LIVE UPDATES
Politike

PLUMBA, GRUSHTA & SHERR/ Historitë e dhunës në Foltoren e Kuvendit

Ndër përplaset më të ashpra janë ato të kryeministrit Edi Rama me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, ndërsa nuk mbetet pas edhe debati mes Berishës dhe Erion Braçes.

11 Korrik 2022, 16:10 Nga k.m.
PLUMBA, GRUSHTA & SHERR/ Historitë e dhunës në Foltoren e
Kuvendi i Shqipërisë

TIRANË- Foltorja e Kuvendit është vendi ku të gjithë të zgjedhurit e popullit, të 140 deputetët, ministrat, kryeparlamentari dhe kryeministri duhet ta përdorin në shërbim të qytetarëve. Por nuk ka ndodhur gjithmonë kështu. Shpesh herë, deputetët, ministra dhe vetë kryeministri janë përfshirë në përplasje për të marrë fjalën në Kuvend, që kanë degraduar edhe në përplasje fizike. Madje njëherë edhe në plagosjen e deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit.

Dosja.al ka risjellë në një shkrim të gjithë debatet që kanë ndodhur në Foltore, ku nuk janë kursyer, ofendimet, grushtat, shtyrjet, madje dhe plumbat. Ndër përplaset më të ashpra janë ato të kryeministrit Edi Rama me deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka, ndërsa nuk mbetet pas edhe debati mes Berishës dhe Erion Braçes. Por nga të gjitha përplaset në Foltore, “shembull” kanë vendosur Rama dhe Berisha që e kaluan të gjithë situatën me shumë sportivitet.

PLAGOSJA E AZEM HAJDARI

18 shtator 1997

Azem Hajdari: Boll se jena dy verior tash' po ik
Gafurr Mazreku: Jo, do flas unë. Pas meje
Azem Hajdari: Po ik er tashi

*nis përplasja fizike mes tyre

PALOKA GODET BRAÇEN NË FOLTORE, NDËRHYN GARDA


7 prill 2016

Situata në seancën e sotme parlamentare ka degjeneruar, teksa deputetët demokratë kanë goditur deputetin socialist, Erion Braçe. Ky i fundit, mori fjalën nga foltorja e parlamentit, për t’iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin. Teksa fliste Braçe, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani iu drejtua Braçës: "Pusho o këlysh kone"! Ndërsa ish-kryeministri ka hedhur një seri akuzash drejt Braçes, duke moskursyer as fyerjet kur e quajti atë: "Këlysh qeni!"

Pasi Braçe ia ktheu ish kryeministrit: Pusho plak matuf!, asokohe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka është ngritur nga karrigia dhe u drejtua për te foltorja e Parlamentit, ku edhe ka ngritur dorën në drejtim të deputetit socialist. Ndërsa Ilir Meta kërkoi ndërhyrjen e Gardës. Pas 5 minutash, seanca rifilloi sërish, por vetëm për disa minuta pasi situata mes palëve u ndez sërish. Këtë radhë ishte Roland Keta ai, i cili tentoi të godasë Erion Braçen. Asaj here, parlamenti u ndërpre përfundimisht.

BERISHA vs BRACE NË PARLAMENT

 30 shtator 2011

Erion Braçe: E fundit është kontrata koncesionare që po bën ky zotëria këtu...
Jozefina Topalli: Mbaroi koha. Zoti kryeminsitër
*Braçe vazhdon dhe flet nga Foltorja
Sali Berisha: Zonja kryetare dhe zotërinj deputetë, edhe njëherë dua t'i kthehemi pasurive dhe pasurimit të shqiptarëve.

PËRPLASJA MES RAMËS DHE FLAMUR NOKËS

17 nëntor 2016

Flamur Noka: Harroje se flet kush këtu, veç Sali Berishës. Harroje se i ke përmendur emrin. Jo, jo, pasi të flasë ai merre ti. Zonja tha e ka Edi Paloka, pastaj Sali Berisha. Foli Edi Paloka, tani e ka Sali Berisha.
Valentina Leskaj: Po ju çfarë doni në podium? Zoti Noka, ju lutem. Qetësohu. Ulur në vend. Mos thyej rregulloren. Ulu mo ulu. Zoti Noka uluni në vend. Ta ndërpres pra? Ndërpresim seancën, ndërkohë zoti Noka iu tërheq vëmendje.

SHERRI RAMA-NOKA 2.0

14 dhjetor 2017

Gramoz Ruçi: Të tërheq vëmendjen. Mos pengo seancën. Ulu poshtë.
Edi Rama: Unë nuk i thashë as injorant, as idiot, as kriminel. Asgjë nga fjalët që tha ai. Unë i thashë vetëm një opinion; llaxhorja më e madhe që ka ky vend.
Flamur Noka: Një drogaxhi.
Edi Rama: Ç'është ky mo?Ç'a është ky mo? Nga ç'pyllë e keni sjellë këtË?
Flamur Noka: Nga pylli i sat ëme
Edi Rama: Nga ç'pyll e keni gjetur Sali? Ç'është ky mo? Tërhiqeni në strofull këtë mo. Kush është ky mo?
Gramoz Ruçi: Ke dy minuta që pengon zhvillimin e seancës, të përjashtoj.
Edi Rama: Ik tani...Ti je lolo mo. Ik se po të flet Saliu.

SHERR MES ALIBEAJT-AHMETAJT

25 janar 2018

Enkelejd Alibeaj: Vazhdo tani se të iku radha
Arben Ahmetaj: Po mos u bë se je serioz tani. Ja një sekondë, ika...Faleminderit

BERISHA SHTYN ALIBEAJT

21 prill 2022

Sali Berisha: Mirë ik tani...Shtyhu
Enkelejd Alibeaj: *Ikën nga Foltorja

Megjithatë vlen për t’u përmendur se “shembull” kanë dhënë dy rivalët e përjetshëm Sali Berisha dhe Edi Rama. Më 8 Tetor 2015, të dy u përballën në Foltoren e Kuvendit, ku edhe qëndruan së bashku për disa minuta. Pasi kryeministri Rama u nosi të mbante fjalën e tij në debatin për cështjen CEZ, kreu i Kuvendit ndërhyri duke i dhënë të drejtën ish-aletatit të tij për të replikuar me ministrin Damian Gjiknuri. Rama ka qëndruar përkrah Berishës deri në fund të replikës së tij çka shkaktoi edhe ilaritet në sallën e Kuvendit e nuk munguan batutat dhe të qeshurat mes tyre.

RAMA-BERISHA


8 tetor 2015

Ilir Meta: Zoti Berisha edhe 30 sekonda.
Sali Berisha: Faturat e papaguar të CEZ ndaj KESH dhe OST-së, shih faqen 102, 106 …

*Rama ndërhyn duke i kërkuar që të ulet..

Ndërsa Berisha vazhdon të lexojë, Rama sheh tek dokumentat e Berishës dhe i thotë: Pse e thua këtë, nuk e ke këtu…

Berisha: Kjo s’është këtu? Si nuk është këtu?
Rama: Pse i shton fjalët e asaj?
*të qeshura në sallë
*Berisha kthehet nga Meta dhe i tregon që e gjitha është e shkruar
Meta: Dakord por ju do diskutoni prapë
Berisha: S’ka gjë kështu e ka ky ( e ka për Ramën) dhe vijon denoncimin për dosjen CEZ. E kam të qartë që jeni me nerva të lodhura.
Meta: Ju lutem zoti Berisha të respektoni kohën, përndryshe do të ndërmarr pushim.
Rama: Kthehu këtu, se nuk është këtu ajo që thua (i tregon Berishës letrat që ka përpara)
Berisha: Nuk është këtu, si nuk është këtu? Hajde këtu. S'ka gjë, kështu e ka ky (për kryeministrin Rama). Ky zotëria që rri këtu në këmbë, në kulisa me Stefan Fule e të tjerë ishte zotuar se do shkelmonte çdo interes kombëtar e publik për kompaninë CEZ. Ishte zotuar se do të votonte marrëveshjen. Ti duhet të jesh në bandën e të akuzuarve sot.
Rama: Tani, dihet botërisht që vetëm Doris Pack është e virgjër, Stefan Fule dhe të tjerët janë të përfshirë në lloj lloj aferash. Kopac quheshin ato komçat e palltove ushtarake dhe e ke mësuar kur ke ardhur në Tiranë. Ai thuhet Kopac dhe jo kopaç. Megjithatë tani mos më ndërprit se më more dhe kohën. Më lejoni të them dhe unë disa gjëra. Të gjitha ato që lexoi ishin porosi për qeverinë e tij, të gjitha. Ishin porosi për qeverinë e tij. Po kujt ia thoshte, neve apo qeverisë tënde? Po para se t’i dorëzoje dosjen atij pse nuk i hape hetimet?

kuvendi i shqipërisë edi rama sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj