte lidhje me pastrimin e parave.

“Në këtë sallë, ka shpifës të dënuar nga gjykata. Madje jo shpifës së dënuar, por komplotues në kurriz të nderit, dinjitetit të njerëzve që janë në këtë sallë. E përsëritur, e përsëritur, natyrisht që ka një durim. Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit mban datën 18 tetor, 2021. Atë dokument e zotëroj të plotë. Në 18 tetor 2021 unë nuk kam qenë zëvendëskryeministër. Që në shtator, roli im ka qenë thjesht i deputetit, që të jemi korrekt e të qartë. E di shumë mirë që në këtë sallë ka njerëz që paguhen për të shpërndarë akuza sa te njëri e te tjetri. Do e provoj që paguhen. Kjo histori me lojëra luftërash banale që ndodhin këtu, përfundojnë te dita e pagesës kesh. O kam denoncuar unë privatësimin e Armos, të gjitha ngjarjet që kanë pasuar transaksionet e Armos, midis të cilave dhe ngjarje tragjike, nuk ka fol njeri në këtë sallë. Jo vetëm kam folur dhe kam kallëzuar në Prokurori. Një prokuror që nuk është më, e mori dhe e fshiu dosjen. Aty e keni Armon varr të hapur të një korrupsioni politik, që nisi në atë parti dhe vijon të mbesë varr i hapur në atë parti. Mes meje dhe Taçit na ndan një oqean i madh. Unë me të s’kam folur kurrë. Unë nuk kam shkelur kurrë në televizionin e tij,”- tha Braçe.

Çfarë thuhet në përgjime për politikanin shqiptar?

Taçi është në kërkim, por dy njerëzit e tij në Shqipëri janë arrestuar, kunati Artur Balla dhe shoferi Bledar Lilo. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të verifikojë të gjitha pasuritë e biznesmenit të hidrokarbureve. Hetuesit kanë kërkuar informacion nga bankat e nivelit të dytë në vend, për të identifikuar llogaritë bankare në emër të Taçit dhe familjarëve të tij si dhe zyrës së pasurive të paluajtshme.

Dosja e plotë me rreth 100 faqe e Anti-Mafies Italiane zbulo rolin e ish-bosit shqiptar të naftës Rezart Taçi në transferimin e mbi 18 milionë eurove të një sipërmarrësi kontrovers italian të hetuar për lidhje me “Cosa Nostra”-n, Francesco Zummo. Për shumën që do të kalonte nga Zvicra në Shqipëri dhe më pas në Singapor ose Hong Kong, Taçi do të merrte pjesën e tij. mbi 3 milionë euro si “komision” për ndihmën. Sapo transferta nga banka zvicerane të mbërrinte në Shqipëri, nëpërmjet Petruzzella-s, do t’i duhej ta transferonte në një kompani në Singapor ose Hong Kong.

Kur italianët e kuptuan që paratë ishin të bllokuara, kaluan te varianti ‘B’, mbledhja e firmave të politikanëve shqiptarë. Pa përmendur emra, në një bisedë të përgjuar, Fabio Petruzzella kërkon që të përshpejtojë gjëra, por Balla, sipas tij, i kishte përshpejtuar.

“I tha absolutisht që jo, ti duhet të lëvizësh vetëm kur të të them unë. Pothuajse është e bërë, varet vetëm nga ky copë m*** që po mbledh firmat e të gjitha ministrave të qeverisë shqiptare, se nuk do që t’i çajnë b**** nga askush,”- është përgjuar të thotë Petruzzella referuar Ballës.

Por cilët janë politikanët shqiptarë? 

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore erion brace ervin salianji rezart taçi seance plenare 16 nentor 2021 erion brace ervin salianji rezart taçi seance plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj