Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një postimi në në Facebook, Lamallari kërkon që personat përgjegjës për dhunën të ndiqen penalisht, bashkë me kompaninë e tyre.
TIRANË- Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar pas përplasjes një ditë më parë mes banorëve dhe rojeve private të kompanisë që pritet të investojë në zonën e Zvërnecit.
Përmes një postimi në në Facebook, Lamallari kërkon që personat përgjegjës për dhunën të ndiqen penalisht, bashkë me kompaninë e tyre. Më tej, ministri i cilësoi si të pajustifikueshme edhe qëndrimin e policisë së Vlorës përballë situatës duke theksuar se indiferenca e tyre ishte e pajustifikueshme.
Postimi i plotë i Lamallarit:
"1. Projekti i Zvërnecit lidhet me një tokë tërësisht private dhe qeveria shqiptare as ka falur tokë, as ka tokë për të falur - jo vetëm sepse ne nuk i kemi falur ndonjëherë tokë askujt, po edhe sepse në këtë rast ajo pronë u është kthyer pronarëve dhe është regjistruar në hipotekë, vite përpara sesa ne të vinim në qeveri. 2. Po nëse prona është private, rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur.
3. E përshëndes reagimin e shpejtë të drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit për pezullimin e drejtuesve vendorë dhe vënien nën hetim të zinxhirit të komandimit, sepse nuk ishte e papranueshme vetëm sjellja skandaloze e rojeve private, po edhe indiferenca e pajustifikueshme e policisë së pranishme në vend. Goditja brenda radhëve të Policisë së Shtetit, që nisi në Sarandë dhe ka vazhduar në Vlorë, do të jetë një konstante e punës së strukturave tona në këtë kapitull të ri të drejtimit të tyre. Uniformat blu janë dhe duhet të jenë në çdo rast, garante të rendit ligjor, ku mbrojtja e pronës publike apo private janë një pjesë thelbësore. Por po ashtu ato duhet të garantojnë edhe pacënueshmërinë e besimit të qytetarëve tek uniforma e policisë, prandaj çdo devijim nga këto parime do të goditet përmes bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave drejtuese të policisë dhe të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.", shkruan Lamallari./Dosja.al
Hoxha- Konjufca KOSOVË- Kryediplomatët e Shqipërisë dhe Kosovës, Ferit Hoxha dhe Glauk Konjufca, bënë thirrje sot p...
Hoxha- Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ministrin e Jashtëm të Shqipëris...
Edi RAMA TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli për miratimin e Udhërrëfyesit Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit t...
Edi Rama TIRANË- Qeveria ka prezantuar këtë javë krijimin e një kompanie të re publike "Albanian Digital Solutions...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian si nj...
Ferit Hoxha KOSOVË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosov...
Selia e PD TIRANË-Ka nisur zyrtarisht procesi i numërimit të votave për 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombë...
Berisha- Salianji TIRANË- Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së kreut të opozitës pak pas mbylljes së Kuvendit t&eum...
Nik Gjeloshaj MALI I ZI- Tre parti politike shqiptare në Malin e Zi janë bashkuar zyrtarisht këtë të shtunë në një ...
Zvërnec VLORË- Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka thyer heshtjen përmes një deklarate zyrta...