All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Seks, martesë dhe para, këto janë pesë librat me histori erotike që ‘tronditën’ botën

20 Tetor 2019, 11:55 Nga DOSJA
All - Paragraf - 1

TIRANË- Edhe përse vapa nuk iku me gushtin por po na shoqëron edhe gjatë këtyre ditëve të tetorit, ne nuk do të presim borën e parë të këtij viti apo netët e  gjata të dimrit për të lexuar romane, novela apo poezi.

 Ata njerëz që janë të apasionuar pas leximit nuk kanë një kohë të caktuar për ta bërë këtë gjë, por në çdo stinë kanë dëshirë të lexojnë romane e libra voluminozë.

Voluminozë apo jo nuk ka shumë rëndësi, pasi sot në këtë artikull Dosja.al do t’iu tregojë historitë e pesë librave që kanë bërë bujë në të gjithë botën për shkak  të tematikës së që kanë trajtuar.

Historitë e këtyre 5 libra që kemi përzgjedhur t’iu tregojmë sot mesiguri janë të njohur herët nga ju, në mos  e keni lexuar vetë dikush duhet t’iu ketë shprehur me një vrull të madh  se çfarë shkruhej në fletët e “Fifty  Shade of Gray”, ‘Lolitës’, ‘Zonjës Bovari’ që e keni lexuar prej në tetë vjeçare, ‘Historisë O’ të shkrimtares franceze, apo librit që mund të kenë lexuar më së shumti vajzat shqiptare, ‘Dashuritë e Mëdha nuk veshin fustane nusërie’.

“50 hijet e Greit”

Ky është një ndër librat që më pas njerëzit patën mundësinë  ta shikonin edhe film, ku tregohej në mënyrën më të qartë të mundshme skenat intime në çift, historinë e dashurisë  dhe erotizmit eksplicit. Ky libër theu rekordin e shitjeve duke i kaluar 100 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Kjo ndodhi  pasi ishte nga ato libra që lexohej me një frymë, dhe pati shumë sukses dhe pëlqime nga lexuesit edhe pse bëhej fjalë për një histori që jo çdo kush e pëlqente apo lexonte për shkak të tematikës që trajtonte.

Por çfarë mendoni ju se i nxiti kaq shumë lexuesit  të lexonin këtë libër? Stili i të rrëfyerit apo diçka tjetër. Libri përshkruan  në vija  të trasha një histori dashurie, një marrëdhënie si të gjithë tjerat, pa diçka të panjohur, pasi  gjithçka  nisi siç jemi mësuar të shohim e dëgjojmë rëndom, një student lidhet me një biznesmen 27-vjeçar. Por ajo çka vjen ndryshe në këtë libër është sqarimi në mënyrë  të detajuar i skenave të seksit, gjë që nuk mund ta kemi hasur në libra të tjerë. Në këtë libër zbulohet ana tjetër që qëndron pas  një lidhje dashurie të zakonshmem, ku përfshihet kapërcimi i kufijve të moralit, epokë e ndrydhur gjatë këtij shekulli në perendim. Ndërkohë  mes gjithë asaj historie ka qenë narracioni i autores së panjohur që i bëri njerëzit ta lexojnë me një frymë këtë libër. Seksi dhe mënyra e të bërit seks, ishte pika e fortë që autorja, Stephanie Meyer, goditi tek lexuesit. Grupmosha që lexoi më shumë këtë libër është  19-29 vjeç ku kryesisht ishin gra dhe vajza. Por jo vetëm pasi mediat  e huaja kanë shkruar edhe për rastin e një burri i cili është gjetur i varur në litar mbi krevatin e tij duke praktikuar pozicionet e seksit që lexoi në libër.

Lolita – Vladimir Nabokov

I botuar që në vitin 1955 në Paris, ‘Lolita’ është një prej librave që ka tronditur çdo lexues gjatë atyre viteve, pasi tre vite më vonë u botua edhe në New York, në 1958.

Ishte Vladimir Nabokov, autori ruso-amerikan i cili gjeti guximin të shkruaj një libër me histori erotike që  çuditi botën mbarë kudo lexohej ky libër. Autori në librin e tij Lolita shkruante dhe rrëfente hapur për tërheqjen seksuale të një mashkulli ndaj një vajze shumë herë më të re se vetja.

Protagonist i këtij libri  është mësuesi, Humbert Humbert, i cili largohej gjatë verës në një shtëpi pushimi. Por gjatë kësaj kohe ai takonte bijën e pronarit, Dolores, ku në një kohë tepër të shkurtër mësuesi dashurohet me Dolores.

Gjatë ditëve të pushimit, Humbert e çon Dolores në një hotel dhe e vë në gjumë pasi i kishte dhënë disa të pinte disa pilula, në mënyrë që ta kishte të gjithën për vete. Megjithëse Lolita u lexua masivisht nga francezët, amerikanët e më pas nga çdo anglishtfolës u kritikua shumë.

Kritikët dhe lexuesit ndëshkuan dhe komentuan negativisht autorin ruso-amerikan  për përshkrimet e perversiteteve të një mashkulli. Megjithëse ngjalli shumë debat dhe pati kritika për një kohë të gjatë, Lolita është një prej librave që në ditët e sotme konsiderohet  një prej më të mirëve të shekullit  XX.

Zonja Bovari, Gustav Flober

Me siguri  nuk të ka shpëtuar të kalosh klasën pa lexuar, romanin  e famshëm ‘Zonja Bovari’. Ema Bovari është është një vajzë nga province që njihej si lexuese e rregullt e librave romantikë e më pas ajo kishte marrë një formim konservator në manastir. Nisur nga leximet e librave romantikë, dhe jetës që kishte perceptuar nga librat, vajza provinciale zgjedhjet e gabuara në jetë.  Ema humb lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta.

Ndryshe “Madam Bovari” është një roman kronikë i asaj kohe. Në këtë vepër  të stilit natyralist, përshkruhet me detaje çdo gjë. Zonja Bovari kërkonte ndryshime në jetën e saj, por nuk mundi të ndryshonte asgjë pasi ishte një njeri teje pasiv dhe i heshtur. Kujtojmë që e gjithë ngjarja është e shkruar bazuar në periudhën kur  Franca nuk ishte në ditët e saj më të mira. Kishte probleme ekonomike, psikologjike, morale dhe filozofike.

Autori në romanin e tij ka pasur si qëllim të demaskojë vlerat false të shoqërisë, moralin hipokrit të saj, kotësinë e letërsisë romantike dhe influencën negative të saj. Ema në të gjithë këtë roman shfaqet si viktimë e cila nuk ja del dot në një shoqëri që kishte Franca aso kohe.  Ema me ndihmën e Leonit apo Rodolfit mundohet të imitojë modelet që ofron Parisi, sepse siç i thotë Leoni: “Në Paris kështu bëjnë të gjithë”. Ema bëri zgjedhjet e gabuara në jetë mes Sharlit dhe Leonit, pasi me Sharlin kishte interesa krej të kundërta kulturore. Vajza provinciale vizatonte, i bie pianos dhe lexonte libra, ndërsa Sharli angazhohej nga ana praktike e familjes, siguronte të ardhurat duke punuar jashtëzakonisht shumë, e kënaqej  me poezitë që i lexonte Ema. Por kur lind një dashuri mes Emës dhe Leonit vjen edhe tronditja  më e madhe e Emës. Ndryshe ishte ky lloj raporti, bisedonin sëbashku, miratonin shpesh njëri – tjetrin duke shprehur shije të njëjta artistike.

Ky roman si filim u botua jo i plotë, por pjesë-pjesë në Revue de Paris në 1856. Qeveria ndërmori veprim kundër botuesit dhe autorit me akuzën e imoralitetit, por gjatë vitit në vijim, të dy u liruan.

Historia e O-së – Pauline Reage

E çuditshme, por në këtë libër të autores franceze një ndër personazhet kryesorë ësht O-ja, dhe libri tregon historinë e saj. E botuar në vitin 1954,’Historia e O-së’ romani i shkruar nga autorja franceze Pauline Reage, njihet për eksplorimin e temave të dominimit dhe nënshtrimit. Por në këtë roman personazhi kryesor, O-ja që prezantohet me lexuesin që në titull është një grua e ardhur mes  një grupi elitar për trajnimin dhe modifikimin trupor lidhur me dominimin.

Por gjithashtu ka në pronësi një markë rrobash. O-ja, është një modele e cila është e varur nga pronari i saj, Sër Stephen, ku dhe skllavërohet në punën që bën. Por O-ja  në fund të këtij romani të braktiset nga Sër Stephen, ku mbi të gjitha çudia është se kërkon leje për të vdekur.

Dashuritë e mëdha nuk veshin fustane nusërie- Mitsi Valaka

I botuar së fundmi, ky roman i shkrimtares Mitsi Valaka ka tërhequr me mijëra vajza për ta lexuar me një frymë këtë libër voluminoz.

“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar”- është një prej leksioneve që jep Valaka.

Që nga titulli autorja tregon jetën e vështirë të vajzave në aspektin e lidhjeve të dashurisë, dhe asaj martesës së përjetshme. Valaka vë në qendër të rrëfimit të saj, vajzën e thjeshtë, të pafat që pavarësisht dhjetëra lidhjeve që krijonte me meshkujt, dështonte gjithmonë.

Fustani i nusërisë është simboli që çdo vajzë e ëndërron në jetën e saj, por vajza e thjeshtë e këtij romani dashurohet disa herë, por për arsye nga më të ndryshmet nuk shkon kurrë në fazën e martesës, deri aty ku edhe duhet të vishte fustanin e bardhë.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim dashuritë e mëdha nuk veshin fustane nusërie fifty  shade of gray historia e o-së libra erotike lolita zonja bovari dashuritë e mëdha nuk veshin fustane nusërie fifty  shade of gray historia e o-së libra erotike lolita zonja bovari


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 20 Tetor 2019, 09:01

TIRANË– Gjithë historia nisi pas disa batutave që Shkira bëri për modelen Kejvina Kthella, pasi kjo e fundit kishte fituar çmimin e javës te “Dance ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë