LIVE UPDATES
Politike

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa ishte rezultati brenda vendit. Çështja ngjan gjithsesi më komplekse dhe, hapja e opsionit për votim me postë ka gjasa do të ketë pasoja atafgjata për demokracinë shqiptare, ku paratë do të vlejnë akoma më shumë për mobilizimin e votuesve.

18 Maj 2025, 17:58 Nga Gjergj Erebara
A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?
Votat

TIRANË- Vite më parë, forca të ndryshme opozitare kërkuan me ngulm krijimin e sistemit të votimit me postë, gjë që do të sillte në skenën politike shqiptare votat e emigrantëve, të cilët, supozohej, do të votonin të çliruar nga skemat abuzive të partisë së radhës në pushtet. Ndërsa votat e emigrantëve vijojnë të numërohen, fakti është që rezultati i deritanishëm flet për një fitore edhe më të madhe të Partisë Socialiste në pushtet mes votuesve nga emigracioni se sa kjo parti realizoi, përmes metodave “jo në përputhje me standardet ndërkombëtare” brenda vendit. PS ka siguruar deri tani 52% të votave brenda dhe 57% jashtë. Tendenca pritet të jetë akoma më shumë vota për PS-në në kutitë që presin të numërohen.

Situata është shumë më komplekse nga sa duket në plan të parë. Gjëja kryesore për t’u pasur parasysh është aritmetika e thjeshtë. Regjistri Civil, vendi ku gjenden emrat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, përmban 4.6 milionë emra ndërsa Censi i fundit i popullsisë dhe banesave gjeti në vend 2.4 milionë banorë. Kjo sugjeron se 2.2 milionë qytetarë jetojnë jashtë vendit dhe nga këta, hamendësimi është që rreth 1.7 duhet të jenë maxhorenë me të drejtë vote. Përballë kësaj shifre që përbën trupën potenciale votuese, rreth 250 mijë ose 15% u regjistruan dhe rreth 200 mijë ose 12% votuan.

Merret me mend lehtë se qeveria, për shkak se ka shumë më shumë burime ekonomike dhe, siç thonë vëzhguesit ndërkombëtarë, abuzimet e saj me burimet shtetërore ishin “të gjithëpërhapura”, e pati më të lehtë që të cysë më shumë nga mbështetësit e vet mes shqiptarëve të emigrim që të merrnin pjesë në votime. Opozita, me më pak burime, rrjedhimisht mori rezultat më të dobët.

E drejtë aktive dhe e drejtë pasive

Ndryshimi i padukshëm, por jashtëzakonisht i rëndësishëm që ka ndodhur me dhënies së të drejtës së votimimit për emigrantët është transformimi i të drejtës së votës nga një e drejtë pasive, siç ka qenë deri më sot, në një e drejtë aktive. Fjalia e parë e raporteve ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve në kapitullin Regjistrimi i votuesve është që, në Shqipëri “e drejta e votës është pasive”. Kjo do të thotë që nuk kërkohet nga qytetarët asnjë veprim për të pasur të drejtën e votës. Mjafton të jesh qytetar shqiptar dhe automatikisht ke të drejtë të votosh. Në vende të ndryshme, fjala vjen, në Shtetet e Bashkuara, nuk është kështu. Qytetari nuk e fiton automatikisht të drejtën e votës, ai duhet të regjistrohet. Prej këtu lindin makineritë elektorale të cilat synojnë të cysin, lehtësojnë, ndërmjetësojnë, apo drejtpërsëdrejti, paguajnë, që mbështetësit e tyre potencialë të regjistrohen për të votuar.

Vendet ku e drejta e votës është aktive, siç po bëhet në rastin e emigrantëve, të cilët duhet të kryejnë një procedurë regjistrimi për të marrë votën me postë dhe për ta postuar mbrapsht, janë vendet ku politika kushton. Në Shtetet e Bashkuara, organizata të shumta, teorikisht jopartizane, por faktikisht mbështetëse të Demokratëve, punojnë në kuadër të sloganit Get out the vote për të regjistruar sa më shumë qytetarë në zgjedhje. Vlerësimi i përafërt është se vetëm pak më shumë se gjysma e qytetarëve amerikanë janë të regjistruar në zgjedhje dhe votojnë. Sondazhet e panumërta sugjerojnë se ata të paregjistruarit kanë prirje të jenë mbështetës të Demokratëve dhe politikave të tyre sociale kështu që është interes i Demokratëve që të kenë sa më shumë të regjistruar. Në anën tjetër, Republikanët kanë grupet e tyre nominalisht jopartiake të tilla si True the vote dhe që pretendojnë se regjistri i votuesve po abuzohet duke vendosur në të joshtetas. Këta nxisin procedura shtesë dhe kontrolle shtesë për të regjistruarit e rinj në zgjedhje.

Nuk është e vështirë që të marrësh me mend se pse 85% e votuesve potencialë që supozohet se jetojnë në emigrim dhe kanë të drejtë vote në Shqipëri nuk u regjistruan dhe gjithashtu, nuk është e vështirë që të gjykosh se si ndodhi që këta 250 mijë, u regjistruan.

Disa nga emigrantët kanë ikur dekada më parë dhe ndoshta nuk kanë më interes për ngjarjet në Shqipëri ndërsa të tjerë munden të mos kenë dokumente shqiptare të vlefshme dhe mundet ta shohin si të paarsysshme të bezdisen me procedurat. Një pjesë padyshim që nuk e ka pasur të mundur për shkak të kohës së shkurtër.

Sido që të jetë, partia që pati më shumë burime në zgjedhje nuk e pati të vështirë që të rekrutojë më shumë mbështetës nga emigrimi. Situata mund të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme dhe nuk dihet se si do të funksionojë në rastin e zgjedhjeve vendore por ajo që është e qartë është që, me sistemin e të drejtës së votës si e drejtë aktive, politika e mbështetur te paratë e bollshme, në rastin e Shqipërisë, të grabitura nga buxheti i shtetit, ka gjasa do të jetë faktor i rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve dhe votat e emigrantëve do t’i marrë ajo parti që do të ketë më shumë para.

Politika identitare pati sukses

Ana tjetër e votës së emigrimit është një Shqipëri e ekstremeve. Një kuti nga emigrantët e Beratit tronditi kur rezultati ishte 95% për socialistët, por edhe në anën tjetër, në Shqipërinë e veriut rezultati ishte gjithashtu ekstrem. PD fitoi Kukësin me 62% të votave të emigrimit, ku kutia e parë e numëruar ishte mbi 80%.

Ajo që bie në sy është që, partitë e vogla të marra sëbashku patën performancë shumë më të mirë mes emigrantëve se sa patën brenda vendit. Nisma Shqipëria Bëhet mori 7.9% të votave të emigrantëve dhe 3.5% të shqiptarëve brenda vendit. Dhe Lëvizja Bashkë pati thuajse dyfish normë më të lartë fitoreje jashtë se sa brenda.

Është gjithsesi një parti e vogël, e cila në numra të përgjithshëm nuk ka rëndësi, ajo që jep një informacion shqetësues për politikën e votës së emigrantëve. Aleanca Kombëtare Shqiptare, një parti nacionaliste e drejtuar nga Elena Kocaqi, mori 0.19% të votave të shqiptarëve brenda vendit dhe 0.54% të votave mes emigrantëve. Edhe fakti që Nisma Shqipëria Bëhet, e cila gjithashtu mbështeti një pjesë të fushatës së saj te politika e nacionalizmit folklorik pati rezultat shumë më të mirë jashtë vendit sugjeron se në fakt, ajo që merret me mend lehtë shfaqet edhe në kutinë e votimit. Emigrantët, të gjendur kulturalisht mes dy botëve, bien pre e politikave identitare më lehtë se sa popullsia brenda vendit.

Elementi i fundit që duhet të kihet parasysh kur gjykohet rezultati i votës së emigrantëve është fakti që njeriu është produkt i mjedisit informativ në të cilin ekziston. Mjedisi informativ është një koncept që përfshin çdo gjë, nga informacioni që njeriu merr në shkollë apo në universitet te informacioni që shkëmben në kafene, në rrjetet sociale, apo informacioni që merr nga televizionet, gazetat apo librat.

Hamendësimi i përgjithshëm është që, për shqiptarët brenda vendit dhe shqiptarët jashtë, ky mjedis informativ aktualisht është i kufizuar te televizionet dhe te prania e televizioneve në rrjetet sociale, ndërsa mjetet e tjera të komunikimit masiv si media e shkruar apo librat fizikë janë pothuajse zhdukur.

Është gjithashtu e qartë që, ndryshe nga zgjedhjet e shkuara, kur konkluzioni i zakonshëm ishte që media ishte e ndikuar politikisht por secila palë kishte median e vet për të bërë propagandë, në zgjedhjet e fundit, përfshirë zgjedhjet vendore 2023 dhe zgjedhjet 2025, konkluzioni i vëzhguesve ndërkombëtarë është ai që vëzhguesit vendës e dinë prej kohësh: media është jo thjeshtë e njëanshme, dhe jo thjeshtë që mbështet qeverinë. Ajo ka pushuar së qenit media dhe është transformuar në përcjellëse të materialeve të prodhuara nga zyra e propagandës së qeverisë. Në këto kushte, votuesi jashtë vendit, ashtu si edhe votuesi brenda vendit, jeton në një regjim informativ të saturuar nga propaganda qeveritare, e cila nuk e fsheh se përdor burimet administrative, siç është rasti i Agjencisë për Media e Informim, për të prodhuar “lajmet” që supozohet se duhet të informojnë një qytetar në mënyrë të saktë mbi ofertat e larmishme politike para se të votojë.

Në këto kushte, për sa kohë mjedisi informativ nuk ndryshon, vota e emigrantëve, ashtu si edhe vota e qytetarëve brenda vendit, do të jetë vota e një qytetari të painformuar, një votues televiziv./Reporter.al

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj