LIVE UPDATES
Politike

PËRPLASJA/ Gazeta Express: Vjosa Osmani harxhoi 1500 euro për tri ditë në Shqipëri. Presidentja: Lajm i rremë! Buzhala i k

2 Janar 2021, 12:35 Nga DOSJA

PRISHTINË- Vizita e presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmani në Tiranë javën që shkoi ka ndezur debatin në Prishtinë. Me kthimin e Osmanit, mediat në vend janë marrë edhe me detajet teknike të vizitës, përtej mesazheve politike dhe debatit që nisi në Shqipëri. Kështu, gazeta Express, e drejtuar nga gazetari Berat Buzhala, në një artikull të botuar për shpenzimet e drejtuesve politikë në Kosovë, raportonte se Vjosa Osmani kishte haxhuar 1478 euro për tri ditë “mëditje” (udhëtim) në Shqipëri.

TABELA E PUBLIKUAR NGA EKSPRESS:

Por presidentja nuk ka qendruar duarkryq. Në një postim në rrjetet sociale, Osmani sqaroi mesditën e të shtunës, se shkrimi i “Express” është propagandë, dhe se ajo nuk ka marrë paratë në fjalë, pasi delegacioni që e shoqëroi dhe ajo vetë kanë qenë 8 persona. Osmani thotë se vizita i ka kushtuar shtetit të Kosovës nga 39 euro në ditë për secilin, dhe në total bëhet vlera e nxjerrë nga Express. Osmani sqaron se në përgjigjen që presidenca i dha Express ky sqarim u bë, por media vazhdoi dezinformimin.

Gazeta Berat Buzhala, rishpërndau qendrimin e Osmanit, dhe i kërkoi falje presidentes. Në sqarimin e tij, Buzhala thotë se raportimi korrekt u cënua dhe se shkrimi ishte poshtë standarteve të Express. Botuesi paralajmëron se janë marrë masat dhe se parimet e gazetarisë u cënuan edhe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, në një shkrim të disa ditëve më parë.

REAGIMI I VJOSA OSMANIT: 

Të dashur qytetarë, Gjatë ditëve në vijim, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë deri më tani, do të përballeni me një sërë propagandash. Një të tillë mund ta lexoni sot në mëngjes tek Gazeta Express, e cila thotë se Osmani mori 1 mijë euro mëditje për 3 ditë në Shqipëri. Kjo nuk është e vërtetë. Nuk i kam marrë unë 1 mijë euro, por ashtu siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit nga presidenca (sepse kemi qenë 8, e jo vetëm unë) kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet. Edhe pse në përgjigjen e kthyer për Express nga zyra për media potencohet qartë se ajo shumë është për të gjithë anëtarët e delegacionit, Express dezinformon se gjoja unë kam marrë e vetme ato 1 mijë euro.

Përndryshe kjo është një ndër vizitat e rralla kur shpenzohet kaq pak në një vizitë zyrtare. Së shpejti do të publikohen shpenzimet e që të gjithëve dhe do të shihni krahasimin se si të tjerët kanë shpenzuar. Qofshin ato nga qindra mijëra euro mëditje, udhëtime, përdorim i kartelës zyrtare etj etj. Për momentin, mund ta shihni këtë krahasim, për 11 muajt e mi si Kryetare e Kuvendit (i bazuar në raportet zyrtare të Kuvendit) dhe shumë shpejt do ta publikoj edhe raportin e shpenzimeve të krahasuara në Presidencë (Vini re: Shpenzimet janë për komplet kabinetin e jo shpenzimet e mia individuale). Edhe pse kurrë s’kam dashur të merrem me këto çështje përkundër faktit që kam shpenzuar rreth 30 fish më pak se të tjerët, propagandës së ulët do t’i përgjigjemi me fakte. Prandaj, ju lus që të keni kujdes kurdo që lexoni “lajme”, të tilla dhe paraprakisht t’i konfirmoni ato me raportet zyrtare të institucioneve lidhur me ato shpenzime. Ne do të jemi transparent me secilin cent të shpenzuar, por në të njëjtën kohë do t’u japim qasje mediave për të parë edhe sa kanë shpenzuar ata që ishin para nesh, përkundër ndërhyrjeve kriminale që po kemi kohë pas kohe për të parandaluar një gjë të tillë. 

PËRGJIGJIA E BERAT BUZHALËS:

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike berat buzhala gazeta express vizita e vjosa osmanit ne tirane vjosa osmani berat buzhala gazeta express vizita e vjosa osmanit ne tirane vjosa osmani


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj