LIVE UPDATES
Politike

Alizoti për VOA-n: Qeveria po delegjitimon opozitën e vërtetë, po bën mbështetje artificiale

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Alizoti flet mbi rezultatin që po jep aksioni opozitar deri tani, si dhe çështje të tjera që shqetësojnë pakicën parlamentare.

5 Shkurt 2024, 22:32 Nga N.F
Alizoti për VOA-n: Qeveria po delegjitimon opozitën e
Tomor Alizoti

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti akuzoi shumicën parlamentare për përpjekje për të delegjitimuar opozitën e vërtetë në parlament, edhe pse ajo siç tha ai gëzon, shumicën. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës zoti Alizoti flet mbi rezultatin që po jep aksioni opozitar deri tani, si dhe çështje të tjera që shqetësojnë pakicën parlamentare.

Zëri i Amerikës: Zoti Alizoti, prej muajsh parlamenti është jo funksinal. Opozita po bllokon punimet duke protestuar për mospranimin e kërkesës së saj për ngritjen e disa komisioneve hetimore. Megjithatë duket se asgjë nuk ka funksionuar në favorin tuaj. Shumica po i miraton ligjet dhe qytetarët po shohin kaos në kuvend, nuk po shohin që ju të merreni me problemet e tyre. Si mendoni se do t'ia arrini qëllimit tuaj?

Tomor Alizoti: Opozita shqiptare dhe parlamenti, ka nje sens që të prodhojë dialektikë dhe të prodhojë kontradiktë dhe demokracia, jeton nga kontradikta, jeton nga kritika dhe hapësirat që ka opozita shqiptare. Si mund të vazhdojë punimet parlamenti kur për herë të parë i gjithë parlamenti është i mbushur me gardhe, ku policia në Shqipëri ka shtuar dozën, kur vetë në këto kohë në 30 vjet demokraci, në demokracinë e brishtë që ka Shqipëria, është pozita e cila dikton se kush do jetë opozita, pra që këtu ka një krizë shumë të madhe dhe opozita është e detyruar, brenda kësaj hapësire, e cila po zvogëlohet, çdo ditë në Shqipëri që të kërkojë të drejtat e saj legjitime.

Zëri i Amerikës: Megjithatë kjo nuk po funksion zoti Alizoti…

Tomor Alizoti: Kjo tregon që demokracia në Shqipëri ka rënë dhe autokracia është në rritjen e saj. Në një demokraci jep përgjigje para institucioneve, para opozitës dhe para popullit. Në Shqipëri kjo nuk po ndodh. Para disa ditësh ishte intervista kur ish-numri dy i qeverisë shqiptare, për një kohë të gjatë njeriu i financave, njeriu më i afërt i kryeministrit, del dhe akuzon direkt kryeministrin shqiptar për kërcënime me jetë të tij dhe familjes së tij. Pra është e qartë për publikun shqiptar, që Shqipëria sot ka një qeveri mafioze dhe ka një qeveri autokrate që të kërcënon jetën. Ndaj dhe opozita gjenden para një situate të vështirë.

Zëri i Amerikës: Zoti Alizoti, opozita sot është e përçarë në të paktën tre fraksione. Së fundmi është folur për një projekt të përbashkët politik mes grupit të deputetëve që udhëhiqen nga zoti Bardhi dhe krahut që përfaqëson ish-kryeministri Berisha. A prisni ju që këto dy grupe të bashkohen?

Tomor Alizoti: Unë mendoj se opozita në Shqipëri është e qartë, realiteti në Shqipëri është ai që është, ka dhe një koncep pra ka një lloj opozite artificiale, e cila për mua është prodhuar nga pushteti, sepse rregullat demokratike në botë dhe demokracia edhe këtu ku jemi në Amerikë në Nju Jork ku jam edhe unë, është një element i shumicës, jo i pakicës. Dhe në kohën e komunizimit ka ekzistuan një opozitë dhe ka qenë e deligjitimuar, pra ka qenë opozitë ilegale dhe ish Partia e Punës, Partia Socialite po shkon drejt delegjitimimin të shumicës parlamentare dhe shumicës së votuesve (opozitarë). Pra nesë ne kemi në parlament me rreth 50 deputetë, të cilët nuk njihen si grup parlamentar dhe kemi 7 ose 8 deputetë nga krahu tjetër dhe këta i njeh pushteti, kemi një rikthim në autokraci, kur vetë pushteti delegjitimon, legalitetin e opozitës shqiptare. Kjo është kriza themelore në Shqipëri dhe mendoj se opozitarizmi po rritet, është rritur sepse unë e pashë nëpërmjet lajmeve tuaja që pjesmarrja ishte goxha e lartë. I përshëndes demokratët. I përshëndes deputetët të cilët, në 30 vjet demokraci kanë hasur në një gjë që nuk ka ndodhur në këtë rrugëtim të vështirë të demokracisë shqiptare, që është delegjitimimi i opozitës dhe një lloj autokracie moderne e Shqipërisë që përfaqësohet nga kryeministri Rama.

Zëri i Amerikës: Megjithatë bashkëpunimi mes opozitës duket më së shumti në parlament dhe e thashë edhe pak më parë në atë kaos që po krijohet në parlament. A do të ketë një bashkim mes atij që njihet si grupi i deputeteve të zotit Bardhi dhe krahut të zotit Berisha. Ju thatë se nuk janë të përçarë, por a është ky fakti?

Tomor Alizoti: Ju e shikoni që në parlament deputetët e shumicë (opozitare) janë të unifikuar, një pjesë mbajtën fjalime në protestë, zoti Sula, Salianji e shumë të tjerë dhe mendoj që grupi parlamentar është shumë i bashkuar, kjo është diçka që po ndodh në mënyrë normale. Ka kaluar në kufijtë e marrëzisë që një pakicë, të përfaqësojë shumicën, është diçka antidemokratike anti-ligjore.

Pra shikoni, si mundet të përfaqësojë grupin parlamentar një pakicë e vogël, një pakicë artificiale prej 8 personash, krahasuar me rreth 50 deputetë të opozitës shqiptare. Pra kemi një krizë të shkaktuar në mënyrë artificiale për të hequr vëmendjen nga tema e ditës, e cila duhet të jetë korrupsioni, opozitarizmi, dialektika opozitare, e përkufizojmë në një frakturë e cila nuk ka ndodhur. Unë mendoj që kriza e brendshme e Partisë Demokratike është e zgjidhur. Deputetët janë të unifikuar, shumica është në terren dhe ky proces thjesht sulmohet nga pushteti për t’i delegjitimuar ata dhe që ne opozitarët, që duhet të merremi me kontrollin e pushtetit, pra të kemi debate, të justifikojmë dhe të artikulojmë veten a jemi ne të ndarë. Unë mendoj që opozita është e bashkuar. Çështja e deputetëve është në bashkim e sipër.

Zëri i Amerikës: Por në këtë aspekt, duke patur parasysh edhe atë që ju thatë që deputetët janë të bashkuar, a ka një lloj morali në këtë mes? Duke patur parasysh edhe akuzat që janë hedhur herët nga këto dy grupime, ose fraksione brenda Partisë Demokratike, të cilat kanë shkuar deri tek hedhja e akuza penale ndaj njëri-tjetrit?

Tomor Alizoti: Unë mendoj që kjo tregon nivelin fëminor të demokracisë shqiptare. Unë personalisht i jam shmangur çdo lloj etiketimi. Unë mendoj që është rritja jonë si shoqëri në demokracinë shqiptare, por mendoj që realiteti politik dikton, ose i bën të qartë çdo demokrati, çdo opozitari, që opozita reale është kjo që ju shihni në parlament, është kjo që shihni ju nëpër rrugët e Shqipërisë, që patë në parlamentin shqiptar. Gjithçka tjetër për mua është një prodhim artificial.

Zëri i Amerikës: Zoti Alizoti, këtë herë në Shtetet e Bashkuara erdhi një grup i madh deputetësh nga opozita për Mëngjesin e Lutjeve. Të gjithë ju i shihni Shtetet e Bashkuara si një partner kryesor, por në Shqipëri nga ana tjetër ju mbështesni një tjetër politikan, të cilin Uashingtoni e ka shpallur non-grata, ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilin e ka akuzuar për korrupsion. A nuk janë këto qëndrime kontradiktore?

Tomor Alizoti: Jo. Po nisem nga vetmja ime, pasi unë përfaqësoj veten time në radhë të parë. Unë vij nga një familje, e cila është burgosur pikërisht, për aleancën me, ose për dëshirën, ose ka patur edhe aktakuza duke qenë pro-amerikanë, pro-perëndimorë. Partia Demokratike është një parti pro-perëndimore. Edhe zoti Berisha që ju përmendët është themeluesi i pluralizmit në Shqipëri. Pra, historinë nuk e zhbëjmë dot. Por dhe nuk mendoj që prejardhësi i Partisë së Punës, ish-Partia e Punës, nipi i Spiro Kolekës të jetë më afër Shteteve të Bashkuara se Partia Demokratike dhe se shumë demokratë të tjerë. Unë mendoj që edhe takimet që patëm në Kongresin amerikan, me shumë kongresmenë, ishin goxha pozitive, ishin goxha të këndshme dhe mendoj që Partia Demokratike ka një aleancë biologjike me Shtetet e Bashkuara. Por, unë kam përshtypjen që ne duke qenë edhe konservatorë në vlera dhe në mendime ne vlerësojmë themeluesit e demokracisë në Shqipëri, ata që themeluan Partinë Demokratike nuk mundet që një ditë të bukur t’i lëshojmë ata. Unë mendoj që Partia Demokratike ka hyrë në rrugën e saj dhe do vazhdojë rrugën e saj, si një forcë opozitare me një histori të shkruar brilante, perëndimore. Dhe mos harroni këto janë fakte historike. Në vitin ’91, Partia e Punës u kthye në Parti Socialiste. Është biologjike. Është marrëdhënia jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zëri i Amerikës: Megjithatë qëndrimi i Uashingtonit lidhur me zotin Berisha është ai që është. Në rast të një bashkimi dhe një unifikimi edhe më të mëtejshëm jo vetëm në parlament, por edhe konkretisht të opozitës, cili do të duhet të ishte roli i zotit Berisha? A duhet të ishte ai kryetar i asaj pjese të Partisë Demokratike, të cilës potencialisht mund t’i bashkohej edhe zoti Bardhi me grupimin e tij?

Tomor Alizoti: Unë mendoj që edhe ju si Zëri i Amerikës, këto pyetje duhet t’ia shtroni zotit Berisha, kështu që unë nuk përgjigjem dot në emrin e zotit Berisha. Zoti Berisha është themeluesi i Partisë Demokratike, është historiku i Partisë Demokratike. Por, edhe njëherë demokratët janë të bashkuar. Partia Demokratike është një forcë pro-perëndimore, një forcë pro-amerikane, ky ka qenë qëllimi i themelimit dhe mendoj që Partia Demokratike, bashkë me historikun e saj, bashkë edhe me zotin Berisha, edhe me shumë demokratë, me shumë vlera, do gjejë mënyra të shpëtojë Shqipërinë nga mafia, nga autokracia dhe nga destabilizimi, i cili mund të jetë shumë pranë Shqipërisë, nëse Shqipëria merr këtë rrugë. Sepse e kam diskutuar dhe me kolegët që takova në Kongresin amerikan që stabilitetin e prodhon vetëm demokracia. Demokracia prodhon stabilitet, jo autokracia. Autokracia prodhon destabilizim. Dhe ju e shikoni që fakti që parlamenti shqiptar nuk funksionon dhe trishtimi i njerëzve dhe mllefi i njerëzve – nuk përfaqësohen njerëzit – do prodhojë destabilitet në Shqipëri dhe kjo nuk është mirë për interesat në rajon. Nuk është mirë për Shqipërinë, por nuk është mirë as për Perëndimin.

Marrë nga VOA

tomor alizoti pd opozita

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj