Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka shkruar se 8 dhjetori i 32 viteve më parë ka qenë vendimtar për të ardhmen e vendit.
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka uruar sot 8 Dhjetorin, Ditën Kombëtare të Rinisë. Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka shkruar se 8 dhjetori i 32 viteve më parë ka qenë vendimtar për të ardhmen e vendit. Po ashtu, ai ka theksuar se rruga e vetme për Shqipërinë është drejt Evropës dhe perëndimit.
Postimi i Plotë:
8 dhjetori i 32 viteve më parë i studentëve të Tiranës, do të ndante përfundimisht në historinë e shtetit shqiptar dy epoka. Ai dhjetor, do të ishte i fundmi dhjetor i pushtetit komunist, për të mbetur në histori edhe dhjetori i parë i lirisë në pluralizëm politik, për të mbetur përjetësisht edhe dhjetori që ndezi shpresën për demokracisë. Ndaj, një popull që kishte përballuar aq e aq shumë sakrifica dhe pamundësi, mbushi sheshet e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, përmes thirrjes studentore: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Largpamësia dhe mençuria vizionare e studentëve shqiptarë të atij brezi, bëri bashkë menjëherë punëtorët dhe intelektualët, pedagogët dhe shkencëtarët, bëri me vete gjithë popullin shqiptar, i cili pa asnjë mëdyshje, por me bindje dhe vullnet patriotik përcaktoi edhe rrugën e të ardhmes së tij. Eshtë pikërisht kjo arsyeja se pse 8 dhjetorin e nderojmë dhe e festojmë si Ditën Kombëtare të Rinisë, duke shprehur në këtë mënyrë sa mirënjohjen ndaj studentëve dhe të rinjve të asaj kohe, edhe përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj rinisë shqiptare në çdo kohë. Mesazhi i kësaj dite është amanet, është mision, është detyrim dhe përgjegjësi. Idealet e studentëve të dhjetorit 1990 duhet të na frymëzojnë gjithnjë për të punuar me përgjegjësi, me seriozitet dhe përkushtim, në mënyrë që të vazhdojmë pa ndalur rrugën tonë të integrimit euroatlantik. 8 dhjetori është ëndrra e një brezi shprehur në thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, por mbetet edhe aspirata e një kombi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
Foto nga videoja e postuar nga Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur vargjet e poezisë së shkruar nga Migjeni (Millosh Gjergj Nikol...
8 dhjetor 1990 TIRANË- Sot është 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentë...
Erion Veliaj TIRANË- Gjysmë të vërtetat janë gënjeshtra. Këtë e di edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka nuk është kursyer me komentet e tij për grushtimin e kryedemokrati...
Flamur Noka TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar sesi e ka marrë vesh lajmin se ishte grushtuar numri një i P...
Foto ilustruese TIRANË- Teksa liderët e Bashkimit Europian takuan dje homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin...
Protesta TIRANË- Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka ndarë foto nga protesta e një dite m&eum...
Agron Shehaj Në Shtetet e Bashkuara po mbahet një forum i Partive të djathta konservatore ku po merr pjesë edhe Partia Demokratike. Mes...
Erion Veliaj dhe Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i vetmi që nuk reagoi për dhunë...
Princ Leka TIRANË- Sulmi ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha ka sjellë reagime në vend dhe jashtë saj. I fundit ...