6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANE – Sporti përfiton në këtë fundjavë nga heshtja zgjedhore për të patur të gjithë terrenin për vete, duke qenë se një muaj i zhurmshëm është dominuar nga deklarata akuza e ngjarje të rënda që lidhen me politikën.
Më në fund Partia Socialiste dhe kryeministri i ka liruar stadiumet që të rikthehen skuadrat të luajnë, pasi i zaptoi për kaq ditë, duke i mbushur me militant e zbrazur apo ndaluar tifozët e këtij sporti për t’i shijuar ndeshjet ashtu si ata simpatizant partish ndiqnin, ngjeshur e ngjeshur, fjalimet e “idhujve” të tyre.
Por për tu rikthyer tek futbollit, kjo javë e 29-të e Kategorisë Superiore luhet e gjtiha këtë të shtunë pasi të dielën votohet.
Në “Loro Boriçi” Vllaznia do të presë Skënderbeun me synimin për të marrë fitoren e radhës dhe qoftë edhe përkohësisht, kreun e renditjes, pas i është vetëm dy pikë larg Teutës kryesuese, që sot do të përballet me Tiranën.
Shkodranët vijnë me moral të lartë pas fitores tenistike në Fier ndaj Apolonisë dhe trajneri Thomas Brdaric ka në dispozicion të gjithë futbollistët e do të mund të hedhë në fushë 11-shen që i ofron më shumë garanci.
Nga ana tjetër korçarët po luajnë shanset e fundit matematikore për të siguruar mbijetesën dhe në Shkodër shkojnë me synimin për të mos dalë pa pikë, ndaj pritet një 90-minutesh mjaft interesant dhe i luftuar.
Fitorja ndaj Bylisit ka rikthyer qetësinë edhe te Laçi, që është sërish në garë për titull dhe do të provojë të marrë një tjetër 3-pikësh, këtë herë në transfertën e vështirë ndaj Kastriotit në Kamëz, pasi edhe krutanët kanë nevojë për pikë, që të sigurojnë sa më shpejt mbijetesën.
Po në orën 13:00 në Ballsh do të ketë një miniderbi mes Bylisit vendas dhe Apolonisë, por natyrisht karikimi maksimal do të jetë për mallakastriotët, që synojnë mbijetesën, pasi fieralët vetëm matematika i mban ende në garë për qëndrimin në elitë.
Në orën 16:00 vëmendja do të jetë në “Niko Dovana” të Durrësit, ku do të përballet Teuta kryesuese me Tiranën, në një nga sfidat më interesante të javës. Durrsakët janë ngjitur në krye pas tre fitoresh radhazi dhe do të provojnë të ruajnë këtë ecuri deri në fund të sezonit, ndonëse sot ndaj kryeqytetasve do të duhet të bëjnë pa shërbimet e sulmuesit Lorenzo Vila.
Nga ana tjetër, me dy barazime radhazi Tirana ka komplikuar garën për Europën, ndaj sot është e dënuar të fitojë, për të synuar arritjen e një vendi në katërshen e parë të renditjes.
Një tjetër sfidë interesante është edhe ajo mes Partizanit e Kukësit në “Air Albania”, ku verilindoret do të provojnë të ndalin edhe të kuqtë, pasi i hoqën dy pikë Tiranës një javë më parë. Nga ana tjetër vendasit e drejtuar nga Ilir Daja janë të dënuar të fitojnë për të qëndruar në garë për titullin kampion, i vetmi objektiv i mbetur këtë sezon.

B.T (Dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANE – Ish-trajneri i Tiranës Emanuel Egbo e konsideron një nga gjërat më të çuditshme dhe të paimagjinueshme çështjen e patronazhistëve. Në një...
UELLS-Ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs është akuzuar për sulm ndaj dy grave, (një nga këto ish-partnerja). Kjo u raportua nga shtypi anglez, sipas të ci...
EUROPË-Pandemia ka pasur efekte shkatërruese në ekonomi dhe gjithashtu në futboll, por lojtarët e kalibrit botëror duket se nuk preken nga kjo krizë. ̶...
EUROPË-Super League ishte jetëshkurtër, vetëm 72 orë, por vazhdon të nxisë diskutime dhe mund të çojë trondisë shumë klube (edhe pse tani për tani, ...
BALLKAN-Super League Europiane duket një kujtim i largët për UEFA-n. Një kompeticion që u shkatërrua ende pa filluar mirë. Megjithatë institucionit të futbollit...
ANGLI – Duke folur në konferencën për shtyp, para finales së “Carabao Cup”, ndeshje e cila do të zhvillohet të dielën e 25 prillit ndaj Tottenhamit në “Wembley”...
EUROPË-Jp Morgan, banka amerikane braktis projektin e Super League: ” Ne e kemi keqkuptuar se si do të pritej kjo marrëveshje nga shumica e komunitet...
ANGLI – Kryesuesit e Premier League, Manchester City ka siguruar shërbimet e talentit brazilian, Kaiki. Lajmi është zyrtarizuar nga vetë klubi britanik, i...
TIRANE – Sfida e nesërme ndaj Teutës, e vlefshme për javën e 29-të të Superiores, krijon nostalgji për Orges Shehin, i cili si trajner i Tiranës do të sfi...
SHKODER – Një finale e parakohshme e Kupës së Shqipërisë në Shkodër. Vllaznia pret nesër Skënderbeun në “Loro Boriçi” dhe kërkon tri pikët, për të ...