LIVE UPDATES
Politike

AFP i bën jehonë protestës së PD: Shpërthejnë trazirat në protestën kundër qeverisë në Tiranë

AFP thekson se pas fjalimeve, disa protestues hodhën kokteje Molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe uji me piper për të shpërndarë turmën.

25 Janar 2026, 10:34 Nga DOSJA
AFP i bën jehonë protestës së PD: Shpërthejnë
Protesta

TIRANË- Agjencia Franceze e Lajmeve (AFP) i ka bërë jehonë protestës së opozitës në Tiranë mbrëmjen e kaluar. Në artikullin e AFP-së thuhet se protesta e udhëhequr nga Sali Berisha, mblodhi mijëra njerëz përpara godinës kryesore të qeverisë në Tiranë.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë çështjet kryesore që e pengojnë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian.”,- shkruan AFP.

AFP thekson se pas fjalimeve, disa protestues hodhën kokteje Molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe uji me piper për të shpërndarë turmën.

Artikulli i Plotë:

Të shtunën pati trazira në kryeqytetin e Shqipërisë mes policisë dhe protestuesve të opozitës, të cilët akuzojnë kryeministrin socialist Edi Rama për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, raportoi një gazetar i AFP-së. Protesta, e udhëhequr nga lideri i opozitës dhe ish-kryeministri Sali Berisha, mblodhi mijëra njerëz në një tubim përpara godinës kryesore të qeverisë në Tiranë. Berisha, kryetar i Partisë Demokratike të djathtë, u bëri thirrje mbështetësve që të “bashkohen për të përmbysur këtë qeveri dhe për të vendosur një qeveri teknike që të përgatisë zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme”.

Pas fjalimeve, disa protestues hodhën kokteje Molotov ndaj policisë, e cila u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Përplasjet shpërthyen kur grupe protestuesish marshuan drejt parlamentit, ku tentuan të çanin kordonët e policisë, duke hedhur gurë dhe kokteje Molotov. Policia u përgjigj sërish me gaz lotsjellës dhe uji me piper. Të paktën 10 efektivë policie pësuan lëndime të lehta, thuhet në një deklaratë të policisë. Sipas Berishës, 25 protestues u arrestuan.

“Ky është kilometri i fundit drejt fundit të regjimit të Edi Ramës”, u tha ai mbështetësve jashtë selisë së partisë së tij pas protestës, duke u zotuar se do të vazhdojë betejën.

Politika shqiptare karakterizohet nga sulme të ashpra verbale, me partitë e djathta dhe të majta që shkëmbejnë fyerje dhe akuza për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në nëntor, një gjykatë kundër korrupsionit pezulloi zëvendëskryeministren dhe aleaten e ngushtë të Ramës për rolin e saj si e dyshuar në një çështje korrupsioni lidhur me prokurimet publike.

Belinda Balluku, gjithashtu ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, i ka mohuar akuzat, ndërsa Rama e cilësoi pezullimin e saj si “një akt brutal ndërhyrjeje në pavarësinë e ekzekutivit”.

Me kërkesë të qeverisë, Gjykata Kushtetuese në dhjetor e riktheu përkohësisht Ballukun në detyrë, në pritje të vendimit përfundimtar. Një komision parlamentar pritet të shqyrtojë të mërkurën kërkesën e prokurorëve kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për heqjen e imunitetit të saj, çka do të mundësonte arrestimin.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni janë çështjet kryesore që e pengojnë Shqipërinë të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua në shkurt të vitit të kaluar nën dyshimet për korrupsion dhe pastrim parash. Dy ish-ministra të tjerë që kanë shërbyer nën qeverinë Rama janë akuzuar për përvetësim fondesh dhe shpërdorim detyre. Ish-kryeministri dhe ish-presidenti Ilir Meta u arrestua në tetor 2024, gjithashtu nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash./Dosja.al

protesta e opozites

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj