LIVE UPDATES
Politike

"Lali Eri aksioner i hotelit, SPAK nuk po lëviz as gishtin për të hetuar"/ Këlliçi: Drejtorët e kompanisë 5D po firmosin nga burgu...

Këlliçi iu përgjigj edhe një deklarate që raportohet se ka bërë kreu i SPAK për gazetarët, duke thënë se ai duhet t'i depozitojë provat në SPAK nëse i ka ato.

8 Korrik 2024, 22:25 Nga r.ll
"Lali Eri aksioner i hotelit, SPAK nuk po lëviz as gishtin për
belind kelliçi

TIRANË- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se SPAK nuk "po lëviz as gishtin" për hetimin e Erion Veliajt, pas sekuestrimit të telefonave që u është bërë punonjësve të kompanisë 5D. Mes këtyre telefonave u gjet një bisedë e shtetases Jona Bejko e cila deklaron se "aksioner te hoteli është Lali Eri". 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Këlliçi iu përgjigj edhe një deklarate që raportohet se ka bërë kreu i SPAK për gazetarët, duke thënë se ai duhet t'i depozitojë provat në SPAK nëse i ka ato.

Këlliçi tha se ka depozituar mijëra faqe me prova në SPAK, ndërkohë që foli edhe për një denoncim të ri, duke pretenduar se ka të dhëna që drejtorët e 5D, po firmosin dokumenta në burg. 

"Dumani kot nuk më kërkon të filloj edhe punë atje... Bëhet fjalë për një denoncim që kam kryer ditën e premte, nga ku kam deklaruar që nga burgu i Fierit, ku janë në qeli drejtorë e 5D, kam informacione të sigurta, që të hetojë një fenomen, që ka të bëjë me faktin që këta tre drejtorët, që janë pronarët fiktikë të 5D, po bëjnë emërime dhe po plotësojnë praktika shkresore të vjetra dhe të mbartura në vite, sepse nuk i kanë bërë në rregull. Në Bashkinë e Tiranës ka vajtur KLSH dhe jam informuar në rrugë të ndryshme për këtë fenomen. Janë konstatuar shkelje të shumta dhe po u çohen dosjet në burg që të firmosin.

Këtë e kam bërë publik qëllimisht që të tërheqë edhe vëmendjen e SPAK, që disponon burime njerëzore dhe mënyrë interceptimi, që mund t'i vendosë në survejim, që të ndalet ky fenomen. Në raport me 5D, kam depozituar vitin e kaluar, pasi kam bërë publike në prill fenomenin, kam depozituar kallëzim të detajuar. Në dijeninë time, gjithçka është kryer nga prokurori ka të bëjë me procedurat që unë kam denoncuar, detajet që i kam dhënë prokurorisë speciale.

E vetmja gjë qe kam parë në media, kanë sekuestruar telefona, ku punonjësja e 5D thotë aksioner te hoteli është Lali Eri. Për këtë çështje SPAK-u nuk ka lëvizur gishtin. Keni Arben Ahmetajn që thotë se pronar faktit është Erion Veliaj. SPAK fle shumë mbi këto fakte.  Zoti Dumani, nuk e di se çfarë kërkon më. Çdo dokument do ta depozitoj në SPAK. Kam depozituar mbi 1800 faqe prova, fakte, dokumenta, transaksione bankare. Janë 160 faqe në lidhje me 5D. Kam çuar shkresë zotit Dumani për sekuestrimin e aseteve të 5D. Ende nuk ka sekuestrim.

Nestor Muhametllari, vijon të jetë në gjendje të lirë dhe të shesë prona, apartamentet e kësaj kompanie. Nuk ka nevojë zoti Dumani ti tregoj unë që duhet të sekuestrohet kompania 5D. Të bëjë atë që bëri me kompaniën Daam, që iu sekuestruar drejtorit menjëherë. Kanë kaluar tre muaj e gjysmë dhe SPAK nuk ka lëvizur gishtin për paratë. Nëse vijon skema kështu, drejtorët bëjnë një apo dy vite burg.. Janë dy vendimet të gjykatës së apelit të GJKO, që duhet të trajtohen si grup kriminal", tha Këlliçi. 

belind këlliçi erion veliaj spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj