Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha tha se çdo lëvizje e Policisë së Shtetit do të vëzhgohet. Ai shtoi se efektivët do të marrin ndëshkim ligjor dhe personal.
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar efektivët e policisë që të mos ushtrojnë presion apo kërcënojnë qytetarët që do të dalin në protestë. Në një komunikim me gazetarët pas tryezës së tretë me Shoqërinë Civile dhe promovimit të librit “Shqipëria në rrezik – çfarë mund të bëjmë”, Berisha tha se çdo lëvizje e Policisë së Shtetit do të vëzhgohet. Ai shtoi se efektivët do të marrin ndëshkim ligjor dhe personal.
“Ky libër është një manifest i kauzave të drejta, i kauzave të dhunuara të qytetarëve shqiptarë, kauzave të cilat janë një thirrje për çdo shqiptar të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht, do të thosha, e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin, pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Të mos harrojmë se një kauzë të drejtë asgjë s’mund ta mposhtë, ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast për të ftuar çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës. Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperatuart janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë dhe protestojnë kundër këtij regjimi. Nesë pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë,"- tha Berisha.
Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.
Selia blu dhe fletëpalosja TIRANË- Fletëpalosja e shpërndarë nga Partia Demokratike për protestën e 7 korrikut nis me fj...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigjen e duhur në ...
Protesta TIRANË- Protesta e ditës së nesërme e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zgjasë p&...
TIRANË- Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku u promovua edhe li...
Keshilli TIRANË- Ditën e premte në orën 13:00 do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve për të diskutuar...
Komisioni TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, nisma e deputets së Partisë Socialiste, Luljeta Bozo,...
Nazif Tivari TIRANË- Një ditë para protestës së Partisë Demokratike, sipërmarrësi Nazif Tivari nga Durrësi b&e...
Himni TIRANË- Renis Gjoka dhe Big Basta janë bashkëautorët e ‘Himnit të protestës’ së 7 korrikut, organizuar...
Petro Koçi TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka kërkuar që të Prokuroria e Posaçme Kundër...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria bashkë me Hollandën po përgatisin një...