LIVE UPDATES
Politike

"Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja!" Ambasadori i ri britanik në Tiranë: Besojmë në ndërtimin e shoqërive demokratike ku vlerat respektohen

Ambasadori i ri shton se Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar dhe se ata janë këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. 

6 Shtator 2024, 14:32 Nga M.B
"Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në
Nicholas Abbot


TIRANA- Ambasadori i ri i Britanisë së Madhe në Tiranë tashmë është Nicholas Abbot. Në mesazhin e tij të parë, Abbot ka folur për një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai thotë se kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku.

Ambasadori i ri shton se Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar dhe se ata janë këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. 

Sipas tij, shumë të rinj kanë shpresa të mëdha për të ardhmen e vendit dhe thotë se dhe Mbretëria e Bashkuar i ndan këto aspirata. Ai thotë se beson në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, demokratike ku vlerat respektohen.

PREZANTIMI I AMBASADORIT:

Unë jam Nicholas Abbott, ambasadori i ri britanik në Shqipëri dhe jam shumë i gëzuar të jem këtu për fillimin e një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Jam këtu për ta ngritur partneritetin tonë në lartësi të reja. Ne kemi një themel të fortë, kësisoj le të ndërtojmë diçka të jashtëzakonshme se bashku. Ide më të mëdha, lidhje më të forta, të ardhme më të ndritur. Një partneritet i vërtet. Ky është misioni ynë dhe jam I nderuar që do ta drejtoj këtë.

Siç mund ta dini, rajoni ma ka fituar zemrën dhe Shqipëria është në zemër të rajonit. Heroi juaj kombëtar, Skëndërbeu është shembulli i jashtëzakonshëm I dashurisë dhe dedikimit të palëkundur për vendin e tij, duke mishëruar frymën e patriotizmit dhe guximit për të mbrojtur atë që ai beson. Ne kemi disa evente emocionuese në horizont. Këtë shtator, ne do të festojmë Javën Britanike. Kjo do të jetë një mundësi fantastike për ju që kërkoni të përjetoni pak nga kultura britanike këtu në Shqipëri. Shpresoj se do të na bashkoheni për festimet!

Mbretëria e Bashkuar është mik i angazhuar për Shqipërinë. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë në përmbushjen e potencialit të saj. E di që shumë prej jush, veçanërisht brezi i ri, kanë shpresa të mëdha për të ardhmen tuaj dhe atë të vendit tuaj. Mbretëria e Bashkuar i ndan këto aspirata. Ne besojmë në ndërtimin e shoqërive gjithëpërfshirëse, demokratike ku vlerat respektohen.

Në muajt e ardhshëm, do të më shihni duke eksploruar vendin tuaj të bukur – nga qytetet e zhurmshme te malet mahnitëse, tek bregdeti i mrekullueshëm, me qëllim që t’ju njoh ju, njerëzit, që e bëni Shqipërinë një vend kaq të veçantë. Le të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja, për të ndërtuar lidhje më të forta mes vendeve tona dhe për të shkruar kapitullin tjetër të miqësisë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. Ne jemi partnerë për përparim.

Faleminderit, për një udhëtim emocionues përpara! Mirë se ju gjeta!

ambasadori britanik

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj