LIVE UPDATES
Bota

Plas sherri gjatë ceremonisë mortore, rrihet lideri i opozitës turke (VD)

21 Prill 2019, 16:23 Nga DOSJA
Plas sherri gjatë ceremonisë mortore, rrihet lideri i opozitës

TURQI- Lideri i partisë opozitare në Turqi, Partia Republikane Popullore (CHP), Kemal Kılıçdaroğlu, është sulmuar nga një grup i cili protestonte kundër tij gjatë ceremonisë mortore të një martiri që humbi jetën ditë më parë në kufirin Turqi-Irak,

Kılıçdaroğlu vizitoi rrethin Çubuk të kryeqytetit Ankara, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të martirit Yener Kırıkcı, i cili humbi jetën në kufirin Turqi-Irak.

Një grup i cili brohoriste me sloganin “Martirët nuk vdesin, atdheu nuk ndahet, mallkuar qoftë PKK-ja”, sulmuan me grushte dhe shqelma Kılıçdaroğlu-n.

Në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 31 mars, Partia Demokratike e Popujve (HDP) e cila njihet me afërsinë ndaj organizatës terroriste të PKK-së, në qytetet perëndimore të Turqisë kishte mbështetur kandidatët e CHP-së.

Lideri opozitar i cili mbrohej nga njësia e operacioneve speciale, policia dhe xhandarmëria, pasi u mor nga zona, është dërguar në një shtëpi. Ndërsa përreth shtëpisë u krijua një rreth sigurie.

Celal Uzunkaya, drejtori i përgjithshëm i policisë, bashkë me pleqtë e fshatit me megafon u përpoqën që të qetësojnë grupin.

Më pas ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar arriti në shtëpinë ku ishte vendosur lideri opozitar. Gjithashtu edhe Akar kërkoi nga qytetarët që të qetësohen.

Kılıçdaroğlu pas rreth një ore u nxorr nga shtëpia dhe u largua me anë të një automjeti të blinduar. Në të njëjtën kohë forcat e sigurisë morën masa sigurie.

“Janë marrë të gjitha masat e sigurisë në lidhje me Kılıçdaroğlu-n. Janë drejtuar forcat shtesë, tashmë nuk ka problem të sigurisë”, tha Vasip Şahin, guvernatori i kryeqytetit Ankara.

Prokurori i përgjithshëm i Ankarasë, Yüksel Kocaman, në deklaratën për AA tha se kanë nisur hetim në lidhje me rastin.

Ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, tha “Sigurisht që është i papranueshëm një incident i tillë në ceremoninë mortore të një martiri. Qoftë e kaluar”. Soylu tha se janë duke e ndjekur rastin.

Ndaj sulmit reagoi edhe ministri i Drejtësisë, Abdülhamit Soylu, duke theksuar se është e papranueshme që të ndodhë një incident i tillë në ceremoninë mortore të martirit.

“Mendoj se ata që e kanë bërë këtë janë brenda një provokimi. Jam i bindjes që të zbulohet edhe planifikimi pas kësaj”, tha kryeparlamentari i vendit Mustafa Şentop, gjatë vizitës së tij në Tekirdağ.

Zëdhënësi i Partisë AK, në pushtet, Ömer Çelik, ishte ndër zyrtarët e lartë që dënoi sulmin ndaj Kılıçdaroğlu-t. “Dënojmë çdo lloj akt të dhunës. Askush nuk ka të drejtë të dalë jashtë ligjit. Dhuna nuk është një mënyrë e kërkimit të së drejtës ose protestës. Përgjegjësit do të zbulohen dhe do të merren veprimet e nevojshme ligjore”, theksoi ai.

Ndërsa zëvendës kryetari i AK Partisë, Numan Kurtulmuş, duke e dënuar sulmin e përshkroi atë si të papranueshëm.

(Marrë nga Anadolu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota lideri i opozites turke partia republikane popullore sherri ne ceremonine mortore yener kırıkcı lideri i opozites turke partia republikane popullore sherri ne ceremonine mortore yener kırıkcı

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj