Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në Kamëz kërkon ekspertimin kompjuterik, nga ekspertë të huaj e të pavarur, të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike si dhe përsëritjen e zgjedhjeve.
TIRANE- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon pavlefshmërinë e rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit në tre bashki; Rrogozhinë, Krujë dhe Kamzë. Ankimimet u dorëzuan në Komisionin për Ankimimet dhe Sanksionet dhe mbajnë datën 23 maj 2023.
Në Rrogozhinë koalicioni Berisha - Meta ankimon rezultatin për kryetar të Bashkisë dhe kërkon rinumërimin dhe rivlerësimin e votave. Në Kamëz kërkon ekspertimin kompjuterik, nga ekspertë të huaj e të pavarur, të çdo pajisjeje elektronike që është pajisur me server për ruajtjen e të dhënave elektronike si dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Ndërsa në Krujë kërkon shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve për kryetar dhe për Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në ato zona ku thotë se janë përfshirë komisionerë në kundërshtim me përcaktimet ligjore të Kodit Zgjedhor.
Rrogozhinë
Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist Edison Memolla me një diferencë prej 30 vota kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të Bashkisë është 276 vota, pra 9 herë më e madhe se diferenca e votave mes dy kandidatëve. Koalicioni kërkon që të rinumërohen dhe rivlerësohen jo vetëm 276 votat e pavlefshme, por në përgjithësi i të gjithë qendrave të votimit.
Krujë
Në Krujë ku Artur Bushi i PS-së fitoi me 9 mijë vota diferencë kundrejt Agron Lokës, koalicioni Berisha-Meta rendit si parregullsi dhe faktin se "komisionerët në QV ishin familjarë apo marrëdhënie punësimi me kandidatin e PS. Gjithashtu si vëzhguesit dhe komisionerët PS kanë shoqëruar votuesit nga jashtë qendrave deri tek kutia e votimit pa reshtur.
Edhe Partia Social Demokrate dorëzoi sot ankimin në KAS për rezultatet e Këshillit Bashkiak në bashkinë e Vlorës. PSD thotë se janë 141 vota të munguara për llogari të saj, prandaj kërkojnë rinumërimin në 26 qendra votimi.
Kamëz
Në Kamëz ku Rakip Suli fitoi me një diferencë mbi 12 mijë vota ndaj kandidatit të "BF" Arjan Hoxha, kërkohet shpallja e pavlefshmërisë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për kryetar dhe Këshillin Bashkiak. Veç ekspertimit kompjuterik të çdo pajisje elektronike, kërkojnë krahasimin e rezultatit elektronik me rezultatin fizik të fletëve të votimit të gjendura në kuti për çdo qendër votimi. Gjithashtu kërkojnë kqyrjen e kamerave të jashtme dhe të atyre të pëdorura brenda QV, me qëllim evidentimin e të gjithë personave të paautorizuar apo pjesë e administratës vendore dhe qëndrore në nivel specialist apo drejtuesi, që kanë qenë gjatë gjithë kohës nëpër qendra votimi.
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, pranoi se ky është një moment i v&...
Arlind Qori TIRANË- Edhe pas përfundimit të fushatës zgjedhore, Lëvizja Bashkë vijon ende takimet me qytetarët. Kreu i l...
Arlind Qorri TIRANË- Arlind Qoringa “Lëvizja Bashkë” doli i treti në zgjedhjet lokale të 14 Majit për ...
Edi Rama LEZHË- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama vijoi turin e falënderimeve për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 maj...
Përpara mbylljes së natës finale të spektaklit televiziv ‘Big Brother VIP Albania 2’, drejtuesja Arbana Osmani njoftoi se &lsq...
numerimi i votave TIRANE- Partia e Lirisë denoncon procesin e votimit për zgjedhjet e 14 Majit në Bashkinë e Kuçovës, duke...
Delina Ibrahimaj Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi të martën dy projektligje të Këshillit të Ministrave në fun...
Edi Rama LEZHË- Sulmi ndaj Salvador Kaçajt në Lezhë, u bë temë diskutimi e ironie nga kryeministri Edi Rama. Teksa ishte i ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Lezhë. Së bashku me ministrin e Drejtësisë...
Mbledhja per masat e nderrmara per qeset plastike TIRANË- Qeveria i rikthehet edhe një herë ndotjes së mjedisit nga qese...