LIVE UPDATES
Politike

A po e shohin ndeshjen e Kosovës ish-krerët e UÇK në Hagë? Ja çfarë thotë Gjykata Speciale

Ndeshjen e Kosovës do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë. Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Speciale, e cila ka bërë të ditur se ata kanë mundësi të shohin kanale shqip, dhe mund të shikojnë sipas dëshirave.

31 Mars 2026, 21:21 Nga E.d
A po e shohin ndeshjen e Kosovës ish-krerët e UÇK në
Foto ilustruse

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqisë. Të gjithë sytë janë kah ndeshja, dhe vëmendja është e jashtëzakonshme. Si në mediat e Kosovës, ashtu edhe në mediat ndërkombëtare.

Ndeshjen e Kosovës do të mund ta shikojnë edhe krerët e UÇK-së në Hagë. Kjo është bërë e ditur nga Gjykata Speciale, e cila ka bërë të ditur se ata kanë mundësi të shohin kanale shqip, dhe mund të shikojnë sipas dëshirave.

“Të akuzuarit kanë qasje në një televizor të përbashkët, dhe secili prej tyre ka edhe një televizor personal. Të gjitha televizionet ofrojnë disa kanale në gjuhën shqipe. U takon atyre të vendosin nëse dëshirojnë të shikojnë televizor dhe çfarë zgjedhin të shikojnë”, – thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.

Kombëtarja e Kosovës sot luan për histori. Luan për Kampionat Botëror. Sytë e të gjithë shqiptarëve janë në Prishtinë.

Ndeshja me Turqinë pritet ta përcaktojë kombëtaren që shkon në Botëror.

Kjo gjë ka bërë që mediat më prestigjioze në botë, po shkruajnë për mundësinë që vendi ynë, mund të shkruajë histori.

Sipas agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, “Kosova e vogël kërkon historinë e Kupës së Botës me ndeshjen vendimtare kundër Turqisë”.

Reuters e ka përshkruar rritjen graduale të ekipit të Kosovës dhe arritjen e saj në finale të play-offit, dhe shkrimi është përcjellë nga shumë mediume ndërkombëtare.

Kosova ka qenë edhe në qendër të The Guardian, BBC e mediave të tjera të huaja.

Kurse, kombëtares së Kosovës, një artikull të veçantë ia ka dedikuar gazeta italiane, Corriero dello Sport.

“Përzierje rrënjësh, largimesh, rikthimesh dhe fëmijësh të shpërndarë nëpër Evropë. Kosova ëndërron Botërorin e saj të parë dhe sot ajo Amerikë nuk duket më aq e largët. Fitorja dramatike në Sllovaki, një 4-3 që i dha edhe më shumë peshë ambicieve, ka ndezur përfundimisht entuziazmin e një kombëtareje të re si shtet, por tashmë e pasur me histori, identitet dhe përkatësi.

Më shumë se një kombëtare, Kosova është pothuajse një hartë gjeografike sentimentale. Nga 23 të grumbulluarit, 13 kanë lindur jashtë dhe vetëm 10 në vend. Zvicra, Gjermania, Suedia, Kroacia, madje edhe Belgjika: harta e Kosovës kalon nga aty, nga bijtë e diasporës të rritur larg, por që kanë mbetur të lidhur me një fanellë që për shumë prej tyre përfaqëson diçka shumë më të thellë se thjesht futbolli.

Është një skuadër e ndërtuar mbi dy shpirtra: ai i atyre që kanë qëndruar dhe ai i atyre që janë larguar. Dhe ndoshta pikërisht kjo është pika e saj më e fortë”, shkruhet në artikull.

“Corriere dello Sport” shkruan se nuk është rastësi që Kosova, edhe pse një realitet ende i ri në futbollin ndërkombëtar, ka ndërtuar tashmë një identitet të vetin. Nuk ka thellësinë e të mëdhenjve, por ka entuziazëm, intensitet dhe një motivim të veçantë.

Për Kosovën kanë shkruar edhe mediat në Spanjë si “AS”, “Kicker” në Gjermani, e mediat në Hungari. Trajneri i Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist për fitore ditën e djeshme.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individual si Yildiz, Guler e Calhanoglu, janë kualitativ dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat janë 50-50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Padyshim që vërehet se është ngjarje shumë e rëndësishme. Kurrë s’ka pasur kaq shumë gazetarë. Po luajmë për kualifikimin në Kampionatin Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”.

Foda shtoi se i njeh të gjitha dobësitë dhe forcat e Turqisë dhe që Kosova është e përgatitur për të gjitha mundësitë, përfshirë kohën shtesë dhe penalltitë.

“Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë. Nesër të përformojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm.

90 apo 120 minuta? Nuk jam parashikues i të ardhmes, ndoshta edhe do të ketë penallti. Me rëndësi është që jemi të përgatitur për të gjitha mundësitë”.


Në konferencë foli gjithashtu edhe sulmuesi Vedat Muriqi, i cili u shpreh se është krenar ë është kapiteni i Kosovës në këtë duel historik.

“Jam krenar që jam kapiten i Kosovës në finalen historike, jemi të qetë dhe kemi atmosferë të shkëlqyeshme. Shpresojmë që nesër të kemi sukses”, tha ai. Kosovë-Turqi zhvillohet sot nga ora 20:45. /Nacionale

ndeshje uÇk hagë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj