LIVE UPDATES
Politike

" Apartamentin e bleu me 390 euro metrin katror"/ Berisha: Dumani bëri kontratë porosie në vitin 2006, por nisi të banonte në vitin 2004

Kryedemokrati Berisha e cilësoi Dumanin si një ‘mashtrues të pafytyrë’ dhe deklaroi se ka mospërputhje në deklarimet e tij pasurore. 

1 Qershor 2026, 10:45 Nga I.A
" Apartamentin e bleu me 390 euro metrin katror"/ Berisha: Dumani
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë deklaratës për mediat para ambienteve të SPAK, hodhi akuza të forta ndaj ish-kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Kryedemokrati Berisha e cilësoi Dumanin si një ‘mashtrues të pafytyrë’ dhe deklaroi se ka mospërputhje në deklarimet e tij pasurore. 

Në deklaratën për gazetarët nga organi procedues, Berisha tha se kjo vilë në vitin 2003 u deklarua e përfunduar, ndërsa në vitin 2004 rezultonte tokë arë. Sipas tij, dokumentet në lidhje me vilën e përfituar nga Dumani hedhin dyshime mbi integritetin e kreut të SPAK.

"Rikthehemi pak edhe tek kryevetori, se ju e morët vesh që kur u ndërpre vetingu, Dumani u emërua si kryevetor i Shqipërisë. Ky kryevetor është një mashtrues i pafytyrë, i paskrupull, pa dinjitet. Ky kryevetor thotë se me datën 18.8.2006, bëri kontratë porosie, pra që do ndërtohej në vitin 2006, në një godinë pallat pesëkatësh 127.14 metër katrorë me shumën simbolike 50 mijë euro. Por në faqen 8 të aktmashtrimit të tij, Dumani deklaron se ka filluar të banojë në këtë apartament prej tetorit të vitit 2004. Pra thotë kontratën për blerje apartamenti e kam bërë me 18.8.2006, thotë në apartament kam filluar të banoj prej tetorit të vitit 2004.

A mund ta zbërthejë kush këtë mashtrim ordiner dhe qëllimet e këtij mashtrimi vulgar? Dhe ky ka kryesuar institucionin kryesor të akuzës së vendit. Dhe ky është përgjegjës për vetingun e prokurorëve dhe gjykatësve. Më thoni ju mua, ka ky njeri fytyrë, dinjitet, autoritet të kapë një dosje në dorë kur ndodhet para një mashtrimi të tillë që e nxjerr përnjëherësh jashtë nga shërbimi i tij? Ky është vetingu i Dumanit, që ta dinë ata qindra gjykatës dhe prokurorë që janë larguar, ca me të drejtë, ca me të padrejtë, se ja kush e ka bërë vetingun e tyre. Dhe thotë se ka blerë në vitin 2006 me 390 euro.

Ky person kërkon bashkë me këtë xhelatin e Sigurimit të Shtetit, Krajën, që ndërtimet e viteve ’70 të kohës së diktaturës të vlerësohen me çmimet e tregut të vitit 2026. Tani, ju që jeni gazetarë investigativë, u bëj thirrje të ndërmerrni një investigim ndaj këtij njeriu se i bëni një shërbim te madh, megjithëse u garantoj se kjo dosje do ta ndjekë atë gjer ditën e fundit të jetës së tij. Për këtë mos ketë dyshim se edhe Irena arriti të tejkalojë, arriti, të mos përdor një term banal, KLGJ-në, ILD-në, Olsin e Prokurorisë së Përgjithshme dhe me radhë, por erdhi puna dhe i ngeci në sharrë. Dhe ju, mediat, u ftoj prapë ta merrni atë dosje, të shihni se çfarë abuzimi të tmerrshëm ka në veprimtarinë e këtyre organeve, të cilat duhet të jenë të paktën në raport me ligjin, shembulli i zbatimit të tij," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj