LIVE UPDATES
Politike

915 mijë euro fitim në 5 tendera! SPAK: Dyshime se tenderat e Bashkisë Tiranë u fituan nga “5D”-ja

Prokuroria e Posaçme po heton 12 tendera të fituara nga shoqëria “5D konstruksion”, fondet e të cilave janë lëvruar nga UKT dhe bashkia Tiranë.

3 Shtator 2024, 17:02 Nga I.A

915 mijë euro fitim në 5 tendera! SPAK: Dyshime se tenderat e

TIRANË- Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion vijon hetimet e thelluara për kompaninë 5 D konstrukson. Mësohet se në sitën e SPAK kanë kaluar 12 tendera të fituara nga kjo shoqëri  nga UKT dhe Bashkia Tiranë. Vetëm në 5 kontrata të firmosura me këtë të fundit, kompania që sipas akuzës është bnë pronësi të 2-ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë ka arkëtuar si fitim mbi 915 mijë euro

Prokuroria e Posaçme po heton 12 tendera të fituara nga shoqëria “5D konstruksion”, fondet e të cilave janë lëvruar nga UKT dhe bashkia Tiranë. Vetëm në 5 tendera të realizuar nga Bashkia Tiranë, “5D konstruksion”, pronarët faktikë të së cilës, sipas SPAK-ut, janë dy ish-drejtorët e bashkisë së Kryeqyteti, Redi Molla dhe Mariglen Qato, kanë dalë fitim rreth 915 mijë euro.

Në kontratën e parë më objekt rrethrrotullimi i Mulletit deri te ura në fshatin Qeha rezulton se projekti ka qenë në vlerën e afro 189 milionë lekëve.

Kjo kontratë është lidhur mes “VAS konstruksion” me shoqërinë “Sterkaj”, por pas lidhjes së kontratës punimet janë realizuar nga shoqëria “VAS” që e ka ndryshuar emrin në “5D”. Rezulton se kjo shoqëria ka faturuar situacionet e punimeve tek autoriteti kontraktor.

Në këtë mënyrë “5D”-ja ka realizuar fitim nga kontrata publike me vlerën e rreth 65 milionë lekëve.

Kontrata e dytë ka të bëjë me ndërtimin e pedonales dhe korsi biçikletash tek Liqeni i Thatë. Kjo kontratë ka qenë ne vlerën e mbi 58 milionë lekëve. 

Pasi shoqëria “5D” e ka fituar këtë kontratë publike nga bashkia Trianë ka bërë punimet dhe më pas i ka faturuar tek autoriteti kontraktor. Fitimi i “5D|-së nga kjo kontratë publike kap vlerën e 8 milionë e 776 mijë lekëve.

Një tjetër kontratë e fituar nga “5D”-ja me autoritet kontraktor Bashkia Tiranë është “Rehabilitimi i Qendrës Kinostudio”, kontratë kjo që kapte vlerën e  345 milionë lekëve.

“5D”-ja ka lidhur marrëveshje me shoqërinë “Bami shpk”, e cila ka realizuar një pjesë të punimeve. Fitimi nga kjo kontratë publike është 16 milionë lekë.

Një tjetër projekt i fituar nga “5D”-ja me autoritet kontraktor “Tirana Parking” është rikonstruksioni i sheshit të parkimit te stadiumi “Selman Stërmasi”. Vlera e përcaktuar ishte 18 milionë lekë.

Kontrata është lidhur nga “Tirana Parking” mes bashkimit të “VAS konstruksion” dhe “Sterkaj shpk”. E fitimi për “5D”-në konstruksion e kalon shifrën e 6 milionë lekëve.

Një tjetër tender i fituar nga “5D”-ja është e rikonstruksioni i  palestrës së mundjes me autoritet kontraktor “Klubi Sportiv Tirana”. Ky projekt kapte vlerën e 3.993.680 lekëve.

Nga raportimet e dorëzuara tek autoritet kontraktore, në këto procedura që dyshohet se janë klienteliste, “5 D Konstruksion” ka fituar në total 91 milionë e 150 mijë lekë./OraNews

5d konstruksion spak

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj