LIVE UPDATES
Politike

PËRPLASJE në PD/ ‘Çfarë do tjetër Mondi?’, Spaho paralajmëron Salianjin: Mitraloz! Mos shaj në telefon, pas B

2 Tetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
PËRPLASJE në PD/ ‘Çfarë do tjetër

TIRANË– Mbështetja e drejtuesit Edmond Spahos ndaj ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha ka shkaktuar trazira brenda Partisë Demokratike. Pas bërjes publike se Spaho do merrte pjesë në Foltoren e Berishës, kolegu i tij nga i njëjti qark, Ervin Salianji komentoi veprimin e demokratit duke i reshtuar edhe arritjet brenda forcës politike. Teksa ishte i ftuar në ‘Abc’, Salianji ngriti pyetjen se çfarë kërkon më shumë Spaho nga PD, pasi ka qenë deputet, nënkryetar parlamenti, kryetar i Grupit Parlamentar dhe President i Federatës së Futbollit.

Po pse Lulzim Basha u bë i keq këto dy javët e fundit? Po pse, sepse nuk dua, sepse unë e kam koleg, por çfarë do të shumë Mondi? Ka 25 vite deputet, ka qenë ministër i PD, ka qenë president i FSHF-së i bërë nga PD, nga Lulzim Basha ka qenë i bërë n/ kryetar Kuvendi dhe drejtues i grupit parlamentar. Por përgjegjësi nëse ka Basha apo nuk ka ky? Ka qenë drejtues politik në 2017 në një prej qarqeve me rezultatin më të dobët të PD,”‘- tha Salianji.

Si kundërpërgjigje, Edmond Spaho i ka kushtuar kolegut të tij një shkrim, ku me ironi e quan Salianjin ‘mitralozin’ e partisë, duke shtuar se ai ka dashur ta ofendojë dhe ta ulë në sy të publikut. Ai i thotë se për të gjitha arritjet ka investuar energji, profesionalizëm, kohë dhe emocione, e se të gjitha janë të bazuara me votë. Spaho bën të ditur se disa ditë para mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, Basha e kishte thirrur në zyrë duke i ofruar dy pozicione në Kuvend dhe Parti, mirëpo shton se i refuzoi të dyja pasi donte të qëndronte vetëm deputet. Në fund të shkrimit, Spaho i drejtohet Salianjit duke i thënë: Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti regjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën. Të fala!

SHKRIMI I EDMOND SPAHOS

Replikë e detyruar me Mitrolozin e Partisë. Ne Kohën e monizmit në vitet 60-70, në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve ishte një kapterr gjoja shkrimtar, të cilin Partia e ndërsente sa herë deshte ti hante kokën ndonjërit. Kaq e madhe ishte paturpësia, egërsia dhe zelli i tij, sa që edhe Kadarenë mund ta nxirrte mediokër dhe antiparti. Këtë tipin Lazgush Poradeci e quante Mitrolozi i Partisë. Një mitroloz të tille kemi edhe ne në PD.

Dje publikova një status ku ngre shqetësimin tim per gjëndjen katastrofike në të cilen ndodhet PD. U shpreha që PD është bunkerizuar dhe për këtë pranova edhe pergjegjësitë e mija si një nga drejtuesit e saj këto 8 vite, megjithëse nuk kam pasur hapësirë për të ndryshuar gjë.

PD ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht në se dëshëron të fitojë zgjedhjet. Detyrimin për ndryshim dhe fitore e kemi në rradhë të parë për njerëzit në baze të cilët janë pa punë dhe bukë. Mendimet e mija nuk ua imponoj askujt, kushdo që i lexon të gjykojë sipas bindjeve të tij. Kjo vlen edhe për kolegët e Grupit Parlamentar. Cdo njëri prej tyre të më kritikojë me argumenta, madje ashpër, por pa fyerje dhe denigrime. Fjalen e lirë dhe norma të tjera demokratike po kërkojmë të vendosim në PD. Cuditërisht, dje në mbrëmje në një stacion televiziv, Mitrolozi i Partisë filloi te mitralojë duke u përpjekur të më ofendojë dhe ulur në sytë e opinionit publik.

“Cfarë do tjetër Mondi, pyeti Mitrolozi i Partisë, në 25 vite ka qënë Ministër, Kryetar i FSHF, Nënkryetar i Kuvëndit, Kryetar i Grupit Parlamentar?”

Hajde e mos e quaj këtë bunkerizim!!! Sipas Mitrolozit, ne nuk duhet të flasim sepse kemi marrë karrige dhe duhet respektuar kodi i karrikekracisë!!!

Mitroloz, për të gjitha arritjet kam investuar energji, profesionalizëm, kohë dhe emocione dhe i kam arritur me konkurim dhe votë. Ne vitin 1997, pasi lashë ministërllëkun, rifillova në PD si sekretar seksioni në lagjen time. Unë vetëm të ndenjurat kam të mijat, karriget janë të institucioneve. Ty ta kuptoj hallin që ke dhe pse mitralon. Kushedi të ndihmon krahu tjetër dhe të zgjidhet halli.

Për dijeni te opinionit dhe kolegëve të mi në Grupin Parlamentar, disa ditë para mbledhjes së fundit të Këshillit Kombëtar, Z. Basha më ka thirrur në zyrë dhe më ka ofruar dy pozicione në Kuvënd dhe Parti. Nëpërmjet tyre do të isha edhe anëtar i Kryesisë së Grupit Parlamentar edhe anëtar i Kryesisë së PDSH. I refuzova të dyja duke i thënë qe do të qëndroj vetëm Deputet. Kërkesës së tij për të konkuruar për anëtar të Kryesisë të PDSH i jam përgjigjur që nuk e kam qëllim në vetvete dhe nuk do konkurroj. Këtë e bëra edhe për të marrë pak përgjegjësi mbi vehte për ku kemi mbërritur në PD. Edhe nje këshillë të fundit për Mitrolozin. Mund ti vlejë edhe mitralierëve. Kujdes me fjalët sepse nuk janë si qentë që ju fërshëllen dhe i kthen prapa. Mos shaj në telefon, sepse që kur ndodhi ajo historia me Babalen të gjithë kanë filluar ti rregjistrojnë bisedat. Besoj më kupton ku e kam fjalën. Të fala!

Mesa duket përçarja mes demokratëve ka nisur, edhe mes bashkëpunëtorëve të ngushtë. Këtë fushatë elektorale, Edmond Spaho ishte drejtues politik i Partisë Demokratike në Korçë, ndërsa në listë u shtua dhe Salinjani. Të dy bashkë, arritën që të marrin në total 5 deputetë nga qarku. Por rezultati nuk u vlerësua mirë, pasi në raportin e bërë pas zgjedhjeve, rezultoi që Korça nuk kishte dalë brenda pritshmërive. Por tani duket se Salianji e ka ndarë “krahun” që do të mbajë, e po ashtu edhe Spaho. 

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edmond spaho ervin salianji edmond spaho ervin salianji

Sondazh

Poll
Politike 2 Tetor 2021, 10:05

TIRANË– Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka folur rreth arritjes së marrëveshjes së reciprocitetit të targave midis Kosoës dhe Ser...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj