LIVE UPDATES
Bota

Politika e jashtme e presidentit Biden gjatë vitit të parë në detyrë

16 Dhjetor 2021, 14:31 Nga DOSJA
Politika e jashtme e presidentit Biden gjatë vitit të parë

SHBA – Presidenti Joe Biden erdhi në Shtëpinë e Bardhë me mesazhin “Amerika është rikthyer” ndërsa premtoi se diplomacia do t’i zërë vendin fuqisë ushtarake, si instrumenti kryesor i politikës së jashtme amerikane.

2021 shënoi zhvillime të rëndësishme për politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Një tërheqje kaotike nga Afganistani në gusht, e vlerësuar gjerësisht si dështimi më i madh i vitit të parë të Presidentit Biden në detyrë.

Terrorizmi është intensifikuar dhe marrja e drejtimit nga talebanët ka çuar në sanksione që e kanë vënë Afganistanin në një pozitë krize të thellë, që mund të çojë në uri masive. Tërheqja e përshpejtuar kaotike amerikane shihet si e lidhur me këto rezultate. Tërheqja është në përputhje me objektivin e administratës për të ulur angazhimin ushtarak në Lindjen e Mesme. Por sfidat mbeten, përfshirë tensionet ekzistuese mes Izraelit dhe palestinezëve si dhe përpjekjet e ngecura për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 të fuqive botërore me Iranin. Administrata e Presidentit Trump e tërhoqi Amerikën nga marrëveshja në vitin 2018.

“Do të mbështesim aleatët dhe miqtë dhe do të kundërshtojmë përpjekjet e vendeve më të forta, që dominojnë ato më të dobëta, qoftë përmes ndryshimit të kufijve me forcë, shtrëngimeve ekonomike, shfrytëzimit teknik apo dezinformimit. E theksoj, ne nuk po kërkojmë një Luftë të Ftohtë të re, apo një botë të ndarë në blloqe të ngurta”, tha ai.

Presidenti Biden ka përcaktuar vijën ndarëse, atë që ai e quan luftë mes demokracive dhe autokracive. Ai bashkoi në dhjetor më shumë se 100 vende të botës në Samitin për Demokracinë, me përjashtim të Presidentit Xi Jinping të Kinës dhe Presidentit Vladimir Putin të Rusisë, të cilët i takoi veçmas virtualisht, duke përforcuar një tematikë themelore në doktrinën e tij të politikës së jashtme. Profesorja e shkencave politike në Kolegjin Wellsley, Stacie Goddard, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Bashkëpunimi global për çështje komplekse, ku kërkohet bashkëpunimi me Kinën dhe Rusinë, për çështje si klima dhe pandemia, por nga ana tjetër, duke iu përmbajtur linjës se Shtetet e Bashkuara do të bashkëpunojnë me demokracitë dhe Amerika është një vend demokratik. Shtetet e Bashkuara e trajtojnë një sfidë autoritare, si një sfidë të rëndësishme”, tha ajo.

Kina, aktualisht një kundërshtare e rëndësishme me fuqi ushtarake dhe ndikim gjeopolitik, ka përparësi në politikën e jashtme të Presidentit Biden. Ndërkohë, rivali tjetër Rusia, ka mobilizuar dhjetëra mijëra trupa përgjatë kufirit me Ukrainën. Andrew Lohsen, analist në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, foli me Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.

“Rusia nuk është një problem i zgjidhur. Është ende një aktor kryesor, që ka interesa të kundërta me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë evropianë. Një problem që nuk mund të lihet pas dore. Po shohim një qëndrim të Federatës Ruse, për t’u kujtuar Shteteve të Bashkuara se interesat e Moskës nuk mund të injorohen”, tha ai.

Një problem tjetër i pazgjidhur është edhe Koreja e Veriut, ndërsa Uashingtoni nuk është i gatshëm për arritjen e një marrëveshjeje, nëse udhëheqësi Kim Jong Un nuk angazhohet për t’i dhënë fund programit të armëve bërthamore.

Marrë nga VOA

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota donald trump joe biden shba donald trump joe biden shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj