Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE – Thomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë, të enjten në mbrëmje vonë, ishte i ftuar në emisionin “Pressing” të “ABC News”. Drejtuesi gjerman, nëpërmjet një lidhjeje me skype, ka folur e tij ka folur për skuadrën e tij shkodrane që me meritë kryeson Superioren dhe i ka befasuar të gjithë me ecurinë e saj në këto 10 javë kampionat. Brdariç është shprehur për vijimin e garës, por edhe për rivalitetin me kundërshtarët.
“Jemi të lumtur dhe po e shijojmë vendin e parë, por jemi koshientë se na pret një punë e madhe dhe rrugë e gjatë. Si çdo skuadër edhe ne kemi nisur nga zero dhe askush nuk e mendonte se do kishim të tillë arritje. Ne kemi 22 pikë, duke luajtur lojë sulmuese dhe shënuar shumë gola dhe ky është tregues shumë i mirë. Diferencat janë shumë të vogla dhe është e vështirë.
Nuk është vetëm Kukësi, është Tirana, Teuta, Partizani. Duhet të bëjmë shumë kujdes për të përgatitur çdo ndeshje mirë. Ne nuk kemi presion sepse futbolli është për t’u shijuar. Nëse nuk e shijon duhet të largohesh, unë po shijoj gjithçka në Shkodër me një skuadër që e kam formuar vetë me lojtarë të fortë dhe cilësorë.
Ju e dini, ne nuk e kemi thënë kurrë se do e mbyllim në vend të parë kampionatin. Ne jemi në një pozicion shumë të mirë, por po marrim çdo ndeshje njëra pas tjetrës. E radhës është me Skënderbeun, kemi edhe dy sfida para festave dhe duke parë vetëm ndeshjen e radhës ne bëjmë më të mirën tonë.
Ne kemi ndërtuar në gusht një skuadër të re. Kemi lojtarë shumë të mirë dhe nuk kemi nevojë për shumë ndryshime. Në fund të sezonit disa lojtarë mund të lënë klubin dhe ne mund t’i zëvendësojmë në merkato. Mund të ndërhyjmë në dy-tre pozicione, por pa bërë ndërhyrje të madhe.
Nëse e mbajmë kreun do ishim të lumtur. Vijmë nga poshtë dhe nuk e mendonim suksesin e tanishëm. Kënaqem duke punuar me këtë skuadër dhe shpresojmë ta ruajmë suksesin”, u shpreh ndër të tjera Brdariç në këtë lidhje me studion e “Pressing”.
B.T (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI – Presidenti Andrea Anjeli u ka shkruar tifozëve të Juventusit, me rastin e Krishtlindjeve, ku ka premtuar një betejë të forte me rinisjen e kampion...
PARAGUAJI – Hoze Luis Shilavert, ish-portieri golashënues i Paraguajit, ka njoftuar kandidaturën e tij për presidencën e vendit të tij. Kjo u zbulua nga gazeta ...
SHBA– Pasi theu rekordin e Peles, kompania Budweiser i ka dërguar një birrë çdo portieri që Lionel Messi ka shënuar, për të festuar 644 golat e tij...
NAPOLI-Një vizitë e papritur ndodhi në muralesin e Diego Armando Maradonës në qytetin e Napolit pikërisht në prag të Krishtlindjes. Ai është ish-presidenti i Na...
ITALI– Largimi i Eriksen nga Inter në merkaton e janarit nuk është më diçka e panjohur. Mesfushori danez nuk u përshtat asnjëherë me ambjentin në M...
SPANJË-Dhjetë javë skualifikim dhe një gjobë prej 70,000 £. Ky është dënimi i vendosur për Kieran Trippier, i cili u vu nën hetim nga Shoqata e Futbollit (...
ZVICER – FIFA ka dalë me një komunikatën zyrtare, të cilën njofton se për shkak të pandemisë të shkaktuar nga koronavirusi, nuk do të zhvillohen dy nga ve...
ITALI – Aventura me Milanin, nostalgjia për Suedinë dhe përvoja e koronavirusit. Zlatan Ibrahimoviç ka folur për këto, por jo vetëm për to, në një interv...
ITALI – Pas ndeshjes kundër Torinos mbrëmë, Rino Gatuzo zbuloi se ai po vuante nga një shpërthim i miastenisë, një sëmundje autoimmune, që e kishte prekur atë n...
FIER – Artim Shaqiri, pas aventurës nga gushti 2014 deri në prill 2015 në krye të skuadrës së Kukësit, rikthehet sërish në futbollin shqiptar. Kësaj here, ai do...