LIVE UPDATES
Politike

"'Kokë çami' u mbaronte punë"/ Lala për arratisjen e Ndocit: Çopjat e donin jashtë, nuk gjenin kush t'ju bënte vrasjet

Lala deklaroi gjithashtu se ai kishte shumë vlerë për organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe se komunikimet në SKY ECC, kanë treguar se ishin të shqetësuar për kapjen e Ndocit sepse nuk kishte kush të bënte vrasjet për llogari të tyre. 

15 Janar 2026, 21:40 Nga E. D
"'Kokë çami' u mbaronte punë"/ Lala
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga arratisja e bujshme e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Lala tha se ka patur përpjekje të hershme për lirimin e Ndocit. 

Lala deklaroi gjithashtu se ai kishte shumë vlerë për organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe se komunikimet në SKY ECC, kanë treguar se ishin të shqetësuar për kapjen e Ndocit sepse nuk kishte kush të bënte vrasjet për llogari të tyre. 

"Mendoj se arratisja është e mirëmenduar. Nuk mund të bëhet arratisja e një personi të kalibri të tillë. Është konsideruar si krahu i armatosur i organizatës së Franc dhe Hajdar Çopjas. Akuzohet për katër vrasje.

Askush nuk ka dhënë përgjigje se si që nga maji 2020, Altin Ndoci, është izoluar në paraburgimin e Durrësit, që nuk është i sigurisë së lartë, por thuajse të ulët, si kavaleshencë! Nuk ka hetim të thelluar nga prokuroria, të nisur nga 2020, për mënyrën si u vlerësua risku dhe rreziku që ai paraqet. Nuk ka patur vlerësim të vazhdueshëm lidhur me rrezikun që ai paraqiste apo profilin e një personi të bërë nga psikologu, nëse kishte prirje për arratisje.

Për ditën e arratisjes, mendoj nuk është zbatuar protokolli. Së pari, është shoqëruar në spital, dy të paraburgosur me 6 punonjës së policisë së burgjeve. Në protokoll duhen 2-3 për një të paraburgosur, por kur ka akuza të rënda, duhet numër i shtuar, duhet të lëvizë forca elitare e burgjeve dhe të lajmërohet Policia e Shtetit. 

Tjetra, në momentin që shkojnë te Policia, si ka mundësi që Policia e Durrësit apo e Shtetit, pavarësisht se në spitalin e Durrësit, ka dy pavioen të përshtatura për të paraburgosurit apo të dënuarit, si ka mundësi që në një spital të shndërruar si paraburgim, si ka mundësi nuk ka patur qoftë edhe një patrullë të vendosur në hyrje-dalje?

Kur Altin Ndoci, arratiset, ai ka bërë ekzaminimet, ka pritur të bëjë ekzaminim për zemrën, ka vajtur në tualet dhe kur ka dalë ka goditur dy punonjës, është larguar dhe makina e priste jashtë. Si nuk pati bllokim tërësor të rrugëve, si nuk u ngrit një dron, kërkim me qen, kontroll me helikopter? Një person i këtij profili, nga organizata më famëkeqe në vend, nuk pati reagim? Si nuk pati reagim për qytetarët shqiptarë? Mund të vihet në dispozicion shumë parash për informacion, të kenë kujdes, të mos hapin derën, e me rradhë. E gjitha nga A te ZH, nuk ka funksionuar.

Altin Ndoci u arrestua në 2020, pas dëshmisë së Klevis Allës, që pretendonte se ishte i përfshirë në dy vrasje. Dëshmia e Klevis Allës u rrëzua pas pendesës së Nuredin Dumani. Ajo që më kë bërë përshtypje, kur janë zbërthyer komunikimet në SKY, rerët e organiztës së Franc dhe Hajdar Çopja, ata shqetësohen sepse e konsideronin njeriun që i mbaron punë, i thonin “kokë çami”, pa qëllim për të ofenduar, ata thoshin “kokë çami” është brenda dhe nuk arrijmë dot të gjejmë vrasës tjetër për të eleminuar kundërshtarët. Përpjekjet për ta liruar kanë qenë të hershme", tha Lala./Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj