Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar pak orë pasi një qytetar i prezantuar si Bilal Gjuzi, e denoncoi publikisht se po i merr pronën që e ka të legalizuar për t’ia dhënë firmës “Kamza Development”. Në një status në Facebook, Lame ka nisur të tregoj një histori me një komentues që nga nxitimi e ka mallkuar për “Sarajet” dhe më pas, pasi ka kuptuar se godina do kthehet në muze e ka falenderuar.
Duke lexuar këto komente, Lame shkruan se iu kujtua Antonio Baldaçi, një etnograf, gjeograf, botanist e studiues italian, që thoshte se nga ‘shqipot’ duhet të bësh kujdes pasi janë emocionalë.
Sipas Baldaçit një shqiptar të vret në vend në reagimin e parë dhe më pas mund të ulet e të qajë i penduar mbi kufomën tënde. Për pronën e qytetarit, Lame nuk e ka konsideruar të japë asnjë sqarim.
Statusi i plotë: MALAJZIANI DHE ITALIANI
Para disa ditësh përfunduam procesin e legalizimit të kompleksit Malajzian në Tiranë me rreth 780 apartamente dhe dyqane. Atë ditë thashë “rreth 780”, sepse e kishim me dyshim nëse do të përfshinim dot në proces edhe njërën nga hyrjet e kompleksit që kishte më tepër problematika brenda. Meqenëse Drejtoria Vendore ja doli ta mbyllte edhe atë, sot mund të them me siguri që janë gjithsej 813 familje që përfunduan odisenë e legalizimit të tyre, që ka zënë fill më 1995-ën kur firmën e parë e kish hedhur Aleksandër Meksi dhe përfundoi 7 kryeministra më pas me Edi Ramën. Por nuk po shkruaj për këtë. Ndërkaq, në krahun tjetër, po atë ditë shkruajta për zjarrin e rënë tek Sarajet, ku u përpoqa të sqaroj se Qeveria dhe Bashkia po ndërmarrin procedurat e shpronësimit për atë monument, me qëllim restaurimin e objektit dhe hapjen e një muzeu të qytetit. Pastaj u ula të ndjek kryqëzatën e mesazheve. Po veçoj mes tyre vetëm njërin: “Eli: Po si do të ndërtoni edhe aty mor plehrë! Lini mo një gjë të vjetër për TIRANEN tonë! Se shkatërruat çdo gjë të vjetër mor ju vraftë ZOTI!
Unë: O Zot, unë po të them që po shpronësohet për t’u bërë muze, ti më thua si do ndërtoni aty!!!
Eli: Më falni. E lexova përsëri. Të falenderoj. Na ka zënë frika nga prishjet vend e pa vend”.
Dhe mu kujtua Baldaçi. Antonio Baldaçi ka qenë një etnograf, gjeograf, botanist e studiues italian, që ka bërë mjaft udhëtime e studime nëpër Ballkan e Shqipëri, që nga fillimi i shekullit XX e deri në vitet ‘30. Në vitin 1905, ka botuar librin e parë me shënime për Shqipërinë, që asaj kohe ishte ende ndën Turqinë. Në një vend aty shkruan kështu: “Shqiptarët janë shumë emocionalë. Nga shqiptari ruaju nga reagimi i parë. Mund të të vrasë në vend dhe pastaj të ulet e të qajë i penduar mbi kufomën tënde”.
Baldaçi mu kujtua menjëherë sapo lexova mesazhin e Elit. Dhe sefte u mërzita, që në 120 vjet nuk kemi ndryshuar fare. Pastaj u gëzova. U gëzova se në 120 vjet nuk kemi ndryshuar asnjë gram dhe kemi mbetur po ata shqipot që qemë. Se ja, nëse Eli do e kish lexuar me kujdes që në fillim shkrimin tim, vërtet që nuk do më mallkonte, por kjo do bënte që unë të dyshoja se mos Eli ishte një shqipëtarkë gjakprishur që këta 120 vjet e kishin ndryshuar dhe ishte bërë si ndonjë italiankë a francezkë, evropiankë, a dreqi e di. Por duke më mallkuar pa parë fare se ç’thoja, u binda se kishte mbetur shqipëtarkë e vërtetë, si më të shumtit tonë që s’ka s’qepar që na dhënd e na ndryshon, paçka se shekujt dhe trenat e historisë na kalojnë përbri.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHQIPËRI– 2 mijë e 477 viktima, 5 mijë e 129 raste aktive dhe 131 mijë e 184 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pan...
TIRANË– Videoja që po shikoni po shpërndahet masivisht në rrjetet socaile, për shkak të përmbajtjes së saj. Aty tregohet një punonjës zjarrfikëseje që po s...
Babai i Bullarit ka treguar jashtë kamerave se i biri kishte në plan të largohej nga Shqipëria dhe të ikte në Gjermani tek i vëllai.“Është larguar nga shtë...
TIRANË– Babai i Xhuljano Bullarit, 25-vjeçarit që u vra sot në Babicë të Vlorës, ka marrë vesh lajmin e kobshëm teksa gazetari i Syri TV po e raport...
TIRANË– Xhuljano Bullari, 25-vjeçari që u ekzekutua sot në Babicë të Vlorë ishte nisur për në Itali. Mësohet se kjo ka qenë ajo që u ka thënë familj...
TIRANË– Koha e mbërritjes së dy avionëve në Shqipëri me emigrantët afganë, të cilët pritet të vijnë nesër, është parashikuar me nga 1 orë diferencë. ...
TIRANË– Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë simptomat si të vjella e diarre, pasi tregojnë se kanë varia...
TIRANË– Fondacioni gjerman ‘Friedrich Ebert’ ka dalë në përfundimin se në Shqipëri, problem për integrimin e vendit qëndron tek korrupsioni dhe krimi...
TIRANË– Një turist holandez, i cili ka të shtruar motrën në spitalin Infektiv pasi është infektuar me Covid-19 ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë të ko...