LIVE UPDATES
Politike

100-vjetori i krijimit të KLSH-së, Kuvendi mblidhet në seancë të posaçme, Spiropali: Të angazhuar në luftën kundër korrupsionit

Mësohet se në seancën e sotme ishin të pranishëm dhe diplomatë të ndryshëm të akredituar në Tiranë, përfshirë dhe kreun e misionit të BEnë Shqipëri, Silvio Gonzato.

20 Maj 2025, 11:05 Nga I.A
100-vjetori i krijimit të KLSH-së, Kuvendi mblidhet në
Kuvendi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme një seancë të posaçme parlamentare në nder të 100-vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH). Mësohet se në seancën e sotme ishin të pranishëm dhe diplomatë të ndryshëm të akredituar në Tiranë, përfshirë dhe kreun e misionit të BEnë Shqipëri, Silvio Gonzato.

Gjatë seancës kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka vlerësuar rolin e KLSH-së si një partner kyç në forcimin e mirëqeverisjes, transparencës dhe integrimit europian të vendit. Spiropali u shpreh se Kuvendi është i angazhuar në luftën ndaj korrupsionit ndaj kërkon bashkëpunimin e KLSH dhe institucioneve të tjera.

Duke folur për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Spiropali theksoi se ky proces përfaqëson jo vetëm përmbushjen e një rrugëtimi të gjatë, por edhe fillimin e një etape të re për të gjitha institucionet shqiptare si pjesë e familjes europiane. Në fund ajo nënvizoi rëndësinë e pavarësisë institucionale, duke e cilësuar atë si thelbësore për funksionimin demokratik, krahas transparencës dhe llogaridhënies.

"Sot Kontrolli i Lartë i Shtetit mbush një shekull jetë. As jam historiane, as kam për qëllim të bëj histori. Por dëshiroj të them dy fjalë për rrugëtimin njëqindvjeçar të këtij institucioni të rëndësishëm të shtetit shqiptar. Menjëherë pas themelimit, shteti i pavarur shqiptar bëri përpjekje të krijonte institucionin që do të merrej me kontrollin e financave të tij. Kuptohet, me atë vizion, perceptim e funksion që mundësonte koha. Por qeveritë e para nuk ia dolën ta ndërtonin këtë institucion me formatin dhe përmbajtjen e vet si një instucion kushtetues. Kjo ishte e kuptueshme, nëse mbajmë parasysh kontekstin historik dhe furtunat e kohës që rrezikonin mbijetesën e Shqipërisë dhe shtetit të saj të ri. Vetëm në Republikën e vitit 1925, pra 13 vjet pas themelimit të shtetit shqiptar, Këshilli Kontrollues i Financave u krijua dhe funksionoi si institucion kushtetues.

Nuk është një vonesë e madhe në kohë, nëse konsiderojmë historinë e shtetformimit në vende të tjera dhe kushtet historike e gjeopolitike gjatë dekadës së parë të jetës së Shqipërisë së pavarur. Pra, ndërsa shteti bëri si bëri pa institucionin e kontrollit për më shumë se një dekadë, Republika si formë qeverisjeje e kërkoi dhe e realizoi atë si një institucion kushtetues menjëherë pas krijimit të saj. Edhe Kushtetuta e Mbretërisë shqiptare e sanksionoi Këshillin Kontrollues si organ të pavarur. Gjatë regjimit komunist, organet e kontrollit të shtetit funksionuan si instrumente të forta audituese, kontrolluese e politike të pushtetit popullor dhe në shërbim të tij. Në sistemin demokratik, me ulje-ngritje jo të vogla e të pakta, Kontrolli i Lartë i Shtetit u bë organi më i lartë i kontrollit ekonomik dhe financiar dhe pavarësia e depolitizimi i këtij institucioni është sanksionuar në Kushtetutë dhe ligjin organik.

Kuvendi do të vazhdojë të mbështesë Kontrollin e Lartë të Shtetit si një institucion kushtetues, një partner në përpjekjet tona për zhvillimin dhe rritjen ekonomike, për të rritur performancën financiare, për mbështetjen e sundimit të ligjit, mirëqeverisjes dhe për të përshpejtuar ritmet e integrimit europian të Shqipërisë. Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilin kemi tashmë një plan të dakortësuar me institucionet europiane, është jo vetëm kurorëzimi i një procesi të nisur 35 vjet më parë, por edhe starti i një rrugëtimi të ri, kur të gjitha institucionet e Republikës do të jenë institucione të një vendi anëtar të Bashkimit Europian. Gjej rastin të nënvizoj se Kuvendi do të vijojë të mbështesë të gjitha institucionet kushtetuese dhe të krijuara me ligj dhe pavarësinë e tyre, për të përmbushur misionin si roje te interesit publik e qytetar. Pavarësia e institucioneve është një përmasë jetike e mirefunksionimit të pushteteve në sistemin demokratik, po aq sa edhe përgjegjësia, trasparenca dhe llogaridhënia e tyre. Prandaj deviza e bashkëpunimit tonë përmblidhet në tre fjalë: pavarësi, mbështetje, partneritet.

Ne vlerësojmë përpjekjet tuaja për forcimin e pavarësisë dhe profesionalizmit institucional, si një institucion kushtetues, që udhëhiqet nga parimet e shtetit të së drejtës, vlerësime këto edhe të raporteve më të fundit të monitorimit të Shqipërisë nga OECD dhe BE. Megjithatë, Kuvendi, por mendoj edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, ndajmë të njëjtin vlerësim se është i nevojshëm forcimi i mbikëqyrjes parlamentare, për ta bërë veprimtarinë tuaj më efektive, për të rritur transparencën dhe ndikimin e auditimeve në përmirësimin e menaxhimit të financave publike. Bashkëpunimi ynë më i ngushtë e më i hapur si edhe komunikimi më intensiv do të fuqizojnë dimensionin parandalues të veprimtarisë së Kontrollit dhe harmonizimin më të mirë me masat ndëshkimore. Sinergjia midis parandalimit dhe ndëshkimit nuk është vetëm një kërkesë e Kuvendit, as vetëm e kohës sonë. Ka qenë e tillë edhe në hapat e parë të funksionimit të këtj institucioni, kur burimet e shtetit shqiptar për ta mbajtur atë ishin të kufizuara, përvoja mungonte dhe kapacitet institucionale e burimet njerëzore po ashtu ishin modeste. Është e tillë edhe në institucionet homologe të vendeve të Bashkimit Europian dhe të shteteve të tjera demokratike.

Kuvendi është i angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë ka kërkuar dhe do të vijojë të kërkojë kontributin tuaj. Por lufta korrupsionit nuk synon goditjen e punonjësve publikë si një qëllim në vetvete, por edhe mbështetjen e tyre për të menaxhuar më mirë burimet e shtetit, si dhe mbylljen e shtigjeve ligjore dhe institucionale për abuzim. Lufta jonë e përbashkët e pakompromis, e vendosur dhe me temp në rritje kundër korrupsionit, shpërdorimit të posteve dhe abuzimeve me financat publike, nuk duhet të na stepë të dallojmë shpërdoruesit, abuzuesit dhe krimet në menaxhimin e financave, programeve e projekteve publike, nga shërbyesit korrektë, të ndershëm dhe dinjitozë të shtetit, të cilët kanë kontribuar e kontribuojnë për zhvillimin e vendit. Shqipëria është sot para dyerve të Bashkimit Eyropian edhe në saj të kontributit të tyre. Në vijim edhe të zbatimit të rekomandimeve të Raporteve të Progresit të Komisionit Europian, ne po punojmë për forcimin e mekanizmit të zbatimit të rekomandimeve, përmes dialogut dhe bashkëpunimit më të strukturuar të Kuvendit me Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Ky bashkëpunim ka marrë një dimension të ri pas ngritjes së Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, një strukturë që synon të sigurojë një ndërlidhje më të ngushtë dhe më efektive ndërmjet funksionit kontrollues të Kuvendit dhe veprimtarisë audituese të KLSH-së. Ky Nënkomision përfaqëson një mekanizëm të rëndësishëm për mbikëqyrjen parlamentare të menaxhimit të financave publike dhe që në themelimin e tij ka dëshmuar potencialin për të sjellë një frymë të re përgjegjshmërie, transparence dhe dialogu institucional. Konstatoj se edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit ka treguar angazhim për thellimin e këtij bashkëpunimi, duke marrë hapa konkretë, përfshirë krijimin e një drejtorie të posaçme të dedikuar për komunikimin me Kuvendin dhe me Nënkomisionin, në mënyrë që shkëmbimi i informacionit, trajtimi i raporteve dhe ndjekja e rekomandimeve të bëhen në mënyrë më efikase dhe të strukturuar.

Ky është një zhvillim që duhet përshëndetur dhe inkurajuar, pasi po rrit cilësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcon kontrollin demokratik mbi administratën publike dhe përmirëson kulturën e llogaridhënies në të gjitha nivelet e qeverisjes. Kuvendi mbetet i përkushtuar për ta çuar përpara këtë partneritet të rëndësishëm, në funksion të interesit publik dhe të ndërtimit të institucioneve më të forta, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve. Në këtë frymë bashkëpunimi të konsoliduar, Kuvendi i Shqipërisë është plotësisht i angazhuar për të fuqizuar më tej mjetet dhe mekanizmat inovative që i shërbejnë rritjes së transparencës dhe ndjekjes efektive të rekomandimeve të auditimit. Një nga iniciativat më të rëndësishme në këtë drejtim është rikonfigurimi i Platformës Ndërinstitucionale Online, një instrument modern dhe gjithëpërfshirës, që synon të mundësojë një ndërlidhje më efikase ndërmjet institucioneve që prodhojnë, trajtojnë dhe zbatojnë rekomandime audituese dhe Kuvendit si organ mbikëqyrës.

Duke i dhënë kësaj platforme një dimension të ri funksional dhe strategjik, synojmë jo vetëm të përmirësojmë monitorimin e rekomandimeve të KLSH-së dhe audituesve të tjerë publikë, por edhe të nxisim aktivisht institucionet e administratës shtetërore të kontribuojnë në mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme në popullimin e saj. Kuvendi do të vijojë të luajë një rol kyç në këtë proces, jo thjesht si mbikëqyrës, por si nxitës i një kulture të re bashkëpunimi e llogaridhënieje në të gjithë spektrin institucional. Modernizimi i praktikave, zgjerimi i fushëveprimit, rritja e ndikimit të auditimeve në administratën publike, përmirësimi i transparencës dhe komunikimit me publikun, rritja e kapaciteteve institucionale dhe burimeve njerëzore, vlerësoj se janë disa nga prioritetet tuaja, të cilat mund të rrisin cilësinë e kontrollit dhe auditimit si edhe efektivitetin e punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me fondet publike, për të cilat ndihma e Kuvendit as ka munguar dhe as do të mungojë," tha Spiropali.

silvio gonzato klsh elisa spiropali

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj