LIVE UPDATES
Politike

"Ajo që ka ndodhur ditën e votimit kalon çdo imagjinatë", Berisha: Po analizojmë votat e diasporës dhe do paraqesim shkeljet! Jemi përqendruar në zonat e karteleve

Kryedemokrati tha se për zbulimin dhe dokumentimin e shkeljeve në zgjedhjet e 11 majit, opozita është përqendruar në zonat që sipas tij dominohen nga kartelet.

7 Korrik 2025, 20:51 Nga r.ll
"Ajo që ka ndodhur ditën e votimit kalon çdo
berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe shkeljet zgjedhore. Berisha u shpreh se ajo që ka ndodhur në ditën e votimit kalonte çdo imagjinatë, ndërsa ka theksuar se vota e qytetarëve "vdiq" pa hyrë ende në kuti. Sipas Berishës kjo u arrit me faljet e gjobave dy ditë para zgjedhjeve dhe ndër të tjera dhe me shpërblimet për pensionistët. 

Kryedemokrati tha në "Çim Peka Live" në Syri Tv se për zbulimin dhe dokumentimin e shkeljeve në zgjedhjet e 11 majit, opozita është përqendruar në zonat që sipas tij dominohen nga kartelet. Ai tha se gjithashtu po analizohet vota e diasporës, ku shtoi se edhe ky proces ka shumë problematike. Berisha njoftoi se në ditët në vijim do të publikojnë faktet qe dokumentojnë shkeljet në këtë proces.

"Do merrem me farsën elektorale më të shëmtuar në historinë e këtij vendi. Sigurisht në përputhje me ligjet, do merrem me farsën gjyqësore, një piramidë fund e krye mashtrimi, e ndërtuar me porositë e Edi Ramës politikisht. Në ç’kuptim? Një njeri që cakton gjysmë miliardë euro prokurime për vota; një njeri që dhuron 76 milionë euro, 48 përqind të votuesve që janë pensionistë; një njeri që fal në kundërshtim me ligjin 200 milionë euro gjobë dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve; një njeri që organizon 4500 evente; një njeri i cili firmos mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis nga 200 që parashikon ligji; një njeri që ka mobilizuar me dhjetëra mijëra punonjës si operativë elektoralë në kundërshtim me ligjin dhe i ka armatosur me të dhënat personale të qytetarëve në kundërshtim me ligjin; një njeri i cili punëson me dhjetëra mijëra me punësime të përkohshme për të marrë vota; përdor fuqinë ekzekutive për të firmosur me mijëra e mijëra legalizime, leje ndërtimi, certifikata për të marrë vota, mund të mendosh me të drejtë se ky njeri me këto i ka mbyllur hesapet dhe atë ditën e votimit e ka lënë të qetë.

Një njeri që ka mobilizuar kartelet ku secili prej tyre është më i fuqishëm se çdo ministri për të mbështetur kandidatët që kanë porositur, nuk është marrë më me votat ditën e votimit. Por ajo që konstatojmë ne në ditën e votimit tejkalon çdo lloj imagjinate. Ne jemi përqendruar në zonat e dominuara nga kartelet. Në zonat e dominuara nga kartelet nuk ka komisionerë. Aty është ultimatumi që të ikën koka po lëvize. Sot unë demonstrova se votuesit vinin kot sepse votonte komisioneri. E filmuar. Ai vetëm paloste votën dhe e fuste në qendra. E keni në FB sot.

Aty shkon kot votuesi. Në dhjetëra e qindra raste të tjera është karuseli, Treni Bullgar, i hapur fare. E merr fletën e votimit, e fut në xhep dhe del jashtë se e dorëzon. Tjetra, një njeri që voton 3 herë, 5 herë. Të gjitha në zonën e kartelit të drogës. Po të shihni, kemi shenja shumë të qarta të kutive që nuk mund të jenë kuti. Kuti votimi në të cilën nuk ekzistojnë firmat e komisionerëve. Kuti votimi në të cilat diskordancat midis fletëve të dorëzuara dhe të votuara janë të tilla që nuk kanë lidhje me qendrat e votimit.

Tani po analizojmë vota e diasporës. Çfarë del në dorëzime? Me qindra dorëzime pa asnjë firmë. Nuk dihet se kujt iu dorëzua fare. Pa asnjë firmë. Në qindra dorëzime ekziston si firmë një vizë. Në qindra të tjera është bërë si firmë një flutur, por identike. Pra, i tëri një proces i stisur. Ne po i mbledhim këto të gjitha. Po u demonstrojmë qytetarëve shqiptarë, por do ia paraqesim edhe vëzhguesve ndërkombëtarë dhe pastaj do jetë dialogu me shqiptarët që ne kemi humbur në mënyrë përfundimtare votën dhe çfarë do bëjmë", tha Berisha.

sali berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj