LIVE UPDATES
Bota

“Po e kërkojmë …”, telefonatat nga SHBA që lëvizën qëndrimin e Kurtit për zgjedhjet serbe

15 Mars 2022, 19:03 Nga DOSJA
“Po e kërkojmë …”, telefonatat nga SHBA që

SHBA- Presioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka filluar ta shkrijë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë më 3 prill. Kosovaime.tv shkruan se qëndrimi i ngrirë i Qeverisë së Kosovës se serbët mund të votojnë vetëm përmes postës apo zyrës ndërlidhëse në Prishtinë ka filluar të bymehet dhe tashmë shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, po thotë se bashkë me ndërkombëtarët janë duke kërkuar një zgjidhje që s’e cenon shtetin e Kosovës.

Lideri i VV’së ka thënë se do të gjendet një zgjidhje si shprehje të vullnetit të mirë, që do të jetë brenda Kushtetutës, meqë s’dëshiron që asnjë qytetari të Kosovës me nënshtetësi serbe t’i privohet e drejta për të votuar.

“Ne kemi shprehur qëndrimin tonë dhe konsiderojmë që në njërën anë nuk duhet që t’u pamundësojmë serbëve në Kosovë, që përveçse kanë nënshtetësinë e Kosovës dhe atë të Serbisë, ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër kushtetutshmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e 15 janarit, neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhje që do të marrim në të ardhmen. Jemi në kontakt me ambasadat e QUINT-it dhe BE-së këtu në Kosovë në mënyrë që të shohim se çfarë zgjidhje mund të gjejmë që edhe të drejtat të mos shkelen, por kurrsesi të mos cenohet shtetësia, kushtetutshmëria, sundimi i ligjit dhe rezoluta… Ne do ta gjejmë një zgjidhje për këtë dhe konsiderojmë që ajo zgjidhje nënkupton vullnetin e mirë, por para se të gjitha, edhe dysheme e tavan është kushtetushmëria dhe sundimi i ligjit. Nuk duam asnjë qytetar i Kosovës që e ka nënshtetësinë e Serbisë të privohet nga e drejta e votës”, ka thënë sot Kurti.

Ky qëndrim i kryeministrit Kurti vjen pas dy telefonatave që i ka marrë nga këshilltari speical i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Chollet pas telefonatës së dytë të zhvilluar dje me kryeministrin, ka potencuar se ka pasur një bisedë të mirë me kryeministrin Kurti, dhe ka theksuar se është e rëndësishme që serbët që jetojnë në Kosovë e që kanë të drejtë vote t’iu mundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet e Serbisë.

Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, ka shkruar zyrtari amerikan në Twitter.

Telefonatën e parë për çështjen e njejtë, Chollet ia kishte bërë Kurtit sa ky i fundit ishte në Samitin e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë. Chollet kishte përmendur praktikat e mëhershme ku votat e zgjedhjeve serbe në Kosovë ishin grumbulluar nga OSBE-ja.

Nga Qeveria e Kosovës ka pasur qëndrim të prerë se me zgjedhjet serbe të prillit do të veprohet sikur me referendumin. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media të mbajtur më 23 shkurt 2022, kur ishte pyetur për mbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit, kishte thënë se serbët mund të votojnë përmes postës ose zyrës ndërlidhëse dhe se s’ka diçka tjetër lidhur me këtë çështje.

“Ajo do të jetë në linjë me kushtetutën e saj. Konsiderojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme që të respektohet Kushtetuta e Kosovës e ligjet në fuqi. Serbët e Kosovës votim me postë ose te zyra ndërlidhëse. Nuk ka diçka tjetër në këtë drejtim”, ka thënë ajo në konferencë për shtyp.

Qëndrim i ngjajshëm ishte mbajtur edhe për referendumin serbi i cili s’u lejua dhe që u ndalua edhe përmes një rezolute në Kuvend të sponzorizuar nga Vetëvendosje e Qeveria Kurti që ishte përkrahur edhe nga LDK-ja e AAK-ja.

Ka qenë ambasadori i SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, i pari që e ka kërkuar gjetjen e një zgjidhje që do të rregullonte çështjen e votimit mes Kosovës dhe Serbisë, në një reagim që e kishte bërë pas vendimit të institucioneve të Kosovës për të mos e lejuar referendumin e Serbisë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albulena haxhiu michael carpenter albin kurti albulena haxhiu michael carpenter

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj