LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Tiranës akuzohet për dhunë ndaj protestuesve, prangosi 1 person me aftësi ndryshe

13 Mars 2022, 19:17 Nga DOSJA
Policia e Tiranës akuzohet për dhunë ndaj protestuesve, prangosi

Nga Gjergj Erebara

TIRANË– Gjykata e Tiranës liroi të dielën më 13 mars 34 prej protestuesve të ndaluar nga policia e Tiranës gjatë protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit nga qytetarët, kundër rritjes së çmimit të karburanteve dhe të produkteve të tjera të konsumit të përditshëm. Gjyqtarët Migena Laska dhe Gerd Hoxha kanë vlerësuar të ligjshëm ndalimin e të gjithë qytetarëve të arrestuar prej mbrëmjes së të enjtes e në vijim, ndërsa kanë vendosur të caktojnë masën e sigurisë “detyrim për tu paraqitur” për veprën penale “pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Përfaqësuesit ligjorë të protestuesve të ndaluar i cilësuan arrestimet të paligjshme, të dhunshme  dhe të urdhëruara politikisht me qëllim intimidimin e tyre.

“Ne i quajmë arrestimet e paligjshme sepse janë bërë duke u ushtruar dhunë ndaj personave që kanë qenë duke protestuar paqësisht në trotuar. Nuk kemi asnjë të dhënë në lidhje me dhunën e ushtruar nga protestuesit ndaj institucioneve publike, qoftë edhe ndaj forcave të rendit. Nga ana tjetër ne jemi dëshmitarë të gjithë se shumica e arrestimeve janë bërë nga persona civilë duke ushtruar dhunë ndaj protestuesve”, deklaroi për mediet avokatja e disa prej të ndaluarve, Adriana Kalaja dhe shtoi se do të kryenin kallëzim penal ndaj të gjithë punonjësve të policisë që sipas saj kishin shkelur ligjin dhe tejkaluar detyrën.

“Prokuroria nuk kishte asnjë provë sot, por u bazua në procesverbalet e mbajtura në komisariate se nga disa të ndaluar është kërkuar bllokimi i rrugëve dhe është bllokuar kësisoj qarkullimi i mjeteve. Do t’i çojmë në ndjekje penale dhe të tregojmë që dhe kur Policia e Shtetit shkel ligjin duhet të shkojë përpara ligjit”, pohoi Kalaja.

Policia e Tiranës nuk ju përgjigj pyetjes për koment që BIRN i drejtori përmes zëdhëneses lidhur me pretendimet e avokatëve për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. “[…]Për çdo pyetje që keni, dërgoni kërkesën zyrtare dhe do merrni përgjigjet përkëtese”, shkroi përmes aplikacionit Whatsapp zëdhënesja për shtyp e policisë së Tiranës, Nefarda Madani pasi ju drejtua pyetja për koment.

Për një prej të ndaluarve për të cilin është konstatuar në seancë se ishte me aftësi ndryshe, megjithëse u vlerësua i ligjshëm ndalimi, gjykata ka vendosur të mos caktojë masë sigurie duke e liruar menjëherë.

Avokati Florenc Tafo sqaroi për BIRN se i përfaqësuari prej tij, i cili ka është ndaluar teksa po qëndronte paqësisht në bulevard, është person me aftësi ndryshe. “Duket qartë nga mënyra se si ai artikulon. As nuk flet dot, as nuk të thotë dot datëlindjen e vet, nuk e di. Policia në atë moment kur ka bërë ndalimin, e ka arrestuar, e ka çuar në drejtori për katër ditë ka ndenjur atje, pa ujë, pa ngrënë pa asnjë dhe një gjë. Nga familjarët nuk është pranuar as dhe një gjë”, deklaron Tafo dhe sqaron se policisë i është bërë i ditur ky fakt, por nuk është marrë në konsideratë.

“Vërtetohet në bazë të kartelës së lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë. Është bërë ndalimi. Kemi vajtur unë si përfaqësues ligjor, kemi çuar kartelën që ai është realisht i sëmurë, por policia nuk na e ka pranuar duke bërë direkt ndalimin e personit që ka qenë me aftësi të kufizuara. ‘Për ne është shumë ok’, na tha policia. Por ai shihet qartë, kushdo që të vijë që ta shikojë dhe vizitojë, duket që ka probleme të theksuara të shëndetit mendor”, pohoi Tafo dhe kërkoi që Ministria e Brendshme të verifikojë dhe të marrë masa ndaj oficerit të policisë gjyqësore që ka marrë deklaratën e të përfaqësuarit prej tij dhe që ka vendosur ndalimin.

“Pasi personi që ka ndaluar është me aftësi mendore të kufizuara. Kërkojmë që të merren masa disiplinore për oficerin që ka bërë ndalimin. Presim një përgjigje nga policia”, përfundoi Tafo. Edhe avokatja Kalaja deklaroi për mediet se dukej qartë gjatë seancës për caktimin e masave të sigurisë se, një prej të ndaluarve ishte me aftësi ndryshe.

Policia e Tiranës mohoi të kishte pasur dijeni se personi në fjalë ishte me aftësi ndryshe. “[…]Shërbimet e Komisiariatit të Policisë Nr.1, kanë kryer veprimet e para procedurale për personat që kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, prishur rendin dhe qetësinë publike si dhe organizuar grumbullime e manifestime të paligjshme dhe asnjë prej të proceduarve apo të arrestuarve nuk ka paraqitur dokumente që është me aftësi ndryshe”, iu përgjigj pyetjes për koment zëdhënësja Madani.

Prej të mërkurës kur u zhvillua protesta e parë e qytetarëve kundër rritjes së menjëhershme të çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë të konsumit, policia shoqëroi në komisariate mbi 200 persona nga të cilët rreth 50 u arrestuan dhe 15 të tjerë u shpallën në kërkim.

Për kryerjen e ndalimeve policia përdori punonjës të veshur civilë dhe të maskuar, të cilët ndanë nga grupi protestuesve të rinjtë që më pas u shoqëruan me forcë në furgona policie. Arrestime u kryen dhe në qytete të tjera ku u zhvilluan protesta të ngjashme, ku numrin më të lartë e njoftoi Policia e Dibrës.

Ndalimet u cilësuan shqetësuese nga Avokati i Popullit që nëpërmjet një komunikate për shtyp i kërkoi policisë të mos pengonte protestat paqësore. Ndërkohë aktivistë dhe protagonistë në protesta i cilësuan ndalimet nga policia si përpjekje për të trembur protestuesit.

Protestat nisën të mërkurën më 9 shkurt, pasi kryeministri Edi Rama deklaroi publikisht të martën se rritja e çmimit të naftës nuk varej nga qeveria shqiptare, por nga tregu që ishte ndikuar nga lufta në Ukrahinë. Pas fillimit të protestave, kryeministri Rama u detyrua të kthehet nga një udhëtim në Dubai dhe të premten në një takim të pazakontë me një grusht njerëzish të cilët i prezantoi si “furnizuesit me naftë”, premtoi çmim tavan të karburanteve.

Përgjatë ditëve të fundit, konkurrenca e kufizuar në tregun hidrokarbur të vendit duket se u shfaq me rritje të menjëhershme dhe të njëtrajtshme të çmimeve nga 220 lekë për litër në fillim të javës në 290 lekë për litër për disa orë mbrëmjen e së mërkurës. U deshën 48 orë që çmimet të ktheheshin sërish në kuotën e fillimit të javës, pasi qytetarët protestuan në Tiranë, Durrës, Berat, Sarandë, Bulqizë, Shkodër, Lezhë dhe Lushnje.

Marrë nga Birn

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet policia e tiranes proteste kunder rritjes se cmimeve policia e tiranes proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll
Aktualitet 13 Mars 2022, 17:38

FOTOT- Tym i madh në Tiranë, ç’po digjet?

TIRANË– Një shtëllungë e madhe tymi ka mbuluar këtë pasdite qiellin e Tiranës. Fotot e publikuara nga Dosja.al tregojnë pikërisht zonën e autostradës...

Aktualitet 13 Mars 2022, 16:52

Protesta në Bulqizë, bllokohet Rruga e Arbrit

BULQIZË– Qytetarë të shumtë kanë bllokuar Rrugën e Arbrit. Në orën 17:00 siç ishte paralajmëruar, ata kanë dalë në aksin kryesor dhe kanë bllo...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj