LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Plenumi i V-të / Si e lejove ti Kadri që miku i Feçorit mbante revole e orë floriri

6 Janar 2022, 06:45 Nga DOSJA
Plenumi i V-të / Si e lejove ti Kadri që miku i Feçorit mbante

Nga Dashnor Kaloçi

TIRANË – Pjesa e njëmbëdhjetë / Publikohen disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSh-së), të cilat kanë qenë të panjohura për 40 vite me radhë dhe shohin për herë të parë dritën e botimit, ku ndodhet një dosje voluminoze me materiale sekrete e dokumente që i përkasin muajt tetor të vitit 1982, ku është pasqyruar materiali i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSh-së me titull “Mbi mungesën e theksuar të vigjilencës dhe gabimet e rënda të shokut Kadri Hazbiu në kohën që ishte ministër i Brendshëm”, autokritika me shkrim e Kadri Hazbiut, “Vendimi i Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së mbi përjashtimin nga Komiteti Qendror e nga Partia si dhe shkarkimi nga të gjitha funksionet shtetërore dhe shoqërore të Kadri Hazbit”, si dhe proces-verbali i Plenumit të Komitetit Qendror të mbajtur në datat 13 e 14  tetor të vitit 1982 në sallën kryesore të godinës së Komitetit Qendror, ku është diskutuar dhe është marrë në analizë puna dhe veprimtaria e ministrit të Mbrojtjes Popullore, Kadri Hazbiu, i cili akuzohet për “veprimtaria armiqësore” e tij për periudhën gati 30 vjeçare kur ai shërbente në funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme.  Dosja e plotë e me të gjitha dokumentet që botohet për herë të parë nga Memorie.al, ku përveç materialit “Tepër sekret”, të Byrosë Politike me akuza ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, publikohet edhe proces-verbali i Plenumit, ku Enver Hoxha dhe pjesa më e madhe anëtarëve të Byrosë Politike si: Ramiz Alia, Adil Çarçani, Foto Çami, Hekuran Isai, Manush Myftiu, Simon Stefani, Haki Toska, Pali Miska, Prokop Murra, Spiro Koleka, Rita Marko, Lenka Çuko, Muho Asllani, Llambi Gegprifti, Vangjel Çerava, dhe Komitetit Qendror të PPSh-së, si; Nexhmije Hoxha, Gafur Çuçi, Xhelil Gjoni, Pilo Peristeri, Sofo Lazri, Piro Kondi, Petro Dode, Behar Shtylla, Shefqet Peçi, Qemal Bregasi, Dritëro Agolli, Mine Guri, Themie Thomai, Mehmet Elezi, Lumturi Rexha, Tefta Cami, Vito Kapo, Harrilla Papajorgji, Anastas Kondo, Miti Nito, Sulejman Baholli, Halil Leli, Jashar Menzelxhiu, Enver Halili, Ali Vukatana, Tahir Minxhozi, Naunka Bozo, Luan Muhameti, Rexhep Kolli, Ndreçi Plasari, Sofie Çuadari, Nezir Gorica, etj., jo vetëm kanë akuzuar ish-ministrin Hazbiu, si bashkëpunëtorin me të ngushtë të ish-kryeministrit Mehmet Shehu, por edhe kanë debatuar ashpër me të gjatë gjithë mbledhjes së plenumit që zgjati dy ditë, duke i kërkuar atij që të jepte shpjegime për punën dhe veprimtarinë e tij që nga dita që ishte ulur në zyrën e ministrit, duke filluar nga marrëdhëniet e raportet me këshilltarët rusë, Konferencën e Tiranës në 1956-ën, e deri tek “bashkëpunimi i tij me grupet armiqësore” të kryesuara nga Teme Sejko, Beqir Balluku, Abdyl Këllezi dhe “poli-agjenti” Mehmet Shehu, si dhe vendimet shkarkimet nga detyrat dhe për përjashtimin nga Komiteti Qendror të Rexhep Kollit, Nazar Berberit, Veli Llakajt, Ndreçi Plasarit, etj.

Proçes-verbali ‘Tepër sekret’ i mbledhjes së Plenumit të V-të të Komitetit Qendror të PPSh-së, i mbajtur më 13 dhe 14 tetor të vitit 1982

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË

KOMITETI QENDROR                                                                          Tepër sekret

                                               -Sektori i Përgjithshëm-

 

PROCES-VERBAL I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 5-TË TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH MË 13 DHE 14 TETOR 1982

KADRI HAZBIU: Unë e bëra?

SHOKU MANUSH MYFTIU: Jo, unë! (me ironi).

SHOKU RAMIZ ALIA: Mirë, – thotë Manushi, pse bëheshin këto pa dijeninë tënde?!

KADRI HAZBIU: Po, bëhen

SHOKU RAMIZ ALIA: Dale, Kadri, ti e kishe këtë letër që e demaskon Sami Muhametin. Në gjyqin e Beqir Ballukut, Sami Muhameti doli një njeri shumë i poshtër

SHOKU ADIL ÇARÇANIDhe u përjashtua nga Partia.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në gjyqin e Abdyl Këllezit dhe të shokëve të tij, po Sami Muhameti del i tillë. Sami Muhametin, i përjashtuar nga Partia, juve e bëtë bashkëpunëtor të Sigurimit për ta mbrojtur, dhe në fakt e mbrojtët. Vetëm tani, pas këtyre sinjaleve, Sami Muhameti u fut në burg. Këto ishin sinjalizime konkrete.

KADRI HAZBIU: Po ato janë para se të përjashtohej Sami Muhameti nga Partia.

SHOKU RAMIZ ALIA: Jo, jo, dëgjo, dëgjo Kadri. Kjo kujtesa jote është e çuditshme, nganjëherë harron, ngandonjëherë kujtohesh mirë. Tani kujtohesh që kjo është prapa, po për fatin e keq është përpara.

KADRI HAZBIU: Epo ja që nuk e paskam mirë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ja që nuk e paske mirë.

KADRI HAZBIU: Epo pra…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Se Hysniu në përgjigjen që bën e thotë pikërisht kështu: “Feçori duhet të sqarojë pozitën e tij, tani që është dënuar Sami Muhameti”. Kështu thotë shoku Hysni shprehimisht. Pra, ai e dinte këtë çështje dhe kërkonte nga Feçori të japë llogari për këtë punë. Ti pse nuk e zbatove porosinë e tij?

KADRI HAZBIU: Ka dhënë llogari në organizatë ai, shoku Feçor, (shokët qeshin se dhe tani ai e quan “shoku Feçor”).

SHOKU RAMIZ ALIA: Për cilin?

KADRI HAZBIU: Për këtë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Fakt është që Feçori nuk ka dhënë llogari.

KADRI HAZBIU: Duhet parë, ka dhënë apo s’ka dhënë llogari dhe si ka dhënë, kjo është tjetër punë.

 SHOKU SIMON STEFANI: Po ti, porositë e shokut Hysni pse nuk i ke çuar deri në fund?!

KADRI HAZBIUCilën, mo, cilën?

SHOKU SIMON STEFANI: Ja këtë shënimin që ka bërë shoku Hysni.

SHOKU HEKURAN ISAI: Kaq i “është shkuar deri në fund këtij problemi” shoku Simon, sa u internua në Lushnjë dhe kaq shumë “është kontrolluar”, saqë dhe i internuar kishte revole! (të gjithë shokët shprehin habi se si duke qenë i internuar kishte revole!!).

E dyta, kur e arrestuam, ne kontrolluam shtëpinë dhe kishte një dhomë me mbi një milion lekë plaçka, sahate etj. Nuk e zmadhoj kur them kështu.

SHOKU ARANIT ÇELA: Jo një dhomë, po një magazinë ishte.

SHOKU HEKURAN ISAI: Një magazinë ishte brenda e mbyllur dhe ai rrinte i internuar. Atje kishte dhjetëra orë floriri, byzylykë floriri etj. Kështu ishte ndjekur problemi i Sami Muhametit! Ishe ministër ti Kadri, po si i lejove këto?!

Po kjo që thotë shoku Ramiz, që ai, Sami Muhameti u bë bashkëpunëtor?! Përse u bë kjo, a nuk u bë për ta mbrojtur?

SHOKU RAMIZ ALIA: Po, për ta mbrojtur.

SHOKU HEKURAN ISAI: Kjo ishte ideja që ishte krijuar për komplot me në krye Mehmet Shehun. Cila ishte kjo? Mehmet Shehu nuk mund t’i shpëtonte komplotistët dhe ata u dënuan me vdekje se nuk e lejonte Partia, por ai dha mendimin që ata të cilët shpëtuan nga pushkatimi, t’i shpëtojmë nga persekutimi dhe shumica e njerëzve të kastës janë bërë bashkëpunëtorë, për shembull vajza e………., gruaja e………… e të tjerë e të tjerë janë bërë bashkëpunëtorët tuaj.

SHOKU HEKURAN ISAI: Duke u bërë bashkëpunëtorët tuaj, ata nuk ndiqen, po kërkohen informacione për t’i futur të tjerët në qorrsokak.

KADRI HAZBIU: Po mirë, shoku Hekuran, mua Mehmet Shehu m’i paska dhënë këto direktiva?

SHOKU HEKURAN ISAI: Po këto zbatoheshin, ja na i sqaro ti.

KADRI HAZBIU: Jo, po juve jeni ministër i Punëve të Brendshme dhe flisni me kompetencë, tani, po të lutem shumë….!

SHOKU RITA MARKO: Po ti i ke zbatuar këto.

SHOKU PALI MISKA: Ti i ke zbatuar këto.

 SHOKU ENVER HOXHA: Po kush t’i ka dhënë ty këto direktiva që ke zbatuar ti?

KADRI HAZBIU: Ore, të lutem shumë, ne vendosëm që Sami Muhameti të internohej në Lushnjë. E shoqja e tij ishte anëtare partie. Tani, di unë se i është lënë atij një pistoletë?! A, të lutem shumë tani!

 SHOKU LLAMBI GEGPRIFTI: Pse nuk e di ti?

SHOKU XHELIL GJONI: Po një gjë tjetër a e di ti? A e di ti që Feçor Shehu vinte në zyrat e Sami Muhametit dhe atje fliste me persona jashtë shtetit?! Edhe ai në letër atë ngrinte.

KADRI HAZBIU: Po, është gjykuar.

SHOKU XHELIL GJONI: Çfarë u gjykua?

KADRI HAZBIU: E di, dakord shoku Xhelil, po për këto u ngarkua Bato Karafili dhe mesa di unë, i është shtruar në organizatën bazë. Nuk e di tani.

SHOKU JASHAR MENZELXHIU: Pse e vë në dyshim ti, tamam nga Mehmet Shehu u është thënë që këta të bëheshin bashkëpunëtorë, pse ta vëmë në dyshim ne?

SHOKU SPIRO KOLEKA: Ti ke qenë ministër.

SHOKU JASHAR MENZELXHIU: Ai ka qenë rezident në radhë të parë, natë e ditë me këtë rrinte Mehmeti.

KADRI HAZBIU: Kush, o?

SHOKU JASHAR MENZELXHIU: Ju.

KADRI HAZBIU: Ku, o?

SHOKU JASHAR MENZELXHIUNë gjah, në shoqëri, në punë e kudo, natë e ditë me ju rrinte dhe ne do të vëmë në pikëpyetje se juve nuk ju dha direktiva? Ai ka qenë rezident. Në radhë të pare, ti je në grupin kryesor të atjeshëm, me Feçor Shehun e me të tjerë.

KADRI HAZBIU: Po mirë, ore, në qoftë se jam ajo është një gjë që vërtetohet, do dalë ajo. Mos ki merak, shoku Jashar, për atë. Po të vazhdoj unë një çikë t’i mbaroj pyetjet pastaj t’i plotësojnë këta shokët?

SHOKU ENVER HOXHA: T’i mbarosh, po vetëm që këto s’kanë të mbaruar se janë me bishtra, (qeshin).

SHOKU NIMET CANI: Të na sqarojë dhe një fakt Kadri Hazbiu.

SHOKU ENVER HOXHA: Hë?

SHOKU NIMET CANI: Në vitin 1977 kemi qenë (i drejtohet Kadri Hazbiut) në plenumin e Komitetit të Partisë të rrethit të Kukësit, bashkë me shokun Reiz Malile. I deleguar i Komitetit Qendror ishte Kadri Hazbiu. Ky plenum u bë pas plenumit të Komitetit Qendror të Partisë, ku u denoncua tradhtia e udhëheqjes kineze dhe e Mao Ce Dunit si antimarksist.

Kadri Hazbiu kur hoqi dorë nga leximi i tekstit që mbante përpara, tha: Mao Ce Duni ka qenë marksist-leninist i madh. E pashë një herë me habi në fytyrë ç’po thotë ky?! Mbas nja një gjysëm ore, kur kaloi katër faqe që po lexonte materialin tha: “O unë e thashë gabim, po ky Mao Ce Duni është antimarksist”. Pra, ky nuk ishte i bindur në atë që thoshte (të qeshura).

KADRI HAZBIU: O, më fal, po kështu unë mund të varem që tani në minutë (i thotë me ironi dhe si duke qeshur).

SHOKU NIMET CANI: Jo, kështu e ke thënë. Ka qenë dhe shoku Reiz.

KADRI HAZBIU: Shoku Reiz Malile?! Po ai le të pyetet. Mirë, dakord.

SHOKU ENVER HOXHA: Lëreni të flasë një çikë, ta dëgjojmë Kadriun, pastaj do t’i bëjmë pyetje të tjera. Prisni t’i dëgjojmë xhevahiret që po na thotë.

KADRI HAZBIU: Dikush, më duket se shoku Xhelil, tha këtu që unë paskam thënë: “ç’keni me të atin, merruni me djalin e Mehmet Shehut”.

SHOKU XHELIL GJONI: “Merruni me djalin, ç’keni me të atin”, po, kështu më keni thënë.

KADRI HAZBIUPo më fal, shoku Xhelil, tani çdo përgjigje dhe ndërhyrje e imja mund të merret dhe si provokacion. Unë e mbaj mend kështu. Po unë juve dhe kujtdo që më ka informuar i kam thënë: “Po juve jepjani drejtpërsëdrejti të atit, informojeni atë. Pse komiteti i Partisë duhet të njoftojë Sigurimin?

SHOKU XHELIL GJONI: Jo, nuk më ke thënë ashtu.

KADRI HAZBIU: A, të lutem shumë, tani t’i mbajmë përgjegjësitë ashtu siç janë, pse duhej të më thoshe mua ti, kur ti je sekretar i Partisë?

SHOKU XHELIL GJONI: Po, ashtu siç janë. Unë bëj autokritikë që nuk vajta vetë te Mehmet Shehu e t’i thosha, po unë të thashë ty, se ti ishe anëtar i Byrosë Politike dhe ishe i detyruar t’ia thoshe Mehmet Shehut, çka kishte ndodhur me fëmijët e tij. Unë nuk të mora leje ty, po të thashë që t’ia thoshe dhe të atit.

KADRI HAZBIU: Ia kam thënë, apo nuk ia kam thënë…?

SHOKU XHELIL GJONI: Nuk e di unë nëse ia ke thënë apo nuk ia ke thënë, di vetëm si më ke thënë mua. Unë nuk të mora leje ty, për të thirrur djalin e Mehmet Shehut.

KADRI HAZBIU: Po atëherë përse më more në telefon? Përse më the?

SHOKU XHELIL GJONI: Të thashë që t’i thoshe Mehmet Shehut, se binte në sy sjellja e keqe e djalit të tij. Unë nuk e dija që Mehmet Shehu ishte tradhtar.

KADRI HAZBIU: Po unë e dija?

SHOKU XHELIL GJONI: Ku e di unë nëse e dije ti?

KADRI HAZBIU: Epo mirë atëherë ti di për vete, unë di për vete.

SHOKU XHELIL GJONIJo, jo.

KADRI HAZBIU: Ja kështu pra.

SHOKU XHELIL GJONI: Jo, mor jo. Unë nuk të kërkova leje për të thirrur djalin e Mehmet Shehut. Të thashë si anëtar i Byrosë Politike, që t’i thoshe Mehmet Shehut, kurse ti më the: “ç’doni me Mehmet Shehun ju, merruni me djalin”. Me djalin ne u morëm dhe e thirrëm.

KADRI HAZBIU: Më falni, unë nuk e mbaj mend që të kem thënë kështu, shoku Xhelil, po me siguri pozicioni im për këto, ka qenë ky: i biri i Mehmet Shehut ka qenë anëtar partie, prandaj ty dhe ndonjë tjetri, u kam thënë që juve vëreni në rregull atë si anëtar partie.

Kështu ta kam thënë. Ama për këtë ti duhet t’i thoshe dhe vetë Mehmet Shehut, pse me sufler, nëpërmjet meje do t’i thoshe? Se ç’bëja unë me Mehmet Shehun, i kisha thënë apo nuk i kisha thënë, ajo s’ka rëndësi tani.

SHOKU ENVER HOXHA: Po mirë, mbaroi kjo çështje. Kemi të tjerat.

KADRI HAZBIU: Dakord.

SHOKU ENVER HOXHA: Pse, mos do të rrimë një orë me këtë çështje? Ja, ne morëm vesh këtë që Xhelili thotë kështu, ti thua ashtu. Na u përgjigj tani për pyetjet e tjera, na i shpjego ato politikisht. (Memorie.al)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

dikur dikur dashnor kaloci enver hoxha dashnor kaloci enver hoxha

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty