SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANE- Florenc Hoxha i cili u arrestua pas përfundimit të protestës së opozitës ka dalë paraditen e sotme para trupit gjykues për t’u njohur me masën. Hoxha ka mbajtur një deklaratë para trupit gjykues duke u shprehur se do të vazhdojë të protestojë derisa qeveria e kryeministrit Edi Rama të mos ekzistojë më. Sipas tij, policia i ka dhunuar banesën dhe i ka kërcënuar me armë vajzën e tij 12-vjeçare. Hoxha ka theksuar se gjithçka është pasqyruar në kamerat e sigurisë së banesës së tij.
Deklarata e plotë e Florenc Hoxhës
E quaj për nder të jap kontributin tim që të rrëzohet kjo qeveri
Dua të theksoj se kam marrë pjesë në të gjitha protestat e opozitës dhe këtë e kam bërë për fëmijët e mi dhe jo të më arrestojnë, por edhe masa më të rënda të aplikojnë ndaj personit tim, unë do të vazhdoj të protestoj deri sa kjo qeveri e krimit, kjo qeveria e bandave të largohet nga pushteti.
Dua të theksoj dhe një aspekt tjetër: momentin që jam shoqëruar, kam parë që banesa ime po rrethohej nga disa persona me kapuçë, mund t’u them kapuçonë të zinj se punonjës policie apo forca speciale nuk mund t’i quaj, të cilët kanë dhunuar banesën time. Kanë terrorizuar një kushëri timin që po qëndronte brenda banesës, duke kërcënuar me armë. Në atë moment kam komunikuar me shefin e Komisariatit 4, duke kërkuar të di se çfarë po ndodh me banesën time dhe zotëria në fjalë më ka thënë: janë urdhra të drejtorit dhe unë nuk kam çfarë të bëj, nuk janë kompetenca të miat. Në këtë moment i kam kërkuar vetëm disa minuta kohë sa të vishem. Në katin e parë qëndronte e gjithë familja ime, gruaja ime djali im 8 vjeç, vajza ime 12 vjeçe dhe halla ime, të gjitha femra. Në momentin që po vishesha kam dëgjuar një zhurmë të fortë dhe mbi 20 persona, e kam të pasqyryar me kamera, në momentin që do të kem mundësi t’i kem ato kamera, t’ia vë në dispozicion mediave, kam parë disa punonjës policie që i kanë drejtuar vajzës time armën në kokë duke i kërkuar se ku është babai?! Në ato momente kam ndjerë, jo lot, por një dhimbje shpirtërore se çfarë po ndodh me këtë shtet. Ku ka degjeneruar kjo bandë kriminale e drejtuar nga Edi Rama? Dhe djalit tim 8 vjeçar, i cili mundohej të largonte armën e këtij banditit me maskë, duke i thënë mos ma dhuno motrën. Në këtë moment, mbi dhjetë punonjës policie, në sy të familjes time, në sy të fëmijëve të mi dhe më kanë tërhequr zvarrë. Më kanë tërhequr zvarrë vetëm me arsyen se kam marrë pjesë në protestë. Pasi jam futur në furgon, po ta sqaroj dhe po e theksoj, njëri prej këtyre banditëve, më ka goditur në vazhdimësi gjatë rrugës dhe më ka nxjerrë pistoletën dhe ma ka vënë në gojë. Ma ka vënë për së dyti, sepse e kam ndjerë fishekun që ka dalë nga arma dhe më ka thënë: Këlysh i Bashës, guxo të dalësh edhe njëherë në protestë. Këto i keni të monitoruar dhe me kamera, jua vë në dispozicion. Nuk duket për të qeshur, është për të qarë në fakt.
Gjyqtarja: Për cilat kamera e keni fjalën?
Florenc Hoxha: Për kamerat e sigurisë së banesës sime.
Përpos kësaj, në aspektin policor, gjatë protestës, thuhet në fjalën e prokurores se unë paskam dhunuar një vepër arti. Me thënë të drejtën vetëm vepër arti nuk më duket në në syrin tim se nuk jam piktor si Rama. Kam thënë se ajo jo që nuk është vepër arti, por është dhuratë e Eskobarit të Ballkanit, gjethe e hashashit dhuruar Edi Ramës si formë e bashkëpunimit të tij dhe falenderimi për bashkëpunimin e vitit 2016-2017-të. Me të dëgjuar e kam, nuk e kam të provuar, se do të paraqisja provat.
Gjithashtu, dua të theksoj edhe diçka tjetër, jo vetëm si person në hetim, por edhe si ish punonjës policie: në momentin e protestës jam etiketuar si person që kam dhunuar punonjësit e policisë. Dua t’i ritheksoj prokurores: ka një emër konkret punonjësi policie që më ka akuzuar mua që e kam dhunuar?! Apo janë thjesht thënie apriori, thënë prej këtyre militantëve të partisë në pushtet që janë nëpër komisariatet e policisë?
Unë e quaj për nder që të jap kontributin tim, që të rrëzohet kjo qeveri. Dhe nuk i trembem as vdekjes, jo burgut. E quaj për nder, sepse kam kundërshtuar banditizimin dhe bandat e Shqipërisë, për jetën e fëmijeve të mi, por njëkohësisht edhe për jetën e fëmijëve tuaj zoti prokuror. Për të ardhmen e tyre. Nuk kam mundësi t’i largoj jashtë shtetit, siç bën një pjesë e ministrave të qeverisë, apo siç mund të bëni juve. Unë e kam ndërtuar jetën time në Republikën e Shqipërisë, në këtë vend që e dashuroj, ku jam rritur dhe dua të vdes po në këtë vend. Fëmijët e mi dua t’i rris pa drogë dhe pa shtet kriminel.
Unë i urrej fjalimet, por pas atyre skenave makabre që kanë parë fëmijët e mi, si mund ta them tani, se s’dua të intimidoj trupin gjykues, por çdonjëri nga juve, po të shikojë ato skena, sesi fëmija i mitur kërcënohet dhe kanoset me armë, si mund të veprojë një qytetar, i cili paguan taksat dhe është i rregullt. Nëse të do isha unë bandë e armatosur, ju siguroj i nderuar prokuror, se Edi Rama nuk do të ekzistonte më. Me aftësitë e mia policore, nëse do e kisha rrethuar me paramendim, ju siguroj se kryeministria sot nuk do të ekzistonte.
Po ju garantoj sërish se nuk kam bërë asnjë veprim të dhunshëm , as unë e as këta personat e tjerë. Nëse jam afruar për një moment, tek shkallët e kryeministrisë, kam vendosur shallin. Shalli ka qenë për mbrojtjen nga gazi CC, sepse e pashë se çfarë gazi po hidhej. A është e vërtetë se ky ëhtë gaz CC apo gaz CM? Në momentin që kam parë gazin CC, i kam provuar një ish-kolegut tim, që sot nuk mund ta kujtoj për momentin, që po, është gaz CC, dhe duhen kujdes për këta persona, sepse mund të vdesin, nëqoftëse thithen nga rrugët e frymëmarrjes.
Po e sqaroj edhe njëherë. Nuk e mohoj faktin se kam qenë në shkallët e kryeministrisë dhe kam identifikuar bombolat me gaz CC dhe CM. Ju mund të rilexoni manualet policore se çfarë efektesh anësore kanë gazi CC apo CM.
Kaq kam për të thënë zoti prokuror e zotërinj të trupit gjykues. Dhë nëse do të më jepet mundësia të jem në protestën e së enjtes, prapë do ta quaj për nder të jem në krah të liderit të opozitës.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Analisti i njohur Andi Bushati, ka reaguar lidhur me vendimin e Opozitës për të djegur mandatet dhe qëndrimin e ndërkombëtarëve kundër. Sipas Bushatit vendimi i...
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Takimi është ...
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane së bashku me një mikun e tij italian. Bëhet fjalë përkatësisht për 39-vjeçarin Detjon Ramaj dhe 40-vj...
Pas Brukselit, reagoi në Tiranë edhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, kundër bojkotit dhe lënies së mandateve nga opozita shqiptare. Soreca thotë ...
GJIROKASTËR– Është gjetur i pajetë brenda makinës së tij në fshatin Malshovë, Sokol Ramaj. Ramaj është gjetur brenda makinën së tij, ku është gjetur i...
Tiranë- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar ndaj qëndrimit të deputetit të LSI-së, Lefter Koka, i cili u shpreh se nuk do t...
Një zonë në kodrat e Patosit është përfshirë nga flakët. Bëhet fjalë për një sipërfaqe me shkurre dhe ullinj në vendin e njohur si “Ofiçina”, e cila ndod...
ITALI– Një 23-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohej për vjedhjen e një supermarketi me armë zjarri.Teksa kërcënonte ...
TIRANË- Kompani të ndryshme ndërtimi kanë kontraktuar kamionë për të hedhur mbetjet inerte në landfillin e Sharrës. Ky është i vetmi vend në të gjithë Tira...
GJIROKASTËR- Është zhvilluar ditën e sotme seanca e parë në ngarkim të mësuesit 63-vjeçar, Myzo Didaj, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualis...