"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Po transportonin 8 emigrantë të paligjshëm me ‘Volkswagen’ të marrë me qira! Arrestohet 31-vjeçari, shpallet në kërk
14 Shtator 2021, 07:33Nga DOSJA
LEZHË– Një 31-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Lezhë pasi u kap duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm. Gjithashtu, u shpall në kërkim një 18-vjeçar që kishte marrë me qira mjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga një 31-vjeçar që u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Gjithashtu, shpallet në kërkim policor 18-vjeçari që kishte marrë me qira mjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm.Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë dhe në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet tip “Volkswagen” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:-E. P., 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.Shtetasi E. P. është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot- Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, të marrë me qira nga shtetasi F. D., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Florian Meti (Martaneshi) është arrestuar nga policia e Tiranës pasi iu është gjetur një sasi e lëndës narktoike kanabis. 37-vjeçari është e...
MALI I ZI– Qytetarët kanë nisur në orët e para të mëngjesit një protestë kundër rregullave të reja që janë vendosur në kufi në Hanin e Hotit. Policia mbërriti n...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë lajmin mbi vizitën e Angela Merkel në Tiranë. Axhenda që ...
TIRANË– Kontrolle të imtësishme policore janë bërë në akse kryesore të rrugëve interubrane me fokus në Tiranë. Nga ora 19:00 deri në orën 23:00 janë vënë d...
TIRANË– Qytetarët shqiptarë do të dalin në protestë ditën e nesërme në orën 18:00 të Ministria e Brendshme. Shkak është bërë vrasja e 23-vjeçares, S...
TIRANË– Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.Sipas Meteoalb...
TIRANË- Në Shqipëri edhe pas tridhjetë vitesh të përmbysjes së regjimit komunist rreth 4 mijë familje janë në kërkim të eshtrave të të afërmve të tyre që u...