LIVE UPDATES
Politike

100 pyetje për Altin Dumanin në Kuvend

Një raportim vjetor i Prokurorisë së Posaçme në Kuvend u kthye të hënën në një seance të gjatë pyetjesh dhe kërkese llogarie ndaj kryetarit të SPAK, kryesisht nga deputetët opozitarë, të cilët aluduan për ndikim politik në punën e tij.

16 Korrik 2024, 07:33 Nga r.ll
100 pyetje për Altin Dumanin në Kuvend
altin dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani, u përball me rreth 100 pyetje nga deputetët gjatë raportimit vjetor në seancën plenare të së hënës në Kuvend, ku shumica e tyre erdhën nga deputetë opozitarë.

Në pyetjet e tyre deputetë të opozitës aluduan për ndikim politik ndaj punës së SPAK duke i kërkuar Dumanit arsye pse nuk hetohen njerëz me pushtet, si kryeministri Edi Rama e kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj  për aferat e mëdha korruptive, si ajo inceneratorëve.

Në shumicën e pyetjeve për çështje konkrete në hetim kreu i SPAK nuk pranoi të jepte përgjigje me mbrojtjen e sekretit hetimor dhe kërkoi nga deputetët të kuptonin se puna e prokurorëve është e vështirë dhe vepra e korrupsionit ishte e vështirë për t’u provuar.

“Hetimi është i vështirë te çështjet e natyrës korruptive ose krimet në detyrë sepse është një krim intelektual dhe intelektuali para se të kryejë krimin mendon si të fshehë gjurmët”, tha ai, duke shtuar se kjo vlente dhe për krimin e organizuar, i cili sipas tij “është ndër më të rrezikshmit”.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, aludoi se kryeministri kishte ndërhyrë për çështjen “Xibraka”, aludim që u hodh poshtë nga kreu i SPAK.

“Marrëdhëniet e mia me kryeministrin dhe gjithë Kuvendin janë vetëm institucionale e proceduriale. Nuk marr e nuk përcjell asnjë mesazh”, u përgjigj Dumani, përgjigje të cilën e ripërsëriti në mënyra të ndryshme sa herë mori aludime për ndikimin politik mbi punën  e strukturës që drejton.

Ndërsa pyetjes së deputetit Agron Shehaj se ‘cila ishte vija e kuqe’ për SPAK duke iu referuar përfshirjes së Ramës apo Veliaj në aferat ku po hetohen bashkëpunëtorët e afërt të tyre, Dumani u përgjigj se e vetmja vijë e kuqe ishin “provat dhe ligji”.

Dumani pranoi se hetimi paraprak vijonte për inceneratorin e Tiranës, për fondet e IPARD, për konçensionet në shëndetësi, etj.

Duke iu referuar raportit për mungesën e denoncimeve nga institucionet publike, Dumani theksoi se puna e SPAK-ut nuk mund të shihej e veçuar dhe se në luftën kundër korrupsionit kishin rol të gjitha institucionet apo agjencitë e tjera të ngritura për këtë qëllim.

Ai po ashtu foli për agjenci shtetërore dhe institucione private që nuk ishin bashkëpunues me Prokurorinë e Posaçme, kryesisht në parandalimin e pastrimit të parave.

“Jemi të qartë se ku ka vend për të ndërhyrë ndoshta në ligjin e parandalimit të pastrimit të parave”, tha ai duke iu referuar disa sektorëve, që sipas tij,  nuk plotësojnë detyrimin ligjor për raportim.

Kreu i SPAK tregoi shenja nervozizmi kur një listë e gjatë pyetjesh përzierë me komente politike nga deputetët Elda Hoti, Flamur Noka, Tritan Shehu, Edi Paloka, etj., kërkuan prej tij të mbajë përgjegjësi për pritshmërinë e publikut për drejtësi ndaj dosjeve të rëndësishme, si ajo e hetimit ndaj liderit politik të opozitës, Sali Berisha, apo për ‘dekonspirim’ të një operacioni të fundit për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

“A mendoni ju se Erjon Veliaj dëmton provat për një sërë çështjesh si inceneratorët, dosja 5D apo të tjera, apo implikimin e vëllait të tij në këto afera?”, pyeti ndër të tjera Noka, në dhjetëra pyetje që kërkonin llogari nga SPAK sepse nuk ndërmerreshin veprime të ndryshme proceduriale hetimore për disa çështje.

Deputeti Shehu kërkoi të dinte se ku bazohej mbajtja në izolim e Berishës duke aluduar se SPAK po cenonte të drejtat e tij, ndërsa deputeti Bujar Leskaj e akuzoi se ishte përgjegjës për “arrestimin politik” të kreut të opozitës.

“Çfarë do karriere të bësh në të ardhmen nuk do të kesh kurrë mbështetjen e demokratëve apo të opozitës”, e paralajmëroi ai Dumanin.

Dumani i cilësoi deklaratën e deputetëve të PD-së si akuza të rënda ndaj institucionit dhe ndaj tij si titullar.

“Prokurorët meritojnë respekt për punën e tyre dhe jo të përballeshin me akuza e fyerje, theksoi Dumani, duke shtuar se “puna e tyre nuk ndikohet nga presionet, shpifjet apo thashethemet”.

Edhe pse drejtuesja e seancës Ermonela Felaj u kujtoi deputetëve të opozitës që të bënin pyetje për raportin e punës së SPAK dhe të mos bënin “deklamime politike”, seanca vijoi në të njëjtën frymë.

Gjatë seancës Dumani u përball dhe me pyetje të çuditshme siç ishte ajo e deputetit socialist Denis Deliu që kërkoi të dinte nëse kishte hetim për “dizinformim dhe sabotim të turizmit nga shërbimet e huaja inteligjente”, për të cilën ai tha se “nuk kishte informacion”./Reporter.al

altin dumani kuvend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj