LIVE UPDATES
Aktualitet

2 Qershor 2020, 20:27 Nga DOSJA

TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka reaguar në lidhje me përlasjen që pati sot me kryemistrin Edi Rama përsa i përket menaxhimit të situatës së COVID-19. Skëndaj është shprehur se Rama e ka nisur takimin e tij tij me një gafë, duke iu referuar spitalit të Elbasanit, si spital COVID. Sipasj tij, gjatë periudhës së pandemisë, si spitale COVID kanë funksionuar vetëm klinika infective në QSUT dhe Sanatoriumi.

Gjithashtu ai i është përgjigjur akuzave të Ramës, se ka hyrë me forcë në spitalin e Elbasanit, duke rrezikuar veten dhe të tjerët. Skëndaj sqaron se ka kërkuar leje nga drejtori i spitalit, por është refuzuar me argumentin e pandemisë.  Gazetari shton më tej, se kanë qenë rojet që kanë ushtruar forcë ndaj një pacienti me sëmundje malinje, i cili kërkonte të fliste.

Reagimi i plotë i Skëndaj

Takimin e parë me gazetarët që pas mbylljes nga pandemia kryeministri Edi Rama e ka nisur me një gafë për të mos thënë një ‘fake news’. Gjatë konferencës për mediat në ambientet e jashtme të spitalit të ri covid 4 në hyrje të Tiranës, Kreu i qeverisë i referohet spitalit të Elbasanit si spital ‘Covid’ duke më fajësuar drejtpërdrejt se kam tentuar të hyj forcërisht në këtë spital duke vënë në rrezik infektimi jetën time, të pacientëve dhe familjarëve të shtruar. Por për cilin spital Covid e ka fjalën kryeministri pasi që nga nisja e pandemisë kanë funksionuar vetëm dy të tillë, klinika infektive në QSUT dhe spitali i Sanatoriumit nga 28 marsi deri në 18 maj. Pra Spitali i Elbasanit nuk ka qenë kurrë një spital Covid fakt të cilin kryeministri ndoshta nuk e di pasi në të kundërt përse do të duhej të lëshonte këtë gafë.

Por pasaktësitë e kryeministrit gjatë replikës nuk mbarojnë me kaq.
Kryeministri flet për kronikën e realizuar në News24 ku ai thotë se ka parë gazetarin të ushtrojë forcë për të hyrë në ambientet spitalore. Madje shkon edhe më tej duke thënë se ka ndjerë keqardhje për rrezikun e infektimit të gazetarit. Po si qëndron e vërteta e speciales në Spitalin e Elbasanit. Materiali i transmetuar në News24 në datë 12 maj 2020 të cilit i referohet kryeministri ka si qëllim për të përcjellë tek publiku kushtet spitalore në Elbasan ku u transferuan për 6 javë të sëmurët kronikë që mbetën pa një spital të specializuar pas mbylljes së sanatoriumit dhe kthimit të tij në spital Covid 2.

Materiali dëshmon qartë se nuk ka pasur asnjë ushtrim force apo tentativë sado të vogël nga gazetari për të hyrë forcërisht në spital siç pretendon kryeministri, përkundrazi. Duke respektuar masat mbrojtëse dhe distancimin social unë si gazetar tregoj se si kam ndjekur rrugën institucionale duke kërkuar leje që në fillim në drejtorinë e spitalit, leje që është refuzuar me argumentin e pandemisë. Pas refuzimit të lejes pa asnjë arsyetim bindës dhe pas heshtjes së drejtoreshës së institucionit kam kontaktuar nga jashtë objektit me një pacientë që shpreh dëshirën për të folur të cilit i kërkon të dalë jashtë spitalit për t’u intervistuar. Pikërisht në këtë moment ka pasur ushtrim force nga rojet e sigurisë që kanë tentuar daljen jashtë spitalit të pacientit. Gjithsesi në fund pacienti me sëmundje malinje në mushkëri arrin të gjejë një derë sekondare për të dalë nga spitali.

Rrëfimi i të moshuarit të sëmurë është rrëqethës teksa ndërpritet nga frymëmarrje tejet e rënduar. I sëmuri dëshmon se nuk ka marrë shërbimin e duhur dhe së në spital mungojnë gjërat më bazike duke nisur nga ilaçet. Është e habitshme sesi një kronikë rutinë, pa përplasje, pa dhunë, pa fakte ekskluzive dhe pa skandale të detyrojë deri në atë pikë kreun e qeverisë shqiptare sa të thotë të pavërteta të dukshme duke ofenduar e përçmuar punën gazetareske brenda çdo kodi etik të shkruar e të pashkruar. Rrëfimi i të moshuarit të sëmurë është rrëqethës teksa ndërpritet nga frymëmarrje tejet e rënduar. I sëmuri dëshmon se nuk ka marrë shërbimin e duhur dhe së në spital mungojnë gjërat më bazike duke nisur nga ilaçet. Është e habitshme sesi një kronikë rutinë, pa përplasje, pa dhunë, pa fakte ekskluzive dhe pa skandale të detyrojë deri në atë pikë kreun e qeverisë shqiptare sa të thotë të pavërteta të dukshme duke ofenduar e përçmuar punën gazetareske brenda çdo kodi etik të shkruar e të pashkruar.

Gazetari Erjon Skëndaj u përplas ditën e sotme me kryeministrin e Edi Rama, në lidhje me pacientët që nuk kanë marrë shërbim gjatë periudhës së pandemisë, për shkak të masave të marra nga qeveria. Rama akuzoi Skëndajn, se ka tentuar të futet me forcë në spitalin e Elbasanit, duke e cilësuar si një spital COVID.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama erion skëndaj koronavirusi ne shqiperi rama perplaset me gazetarin edi rama erion skëndaj koronavirusi ne shqiperi rama perplaset me gazetarin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj