Dita e 53-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
“Nuk tërhiqemi"/ Sot dita e 53-të e revoltës kundër qeverisë, qytetarët të vendosur deri në...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër 22 Korrik, 16:59 A...
"Duhet të bëjmë gjithçka për suksesin e saj"/ Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq q&...
Stuhia 'mbërtheu' vendin, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë: Mbi 1000 punonjës në terren, situata drejt normali...
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, grupet e punës kanë qenë në terren që në momentet e para për të ndërhyrë dhe për të normalizuar situatën. Ministria thotë se në akset rrugore ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë monitoruar vazhdimisht gjendjen dhe kanë ndërhyrë për pastrimin e materialeve të rëna në rrugë.

TIRANË- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar lidhur me stuhinë që 'mbërtheu' vendin mbrëmjen e kaluar, ku u shkakatun problematika të përkohshme në infrastrukturë, furnizimin me energji elektrike dhe disa shërbime publike.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, grupet e punës kanë qenë në terren që në momentet e para për të ndërhyrë dhe për të normalizuar situatën. Ministria thotë se në akset rrugore ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë monitoruar vazhdimisht gjendjen dhe kanë ndërhyrë për pastrimin e materialeve të rëna në rrugë.
Po ashtu akset kombëtare kanë vijuar të jenë të kalueshme dhe qarkullimi është zhvilluar normalisht, pa probleme. Problematika janë evidentuar edhe në furnizimin me energji elektrike. Aktualisht janë 21 fidera jashtë pune në disa zona, kryesisht në Vlorë, Fier, Sarandë dhe Librazhd. Ndërkohë, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka angazhuar mbi 1 mijë punonjës në terren për rikthimin e furnizimit.
Njoftimi i Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës:
Mbrëmjen e djeshme, disa zona të vendit u përfshinë nga moti i keq, me reshje intensive shiu, të shoqëruara me erë të fuqishme, të cilat shkaktuan disa problematika. Grupet e punës, nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë qenë në terren që në momentet e para, duke ndërhyrë për normalizimin e situatës.
AKSET RRUGORE
Ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar kanë monitoruar vazhdimisht situatën në terren, duke bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo materialeve. Akset kombëtare kanë qenë të kalueshme pa problematika dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.
ARRSH është në gatishmëri dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme gjendjen e rrugëve.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Aktualisht, në rang vendi janë 21 fidera jashtë pune, ku ndër rajonet e prekura janë Vlora, Fieri, Saranda dhe Librazhdi.
Në orët e para të mëngjesit është vendosur në punë Nst i Livadhjasë dhe është rikthyer energjia në disa zona. OSSH ka angazhuar mbi 1,000 punonjës në terren për normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike.
RRJETI I TRANSMETIMIT
Aktualisht, të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.
KASKADA E DRINIT
Situata në basenin e lumit Drin paraqitet e qetë dhe pa problematika.
FURNIZIMI ME UJË
Sarandë
Situata në Stacionin e Pompimit të Ujit të Ndotur (SPUN) në Sarandë është rikthyer në normalitet. Gjithashtu, edhe SPUN në Ksamil është rikthyer në funksionim normal. Rrugët e bllokuara në Stacionin e Pompimit të Ujit të Pijshëm janë zhbllokuar dhe aktualisht po vijon puna për largimin e pemëve të rrëzuara në ITUN.
Durrës
Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike, janë evidentuar problematika të përkohshme në stacionet e pompimit në Fushë Krujë dhe Çermë. Në stacionin e pompimit Çermë, një elektropompë pësoi avari. Ekipet teknike ndërhynë menjëherë dhe, brenda pak orësh, defekti u riparua, duke e rikthyer elektropompën në funksion normal.
Fier
Rreth orës 02:00 është riparuar defekti në stacionin e Kafarajt, duke mundësuar rikthimin e furnizimit normal me ujë për qytetin e Fierit. Në stacionin e Varibopit vijon të mungojë furnizimi me energji elektrike. Si pasojë, qyteti i Patosit mbetet pa furnizim me ujë. Po punohet për rikthimin e energjisë elektrike. Shoqëritë e tjera nuk kanë pasur asnjë problem. Situata është në kontroll.
PORTET DHE AEROPORTI
Aeroporti i Tiranës.
Situata në Aeroportin e Tiranës ka qenë kryesisht e qetë, me disa fenomene meteorologjike të veçuara, të cilat kanë shkaktuar disa vonesa të lehta në trafikun në ardhje.
Porti i Durrësit
Si pasojë e stuhisë, në Terminalin e Kontejnerëve janë rrëzuar disa kontejnerë bosh, 8 prej të cilëve kanë pësuar dëmtime më të konsiderueshme.
Aktualisht po vijon koordinimi me kompanitë përkatëse për vlerësimin e plotë të situatës dhe të dëmeve.
Në sektorët e tjerë të Portit të Durrësit, aktiviteti vijon normalisht. Në Portin e Sarandës situata paraditen e sotme paraqitet e qetë. Linja me Korfuzin vijon normalisht./Dosja.al
TIRANË- Mungesa e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Skënder Hita, në Komisionin e Reformës Zgjedhore, s...
Mbledhja TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore është shoqëruar me debate të ashpra mes përfaq&...
Toni Gogu TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka deklaruar se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të...
Joe Wilson, Snezhana Paunoviç SHBA- Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, ka reaguar pas deklaratave skandaloze të ministres së Aleksand&...
Edi Rama TIRANË- Gazeta italiane, L’Espresso i ka bërë jehonë protestave kundër kryeministrit Edi Rama, të cilët ...
TIRANË- Bashkëshorti i deputetes Elisa Spiropali, Salarjon Totaj, është marrë në hetim në gjendje të lir&eum...
Lorena Goxhobell SHKODRA- Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka deklaruar ditën e sotme se 6...
Greta Bardeli TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Shkodrës, Greta Bardeli, ka reaguar pas vizitës së kryeministri...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka reguar ashpër ndaj kritikabve për Paktën e Maleve, duke thënë se 90% e tyre jan&eum...
Tryeza TIRANË- Këtë martë është mbajtur një tryezë konsultimi e Komisionit për Çështjet Ligjo...