Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai tha se bashkë njihen që nga viti 2012 dhe se gjatë kohës që kanë punuar bashkë, ka vënë re që McGonigal ka pasur ambicie dhe ego shumë të madhe.
TIRANË- Agjenti i FBI-së, Peter Lapp e quan të turpshme sjelljen e Charles McGonigal, pas akuzave që rëndojnë mbi të. Në një intervistë për Syri Tv, me gazetarin Bledian Koka, agjenti i FBI tha se akuzat i mësuar para 6 muajsh. Lapp rrëfen gjithashtu se ka punuar me McGonigal dhe asnjëherë nuk e kishte besuar se do të binte në këtë nivel, sa të korruptohej. Ai tha se bashkë njihen që nga viti 2012 dhe se gjatë kohës që kanë punuar bashkë, ka vënë re që McGonigal ka pasur ambicie dhe ego shumë të madhe.
Pjesë nga intervista:
Bledian Koka: Zoti Lapp ju falënderoj që pranuat të komunikoni me ne në Syri Tv. Ju keni deklaruar për CNN se afera McGonigal ishte një siklet. Si u ndjetë kur e dëgjuat për herë të parë? Dhe ku e morët informacionin që ish-shefi juaj ishte nën hetim nga FBI?
Peter Lapp: Sa për ta sqaruar, mendoj se sjellja e Çarlit ishte e turpshme për FBI-në. Mendoj se FBI-ja është sjellë shumë mirë në ndjekjen penale dhe hetimin e detajuar të tij që kur iu paraqit supozimi. Por besoj se sjellja e tij është e turpshme për FBI-në.
Peter Lapp: Hera e parë që mora vesh për sjelljen e supozuar të Çarlit në vjeshtë. Ishte një artikull në revistën Business Insider këtu në Shtetet e Bashkuara, artikull që fliste për disa prej informacioneve që tani po i shohim publikisht prej aktakuzave dhe lajmeve në lidhje me arrestimin e tij. Pra, ka rreth gjashtë muaj. U habita, sinqerisht, kur e mora vesh. Nuk do të them se kisha shumë vlerësim për Çarlin në kohën kur punonim bashkë, por kjo sjellje qe e çuditshme për mua. Gjithmonë kisha menduar se ishte person etik dhe sigurisht jo kriminel, por duket se ka devijuar që prej kohës kur punonim bashkë.
Bledian Koka: Ju keni punuar bashkë. Si e njihnit zotin McGonigal?
Peter Lapp: Kam punuar për të drejtpërdrejt prej janarit 2012 deri në gusht a shtator të po atij viti. Nuk ishte përvojë e këndshme. Kishte ego të madhe dhe ishte i përqendruar tek karriera. Kishte shumë ambicie për t’u ngritur në nivele më të larta. Mendoj se kjo i ndikoi pa dyshim në stilin e menaxhimit. Koha së bashku qe shumë e shkurtër dhe fatkeqësisht mori fund kur më kërkuan të largohesha e të merrja në pozitë tjetër në qeveri. Si shef, ishte e vështirë të kishe të bëje me të. Pa diskutim, ndoshta shefi më i keq që kam pasur ndonjëherë. Gëzonte vlerësimin e kolegëve të vet. Menaxherët e shihnin me sy shumë të mirë dhe ai vijonte të ngrihej në detyrë gjatë kohës që kam punuar për të. Por, mënyra si i trajtonte disa prej vartësve të tij, përfshirë mua, ishte shumë armiqësore dhe disi joprofesionale, me çfarë mbaj mend dhe çfarë kam përjetuar.
Bledian Koka: Po tani që akuzat janë bërë publike, a mund të ngrini dyshime për mënyrën si sillej me ju, në raport me akuzat e Manhatanit apo dhe ajo e Columbia?
Peter Lapp: Ai kishte ego të fortë e të shëndetshme. Kishte shumë ambicie, dëshironte të ngrihej në nivel shumë të lartë, çka ishte shumë transparente në mënyrën si sillej në pozitën që kishte kur punoja për të. Asokohe nuk mund të dalloja ndonjë gjë që do të sugjeronte se ai do të bënte gjërat që supozohet se ka bërë. Nuk di të ketë pasur ndonjëherë probleme financiare. Kjo sjellje ishte vërtet tronditëse për mua. Nuk e di a bëhet fjalë për një situatë ku ai e mendoi veten më të zgjuar se gjithë të tjerët. Ishte e qartë se kishte mendim shumë të mirë për vetën kur ishte në FBI dhe ndoshta është një situatë ku ai e teproi me vetëbesimin dhe mendimin e mirë për veten. Duket qartë se prirej prej parasë dhe ishte i hapur për biznes, si para se të tërhiqej prej FBI-së dhe sigurisht edhe disa vite më pas. Duket se priret shumë nga ana financiare dhe, për çfarëdolloj arsyeje, ka humbur busullën morale. Ai ka humbur pjesën e besnikërisë, trimërisë dhe integritetit, që është pjesë e vlerave mbi të cilat qëndron FBI-ja. Ai vërtet devijoi dhe kjo është e trishtueshme për t’u dëshmuar, edhe pse nuk patëm përvojë të mirë së bashku, të shohësh dikë që e njihje e me të cilin ke punuar e që tani bie në këtë udhë të korruptuar, siç supozohet. Është zhgënjyese dhe e trishtë.
Ç’ndodhi me dosjen e McGonigal?
Mbi një javë më parë, FBI arrestoi ish-zyrtarin e lartë të kësaj strukture, Charles McGonigal. Në dosje shkruhet e zeza mbi të bardhë se McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, duke pretenduar se nuk ka dijeni për asgjë, por që nga momenti i publikimit të dosjes dhe deri më sot, lidhur me ngjarjen nuk ka pasur asnjë reagim nga Ambasada Amerikane. Ndryshe nga shumë herë, ambasadorja Yuri Kim ka zgjedhur që të heshtë./Dosja.al
Peter Lapp TIRANË- Agjenti i FBI, Peter Lapp shprehet se ish-eprori i tij, Charles McGonigal, i cili është nën akuzë për...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se ish-agjenti i FBI-së Charles McGonigal ka kërkuar arrestimin e tij. I ftuar ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me ish-agjentin e FBI-s&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për atë që ai e kosndieron 'korrupsion erotik' mes qeverisë shqiptare dhe...
Demokrati TIRANË- Një demokrat është shprehur se më 11 shkurt Opozita do ta 'varrosë' qeverinë. I pranishëm në...
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se ka këmbëngulur që të ketë një ...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka dashur të bëjë koalic...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ka marrë informacione që Shqipëria do të dalë e g...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se serverat e apliakcionit "Aktiv1sti" janë në duart e baxhanakut t...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar revolucion më 11 shkurt. Në një takim me banorët në Tir...