LIVE UPDATES
Politike

Afera me sterilizimin/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Beqajn, seanca e radhës në 15 janar! Ish-ministri: Ai që ka bërë kallëzimin sot është Avokat i Popullit

Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, Beqaj bëri deklarata të forta politike, duke theksuar se personi që, sipas tij, ka iniciuar këtë proces është sot i zgjedhur në postin e Avokatit të Popullit.

23 Dhjetor 2025, 13:20 Nga M.L
Afera me sterilizimin/ Shtyhet sërish gjyqi për Ilir Beqajn, seanca e
Ilir Beqaj

TIRANA- Seanca gjyqësore për ish-ministrin Ilir Beqaj, lidhur me dosjen e sterilizimit, është shtyrë dhe do të zhvillohet më 15 janar. Gjatë fjalës së tij në sallën e gjyqit, Beqaj bëri deklarata të forta politike, duke theksuar se personi që, sipas tij, ka iniciuar këtë proces është sot i zgjedhur në postin e Avokatit të Popullit.

Ai u shpreh se kallëzimi penal ndaj tij është bërë nga ky individ, i cili ndodhet gjithashtu i pari në listën e dëshmitarëve të çështjes.

Beqaj pretendoi se Avokati i Popullit ka mbajtur qëndrime publike kundër tij dhe është shprehur i kënaqur për faktin që ai ndodhet në paraburgim, duke shtuar se kallëzimi është bërë pavarësisht se, sipas tij, çështja ishte më herët e pushuar. Ai theksoi se përgjegjësinë për zgjedhjen e këtij funksionari e mbajnë ata që e votuan në Kuvend.

Duke komentuar procesin e betimit në Parlament, Beqaj tha se nuk e kishte habitur votimi, por një gjest i bërë gjatë seancës, të cilin e cilësoi si të papërshtatshëm. Për këto deklarata, ai u ndërpre nga trupi gjykues, i cili sqaroi se komentet nuk kishin lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen që po shqyrtohej.

Deklarata e plotë e Ilir Beqajt:

E nderuar Gjykatë,

Sot nuk po kërkoj privilegj. Po kërkoj një minimum që e kërkon ligji dhe e kërkon dinjiteti i një procesi të rregullt.

Nga leximi i nenit 26 të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve nuk del që kompjuteri të jetë i ndaluar për t’u mbajtur nga i paraburgosuri, as në mjediset e banimit. Ajo që ndalohet është pajisja e transmetimit dhe komunikimit. Kompjuteri është pajisje për ruajtje dhe përpunim të dhënash. Këtë e kam mësuar para 40 vjetësh, kur kam nisur studimet për informatikë. Edhe printeri, po ashtu, nuk rezulton i ndaluar.

Atëherë le ta themi thjesht: nëse ligji nuk e ndalon, askush nuk ka të drejtë ta ndalojë me “zakon”, me “urdhër gojor” apo me frikëra administrative.

Prandaj kërkova të më mundësohet kompjuteri dhe printeri për përgatitjen e mbrojtjes, pa pajisje komunikimi/transmetimi, me çdo kontroll të arsyeshëm që gjykata dhe administrata burgjeve  e çmojnë të nevojshëm sepse mbrojtja efektive nuk është dekor në Kushtetutë; është themel i drejtësisë.

Dhe po e them qartë. Mos e ktheni të drejtën e mbrojtjes në një formalitet letrash, vulash dhe pritjesh!

Mos e ktheni paraburgimin në verbëri dhe heshtje!

Mos ia lini përgjegjësinë njëri tjetrit:

“s’e kam unë”,

“e ka prokuroria”,

“e ka administrata”,

“e ka drejtoria”,

“e ka sistemi”, “

“e ka ligji”.

Sistemi nuk është askushi. Sistemi jeni ju: institucionet që vendosin dhe që përgjigjen.

Meqë kjo është seancë publike, duke shfrytëzuar praninë e medias, po e përcjell këtë kërkesë edhe për:

– të gjitha Prokuroritë;

– të gjitha Gjykatat;

– Ministrinë e Drejtësisë;

– Komisionet Parlamentarë të Ligjeve dhe të Drejtave të Njeriut;

– Komitetin Shqiptar të Helsinkit;

– Avokatin e Popullit.

Mundësoni që të paraburgosurit me masë sigurimi “arrest në burg” të përgatisin mbrojtje reale. Nuk ka asnjë pengesë ligjore. Ka vetëm mungesë vullneti dhe “larje duarsh”. Boll u fshehët pas gishtit.

E nderuar trupë gjykuese,

Zhvillimet jashtë kësaj seance në ditët e fundit e bëjnë këtë proces nga më të veçantët dhe, fatkeqësisht, nga më domethënësit për mënyrën si funksionon (apo si nuk funksionon) shteti i së drejtës.

Procedimi penal nr. 13/2020 është regjistruar mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga personi që, sipas njoftimeve publike, para pak ditësh u zgjodh Avokat i Popullit në Shqipëri.

Kallëzimi është bërë më 23 dhjetor 2019. Si sot, fiks 6 vjet me pare.

Dhe sot ky person është ndër të parët në listën e dëshmitarëve të akuzës.

Pra, sot kemi këtë paradoks:

Ai që duhet të jetë zëri i qytetarit përballë pushtetit, del në rreshtin e akuzës;

Ai që duhet të jetë garanci kundër arbitraritetit, shfaqet si pjesë e mekanizmit që e ushqen atë.

Sipas deklarimeve të tij publike, ai është shprehur se është i lumtur që unë jam në pranga, edhe pse kjo nuk lidhet me kallezim e tij.

Sipas po deklarimeve publike, ai ka qenë në dijeni se i njëjti fakt penal ishte hetuar më parë dhe ishte pushuar hetimi; megjithatë bëri kallëzim sërish pa asnjë provë të re.

Ky nuk është “qëndrim”. Kjo është kulturë prangash.

Ky nuk është “interes publik”. Ky është interes për personin, jo për faktin.

Ky person, po ashtu, kërkoi shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ajo kërkesë u rrëzua si antikushtetuese.

Dhe kur një njeri që duhet të ruajë standardin e të drejtave të njeriut e ul standardin publikisht, atëherë problemi nuk është thjesht një çështje penale. Është një problem i demokracisë.

Pra, një individ që ka tituj akademikë juridike dhe formim në institucione të njohura, por që, në vlerësimin tim, shfaq publikisht mospërfillje për parimin e gjësë së gjykuar dhe për prezumimin e pafajësisë, sot mban postin që duhet të mbrojë të drejtat e njerëzve.

Kjo është ironia më e hidhur e këtij vendi: posti i mbrojtjes së qytetarit përdoret si podium politik, ndërsa qytetari mbetet pa mjetet minimale për t’u mbrojtur në gjykatë.

Unë vetë mezi pres ditën kur ta kem përballë në gjykatë. Jo për spektakël, por sepse aty, përballë fakteve dhe ligjit, retorika bie dhe mbetet vetëm e vërteta.

Per mua qe vij nga politika nuk perben asnje çudi qe Grupi Parlametar i PS te votoje per nje post te larte kushtetues nje kundershtar politik dhe nje person qe ka kallezuar penalisht projekte dhe kontrata te qeverise se PS. Historia politike e Shqiperise nga 1912 deri me sot ka pare edhe me shume. Historia boterore nga Roma e lashte e deri me sot ka pare shume me shume.

Ajo që më habiti nuk ishte vota.

Ishte puthja. Jo puthja e zakonshme njerezore. Puthja me dore nga larg.

Deputetë që kanë 4 muaj në Parlament dhe deputetë që kanë aty 20 vjet. Të gjithë njësoj u ndezën nga puthja.

Pasuan duartrokitje ngazëlluese, të sinkronizuara, me intensitet sikur cili ligj i rendesishem te ishte miratuar.

Ose ndoshta keta 18 muaj paskam humbur une sensin e realitetit.

Në mbyllje, i uroj trupës gjykuese dhe përfaqësuesve të prokurorisë, avokatëve, trupës policore dhe sekretarisë, si edhe të akuzuarve, që sot janë këtu vetëm sepse u qëlloi një herë në jetë të kenë punë me mua, shëndet për vete e për familjet e tyre dhe punë të mbarë. Nga mot, gëzuar Vitin e Ri 2026!

Ilir Beqaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj